“Zgjedhje nën frikën e Duktaturës”, Shakohoxha: Duket si ditëlindje me ftesa, jo Asamble. Delegatët janë miqtë e presidentit

14 Mars 2022, 18:24Sport TEMA

Dritan Shakohoxha, kandidati për president i FSHF-së, ka konfirmuar se nuk do të jetë i pranishëm as në Asamblenë e nesërme zgjedhore të institucionit të futbollit.

Ai shpjegoi në “News 24” se pse ishte kundër zhvillimit të saj dhe pse komuniteti i futbollit nuk duhej mbajtur më peng nga drejtuesit aktualë.

“Kjo është Asambleja e çuditshme e Federatës Shqiptare të Futbollit se ajo zgjedhore duhej të ishte e datës 2 mars. Ndërsa ajo u zhvillua në mënyrë të paligjshme pasi kishte vendim gjykate që e ndalonte dhe federata vazhdoi ta bënte. Një Asamble e Paligjshme nuk ka fuqi të bëjë një mbledhje të dytë të ligjshme.  Mbledhja e parë është e paligjshme dhe e dyta po kështu. Edhe delegatët në Asamble janë thirrur në mënyrë të paligjshme, pjesërisht u dëgjua thirrja ime që të ndaloni bërjen e kësaj marrëzie. U dëgjua FSHF nga presioni i komunitetit që ajo të mos bënte zgjedhjet me datën 2. Shpresoj të mos ketë edhe këtë radhë, pasi do të jetë një zgjedhje me datë të shkurtër skadence, jo me afat katërvjeçar.

Nuk është Asamble e Përgjithshme por e çuditshme, se do të jetë me pjesëmarrjen më të ulët ndonjëherë. Kurrë më parë nuk kanë marrë pjesë kaq pak njerëz. FSHF po i bën presion e oferta anëtarëve që t’i kenë në Asamble. Padyshim që nuk do të kenë më numrin 55 të plotë, herën e fundit e bënë me 41 anëtarë. Një pjesë e mirë e bojkotoi, edhe një pjesë që kanë shkuar janë nën frikën dhe presionin e ndeshjes së fundjavës që dikush të hakmerret në rezultatet apo investimet sportive.

Nëse do të isha në Asamblenë e parë, do të bëja një shkelje ligjore. Përmbarimi u ka çuar një letër që kjo Asamble nuk duhet të zhvillohet të gjithë anëtarëve. Sigurisht, nesër nuk do të jem se u kam thirrje të gjithëve që të bojkotojmë, se këtë nuk e vendos medoemos Federata. Duket si parlamenti i 96-ës i mbledhur me tym e me flakë për një president dhe nuk është se ai e përfundoi mandatin e tij. Kështu më duket edhe kjo dëshirë e jashtëzakonshme për të bërë domosdoshmërisht Asamblenë. Se nis nga procese gjyqësore, e mbledhur në mënyrë të padrejtë, se nuk vijnë delegatët si të zgjedhur por të thirrur për të mbajtur në pushtet.

Janë dy proceset që u fituan por u tërhoqën nga shoqatat “Albanët” dhe “Luftëtari”. Do të ndjek këtë rrugë me dy zyrat e avokatisë që po punoj, më kanë nisur dokumentacionin e bollshëm. Ajo ka dy precedentë dhe shpresojmë të kenë vendim të dukshëm për të ndaluar gjithçka. Kjo mbledhje që po bëhet është me tym e flakë me nxitim për të zhvilluar teorinë e faktit të kryer.

Sigurisht që do të vazhdojë gara, do fillojë se nuk ka filluar ende. Do të merren vendimet e gjykatave dhe besoj se do të bëhen zgjedhjet e ndershme në të gjithë shoqatat që çdo anëtar të zgjedhë në mënyrë demokratike, të lirë e me konkurrencë. 90% është zgjedhur pa konkurrencë, me frikën e Duktaturës… më falni, diktaturës. Nëse propozon një emër tjetër, do kesh probleme me ne. Me 90% të rasteve kanë qenë me frikë, në Tiranë kishin konkurrent dhe humbën zgjedhjet. Federatën e tmerron ideja e votës së lirë, i fut frikën ndaj do t’i zgjedhë vetë. Duket më shumë si festë ditëlindje se Asamble, se një pjesë janë miq të presidentit dhe jo njerëz të familjes së futbollit.

Asambleja e çuditshme u zhvillua se paditë u tërhoqën nën presionin e egër të UEFA-s që do të hiqet finalja e Ligës së Konferencës. Në këtë presion u tërhoqën paditë të cilat realisht, edhe pse FSHF me të gjithë opinionistët e saj që bridhnin në të gjithë studiot duke thënë që nuk njohim gjykatat, në fund kërkesa ishte të tërhiqen paditë në gjykata, se e dinë që ato i bëjnë nul vendimet e FSHF-së.

UEFA bashkëpunoi më shumë me politikën se familjen e futbollit, kishte kontakte më shumë me politikën se familjen e futbollit. Familja shkoi e paftuar ku ishin ata dhe i bënë denoncimet pa u ftuar nga askush, UEFA i mbajti të gjithë shënim. Por edhe sot që flasim nuk ka raport nga UEFA, dëgjuan zërat e të ftuarve të federatës, sikur këtu është paqe dhe është gjithçka në rregull. U tha që do të ketë një raport, nuk e di a ka një të tillë, edhe unë që jam kandidat nuk u kontaktova asnjëherë. Raporti ishte që familja e futbollit i kërkonte UEFA-s ndihmën që të shpëtonte nga kolapsi sot, që ata që votojnë të jenë të familjes të futbollit, të mos votojnë njerëz që marrin mandate me letër të bardhë, që futbolli amator të jetë prezent, të ketë transparencë. Ka pasur denoncime pa fund të shkeljes së votës Janë shoqatat e Gjirokastrës apo të Lezhës. Presidenti i Shoqatës së Trajnerëve ka dhënë mandatin nga shtëpia për një person që nuk është farë në grupin e tyre, në Durrës u zgjodhën pa caktuar datë Asambleje. Do të thotë që çdo gjë është bërë e padrejtë dhe me hile, janë zgjedhur votat e sigurta. Qëllimi ka qenë të jenë vota të sigurta dhe jo pjesëtarë të familjes së futbollit.

Kërcënimet? Nuk e kisha provuar pjesën e politikës. Kishte gjatë gjithë kësaj periudhe me ulje e ngritje, më shpesh e më rrallë. Në një moment të dytë do të jap detajet për këtë gjë, por nuk është momenti tani. Nuk kam frikë sepse sido që të jetë, e bind veten që nuk duhet të kem frikë. Jetojmë në një vend demokratik dhe kërcënimet mbeten si sharjet në stadiume kërcënimet, si shashkat që shperthejnë në portën tënde, bëjnë bujë që më bënë kërcënim, por del që është shashkë e në fund mund të jetë edhe e tifozëve të tu.

Po merrmë me aktpaditë, sa i përket pjesës civile dhe penale për shkeljet e kryera nga FSHF në domosdoshmërinë për të mbajtur pushtetin me çdo çmim e mënyrë. Por çdo gjë do të ketë momentin e vet.

Thirrja ime do të dëgjohet nga një pjesë e mirë, nga ata që do të bojkotojnë, por sigurisht që nuk do të dëgjohet nga fizioterapisti i kombëtares, nga trajnerët e moshave të Shqipërisë që votojnë, Se aty gjysma e delegatëve janë punonjës të federatës. Mendon që ndonjë punonjës do të guxonte ndonjëh3erë të kishte mendimin e tij? Këto nuk kanë mendim, por hall, halli i tyre është rroga e pagesa, pa të cilat nuk jetojnë dot. Një pjesë e komunitetit të futbollit jeton në varfëri, varen nga pagesa, për këtë zgjedhin njerëz me probleme ekonomike të sigurt që këta nuk të lënë kurrë. Ata drejtues të Superligës do kenë në krah njerëz që i shohin për herë të parë, janë vetëm vota e sigurt, nuk kanë argument tjetër se pse janë aty. Sepse fakti është që në Fier kanë dy vota dhe njëri e ka blerë 500 mijë lekë përfaqësinë. Lushnjën e ka një që është nga Patosi e jeton në Fier, nuk ka asnjë lidhje me futbollin e femrave.

Presidentët e Superiores dhe klubeve tradicionale, nuk e kuptojnë se po ua heq vlerën totalisht, se sot 29 nga 55 vota i zgjedh vetë FSHF, janë punonjësit e saj. Shumicën do ta ketë vetë dhe klubet e mëdha të Shqipërisë, që nga Tirana e Vllaznia, nuk kanë më vlerën që kishin që fjala e tyre të dëgjohej, nëse ngrihej për të kërkuar diçka që ët ndryshohej mënyra e menaxhimit. Se kështu si bëhet sot, pa demokraci, kjo federatë po instalon sistem që e kanë ata në dispozicion, mund të mos vijë Superliga se kanë në dorë gjithçka.

Do jetë betejë e gjatë por nuk do të ndalet asnjëherë. Çdo gjë që e them në TV, 90% e familjes së futbollit e thonë në kafe, në takime private. Por kanë frikë të thonë hapur se hakmarrja është agresive. Ndoshta do të jetë e gjatë, disamujore dhe besoj se do të rikthehet demokracia në futboll”, tha Shakohoxha.

2 komente në ““Zgjedhje nën frikën e Duktaturës”, Shakohoxha: Duket si ditëlindje me ftesa, jo Asamble. Delegatët janë miqtë e presidentit”

  1. Qamil Memolla says:

    Shoku Shakohoxha ti e di me me mire se une se e di gjithe Shqiperia qe ti je nje person me çregullime te renda mendore e te pakthyeshme çja e deshmon sa here qe del ne transmentim Live ne ekran ndaj mos ha m.. kot si derbeder. Ty qafa mund te trashet akoma me shume nga subvencionimi me euro i Tom Doshit dhe Erjon Velise por ti futbollit shqiptar ti rruash bithen se kot leh si Zagreb e Terpan8t. FSHF ka kush e mbron dhe I jep te verteten ndaj dge UEFA po I gjendet prane nga hienat e krimit qe po tentojne ta shqyejne. Ik mbushu o Shako loqja!

  2. Arsenal Hoxha says:

    Duka mund te kete kusure gjate kesaj mbreterie ne futbollin shqiptar por nuk ka qene hajdut si ty per nje pilaf te moderuar. Ti Dritan Shakohoxha je i çekulibruar emocionalisht dhe si rjedhim edhe menderisht ndaj per nje ish arbiter futbolli si une ti nuk meriton as te futesh ne gare por I paske bere nder Dukes duke u futur si kamikaze ne proces zgjedhor nga lali Eri e Tom Doshi qe te paguajne qoftet dhe jahtet per pushime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje