Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe (WAM) ka deklaruar se, udhëheqësit e UAE-së kanë luajtur një rol kyç në historinë moderne të Shqipërisë me mbështetjen e tyre në momente kritike.
“Lartësia e tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Princi i Kurorës së Abu Dhabit dhe Zëvendës Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe babai i tij, Sheikh Zayed bin Sulltan Al Nahyan u përfshinë në historinë tonë në një moment shumë kritik, kur na u desh të hapnim dyert për gjysmë milioni refugjatë nga Kosova”, nisi rrëfimin e tij Rama.
Ai shtoi se, këto liderë ishin aty për t’i mbështetur me ndihma humanitare, duke iu referuar krizës së refugjatëve për shkak të luftës Kosovë-Serbi në Ballkan në fund të viteve 1990.
Por, për Ramën, kjo nuk ishte ndihma e vetme e dhënë nga udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara.
Ata e mbështetën Shqipërinë në “një orë të errët, kur një tragjedi humanitare po ndodhte”.
“Mohamed bin Zayed ishte përsëri atje për ne, kur një tërmet goditi Shqipërinë në 2019-ën dhe mijëra njerëz humbën shtëpitë e tyre në pak sekonda. Emiratet e Bashkuara Arabe dedikuan një fond për rindërtimin dhe një lagje e re po merr formë”, u shpreh numri një i Qeverisë shqiptare.
Sipas një marrëveshjeje për rindërtimin midis Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit (ADFD), disa mijëra familje shqiptare do të kthehen në shtëpi.
“Ishte ideja e tij. Ai më priti kur trokita në dyert e miqve për t’u kërkuar ndihmë dhe Princi ma dha fjalën. Ai e mbajti premtimin. Kjo është ndihmë e paharrueshme”, shtoi Rama.
Për kreun e Qeverisë shqiptare, ky është një bekim për vendin.
Kryeministri, Rama u takua të mërkurën me Sheik Mohamed bin Zayed në Pallatin Al Shati në Abu Dhabi dhe diskutuan për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjithë sektorët dhe shkëmbyen mendime mbi zhvillimet më të fundit rajonale dhe ndërkombëtare.
Ai vlerësoi organizimin e jashtëzakonshëm të Expo 2020 Dubai dhe aftësinë e Dubait për të pritur me sukses ngjarje globale të klasit botëror të kësaj shkalle.
Gjatë vizitës së tyre në pavijonin e Shqipërisë, që ndodhet në Qarkun e Lëvizshmërisë, të dy drejtuesit u njohën me veçoritë e ndryshme të pavijonit, i cili tregon diversitetin mjedisor dhe kulturor të Shqipërisë.
Pavijoni u ofron vizitorëve një turne panoramik të mrekullive natyrore të vendit, duke përdorur realitetin virtual, tingujt e natyrës, ekranet digjitale dhe më shumë.
Ai gjithashtu i lejon vizitorët të mësojnë se si vendi po bëhet një destinacion kryesor për turizmin e qëndrueshëm.
Pavijoni trekatësh është një grup “kutish” prej druri të mbështjellë brenda një skulpture kinetike që simbolizon migrimin e zogjve nga Polonia në Gadishullin Arab.
Mbështetja e Shqipërisë
Rama gjithashtu tha se, Shqipëria do të japë një mbështetje për Emiratet e Bashkuara Arabe në KS të OKB-së.
Kjo pasi, ai i cilësoi sulmet e fundit nga milicitë Houthi ndaj objektivave civilë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite si “çmenduri”.
“Ne qëndrojmë pa dyshim dhe pa diskutim krah për krah këtyre vendeve që janë viktima të sulmeve të tilla të neveritshme”, theksoi Rama.
Një pikë tjetër e prekur në intervistë ishte dhe lidhja e Gjirit Arabik me Ballkanin.
“Ne ndihemi shumë të afërt me vendet e Gjirit dhe kemi marrëdhënie shumë të mira me disa prej tyre. Ne mezi presim t’i forcojmë ato marrëdhënie”, tha Rama.
Ai vuri në dukje se turizmi do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis Gjirit dhe Ballkanit, por njerëzit e Gjirit ende nuk e kanë zbuluar Ballkanin si një destinacion tërheqës turistik.
“Është një destinacion i bukur me peizazhe shumë të larmishme, me kulturë të larmishme, traditë dhe me mikpritje të madhe. Ka shumë për të zbuluar përmes këtij bashkëpunimi dhe miqësie dhe për të qenë të kënaqur me njëri-tjetrin”, mbylli Rama intervistën e tij.
IK MER LEGEN SE AS MERUA NUK I BESON ME PERRALLAT E TUA.
Vini, shko beji gojore Sali Metes.
Pse u knoqe me Ramen ti Aron?
Haha Deri tani ti na ke thëne se ishte Turqija ajo qē na ka mbajture gjalle me buke dhe na ka dhën demokracine tani na doli Arabija ty të lumet o ( njeri ) veq kët muaje Arabija ka pushkatuar dhe vare në litare 80 persona. Dhe si pase teje Shqiprine e paskan moderrnizue
I ka thene gjyshja ketij qe ne vogeli qe Emiratet e Bashkuara do luajne rol kyc ne shkerdhimin e te gjitha vrimave qe i permban shtepija Aron-kurves