UEFA dërgon përfaqësuesit në Asamblenë e trukuar për presdentin e FSHF-së

14 Mars 2022, 16:19Sport TEMA

Ditën e nesërme Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë një Asamble zgjedhore të jashtëligjshme, ku fitues do të dal Armand Duka.

Ky i fundit është i pezulluar nga ana Gjykatës së Tiranës, por kjo nuk e ka ndalur atë që të zhvillojë në proçes fals dhe të trukuar për të vijuar mbretërimin e tij në krye të FSHF-së, institucion që ka kthyer në biznes të tijin privat.

Për tu bërë pjesë e këtyre zgjedhjeve të jashtëligjshme dhe të trukuara, nuk do të mungojnë dhe përfaqësues nga UEFA.

Nga UEFA të pranishëm në punimet e Asamblesë do të jenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Zbignieë Boniek, njëkohësisht edhe një nga Zv.Presidentët e UEFA-s, si edhe dy zyrtarët, Thierry Favre dhe Luca Nicola. Ndërsa FIFA do të jetë e përfaqësuar në Asamble nga dy zyrtarët e artë, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia.

Për dekor nuk do të mungojnë as Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi (ky i fundit po trukon me të njëjtat medota si Duka zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në muajin prill) dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini. (TemA)

 

3 komente në “UEFA dërgon përfaqësuesit në Asamblenë e trukuar për presdentin e FSHF-së”

  1. ritvan says:

    Nuk e ka fare proble qe Duka i droges te bleje UEFA-n kur eshte e fresket korupsioni dhe hajduteria ne UEFA…

  2. Turpi s’ka cipe says:

    Turp per titujt qe vini dhe cfare shkruani.

    Pavaresisht luftes ne Ukraine dhe cmimeve ne stratosfere, prioriteti juaj eshte “ishulli i fundit” te cilin Lali nuk mundi ta marre.

    FSHF sipas Tema eshte halli i perditshem i shqiptareve. Turp!

  3. rexha 10 says:

    DHE DUKA ME RAMEN SE RRUAN KOLEN FARE ,EDHE SE UEFA VJENE NE TIRANE .A NUKE E KUPTONI SE C’DO GJE KA MARRE FUNDE ,SEPSE C’DO GJE BEHET ME MERCENARE TE BLERE ,DHE SHITUR NGA E GJITHE BOTA .MJAFTONE NJE PASHAPORTE QE TE JEPE PRESIDENTI ,DHE NGA QYTETARE I SINGAPORIT ,LUAN ME KOMBETAREN E PULARISE SE SHQIPTAREVE . KY ESHTE FUTBOLLI I SOTEM . MJAFTONE E KESHE 2 KEMBE ,DHE NJE HALE ME PARA ,DHE TE VENDOSIN NE KOMBETAREN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje