Rama sfidon protestuesit: 300- fish të protestoni, sa të jem unë kryeministër taksat mbi naftën nuk hiqen

14 Mars 2022, 20:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit që prejt disa ditësh kanë dalë në sheshe kundër rritjes së çmimit të naftës, duke e konsideruar këtë lëvizje, si protestën më të turpshme që ka ndodhur.

Kreu i qeverisë u angazhua se përsa kohë të jetë ai në drejtimin e vendit, nuk do të ketë asnjë heqje të taksave të karburanteve.

“Na duhet të komunikojmë edhe sepse këtu tek ne si në asnjë vend tjetër të NATO dhe BE që po përjeton të njëjtat shenja shqetësuese me çmimet, të kemi të bëjmë me një gërdi turpi.

Po e përsëris këtë sa herë të më jepet mundësia. Që nga protesta e parë e fillimit të zgjimit të Shqipërisë pluraliste deri më sot ka pasur shumë protesta, edhe të dhunshme dhe nga ato që kanë degraduar, por protestë më të turpshme sesa kjo as nuk ka pasur dhe as nuk ka sesi të ketë dhe reagim më të turpshëm se ai ndaj kësaj proteste nuk mund të ketë.

Për çfarë protestohet? Kundër kujt protestojnë? Të gjitha vendet po e përjetojnë këtë krizë dhe po protestojnë kundër Rusisë, askush nuk proteston kundër qeverisë së vetë. Sa të jem unë këtu nuk ulet asnjë taksë nga karburantet”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama tha se jo aq sa kanë dalë sot në protestë, por edhe 300-fishi i tyre nuk do ta detyrojnë qeverinë as të ulë dhe as të heqë taksat.

“Mua nuk më shqetësojnë, jo aq por dhe 300 fish, taksat mbi karburantet sa të jem unë nuk hiqen nuk ulen nuk lëvizin.

Mua më alarmon diçka tjetër, cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull, si shtet, si vend si shoqëri, si shqiptarë nga ky reagim”, deklaroi Rama.

6 komente në “Rama sfidon protestuesit: 300- fish të protestoni, sa të jem unë kryeministër taksat mbi naftën nuk hiqen”

  1. Spiuni i Mirasit says:

    Nuk jane problem taksat , por qe i vjedh ti ato.
    Shume e vonove, kur po shkon per ndonje panair ?

  2. Adi says:

    Me kete popull legen dhe te keputur qe i ka ngel edhe bythqiri behet trim

  3. Baftjari dhe salipari says:

    Te lumte GJIGAND,mos e rruj per keta vemje dhe per ata mostra qe i drejtojne,sa te kesh keta anti-shqiptare ne opozite,je me i miri,sot kishte dale populli ne proteste nga parku i madh,dhe protestonin qe te nderrohet data e dires se veres,po ti ngul kembe ke e jotja,dhe nuk pranon,po ashtu ne darke kishte dale gjith ai kallaballek,me protestu per ate kengetarin,Mujami,a si e kishte emrin,duke protestuar me bilete 6000 lekshe,se nuk e donin,po kerkonin ate kengen e Baftjarit,atij rrotparit,nuk kane turp

  4. Aron says:

    Vazhdo punen Edo, leri ti bien legenit.

  5. Artibr says:

    Po ku ke dinjitet ti po ta ka parashikuar mire fatin ty ben blushi vite me pare do te nxjerrin fukarejnete nga kryeministria dhe do te hedhin ne lan.

  6. Tahipi says:

    Mire e ka. Me 9 mije patronazhist ky I qi ropt edhe AAA…frikes desha me thene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. A
    Aleksi

    Enver Hoxha e mprehi shpaten dhe nje here per situaten..Por situata eshte facke!Sa te kete Saliun,Meten dhe Lulin,Rama e ka te garantuar vitin 2030!cdo gje eshte nen kontroll...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje