Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit për prezantimin e paketës financiare për të mbështetur kategorinë e pensionistëve nga rritja e çmimeve.
Basha deklaron se Rama vazhdon të tallet me qytetarët dhe shton se qeveria po programon më shumë taksa.
Deklarata:
Edi Rama vazhdon të tallet me qytetarët me gjoja paketa shpëtimi. Është e njëjta skemë siç bëri në kohën e pandemisë, ku shumica dërmuese e shqiptarëve u zhyten në mjerim.
Qeveria ka parashikuar të shpërndajë lëmoshë tek grupe të kufizuara, që po mbijetojnë, kur në fakt rritja e çmimeve prek të gjitha shtresat dhe do të zhysë në varfëri qindra mijëra familje.
Zgjidhje ka.
Ia kemi propozuar kohë më parë ku i kërkuam të marrë masa. Sepse shqiptarët janë aq të varfër sa nuk i përballojnë dot kostot shtesë për të përmbushur nevojat bazë.
Mjafton të shohësh vendet fqinje për të kuptuar se ka zgjidhje që ndihmojnë të gjithë qytetarët.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar ligjin për uljen e akcizës për karburantet dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 18 në 10 për qind. Po kështu ka vendosur për uljen e TVSH-së për ushqime bazë nga 5 në 0 për qind.
Por ndërkohë që bën sikur po ndihmon qytetarët, në këtë kohë krize ; do rikthejë taksën për Biznesin e Vogël dhe një sërë taksash të tjera që do ta rëndojnë edhe më shumë gjendjen.
Me lëmoshë nuk zgjidhet kriza, ajo vetëm thellohet më shumë.
Akoma s’ka ik ne Holland vemja?merrni e rrifeni se nuk iken ndryshe
Shhhhhhhhhshhhhhhu po flete lulja kryekari i opozites me te madhe ne Shqiperi .
Lule ik se do te rahi vjedhesi xhepave sali lushaj
Ky njeri është bërë aq i qelbr sa nuk gjej fjalë të them.Kriza ka mbuluar gjithë botën dhe shtete më të fuqishëm se Shqipëria nuk po dinë si ta menaxhojnë dhe ky debil del e na thotë se Rama do verë taksa të tjera.Kush guzon në këtë situatë mor katran të verë taksa të reja?Ti tregon se je idiot dhe kariken e kryeministërit nuk do ta prekësh me bythë kurë.Ta them unë pse.Ti sje gjëkundi dhe përderisa ti dhe Saliu po lzftoni njëri tjetrin kuptohet që në pushtet nuk vini kurë.Si mund të vini në pushtet ku kemi 30 vjet që në parlament nuk diskutotni për problemet e vëndit por del e shan Ramën qeverinë i thua hajdutë,kriminelë,oligarkë etj etj,del e thua se po erdhëm në pushtet do anullojmë këtë apo atë projekt,del e thua drejtësia është kapur nga Rama,del e na thua do shkrij policinë,arsimin,universitetet ,bujqësinë etj etj marëzira si këtë.E kupton se kush je:Si mund të venë njerzit të votojnë për ty kur ti premton shkatërimin e administratës?Nuk themi se ska të meta Rama por jo të dalësh me mend dhe të thuash do bëj këtë dhe atë kur je zero për vete?Ti nuk ke të krahësuar me Edi Ramën.Po dole në debat me të ti do bllokohesh.Po të jesh për Shqipërinë del e thua se Shqipëria prodhon kaq apo aq naftë,minerale,gaz,prodhime bujqësore etj etj dhe Rama nuk i ekonomis mirë dhe jo dalin deputetët tënd zënë rrugët kudo vetëm për vota.Çfarë të mungon ty që del për të protestuar?Asgjë.Ju po të jeni trima dhe e doni atë popull dilni dhe i thoni Ramës se ne do lëmë rrogën për 6 muaj,nuk duam makina,shoferë,shoqëruesa etj etj dhe jo më delni për të vjedhur vota.Ja pra pse jo ti por edhe partia demokratike dhe foljtorja nuk vini kurë në pushtet sa të jetë Rama atje në atë karike.
HAHA RAMA TALLET ME POPULLIN E JU LUL TALLENI ME DEMOKRATET -NJERI GENJEN TJETRI REFLEKTON