“Jetojmë në një botë të çmendur”, Vuçiç i prerë: Të ruhet paqja në Ballkan me çdo kusht

15 Mars 2022, 17:19Rajoni TEMA

Lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja politike dhe në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pohon se takimet e dialogut me Serbinë në Bruksel janë vështirësuar shumë. Shkak për këtë, sipas tij, është bërë Beogradi që ndryshe nga vendet e tjera të rajonit nuk ka dënuar agresionin e Rusisë.

“Në këtë situata kur ata nuk e kanë kurajën të dënojnë agresionin rus, edhe takimet tona janë vështirësuar shumë”, tha Vuçiç.

Kryeministri Kurti tha se organizimi i takimeve të nivelit të lartë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, varet dhe nga Brukseli. Këto deklarata vijnë në një kohë kur Beogradi pretendon se është angazhuar me çdo kusht në ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Vuçiç në një intervistë për median boshnjake Dnevni Avaz, tha se në botë ka çmenduri mjaftueshëm dhe e konsideroi të tepërt që dhe në rajon të ketë hapësirë për çfarëdo lloj çmendurie.

“Ne heshtim dhe nuk përmendim asgjë sepse njerëzit që do të luanin me deklarata të gabuara në politikë nuk mendojnë se një gjë e gabuar mund të çojë në çmenduri”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se të gjithë njerëzit e rajonit presin që Serbia të nxisë lehtësisht një krizë në Ballkan, teksa siguroi se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Ai nënvizoi se pasojat do të ishin më të rëndat që nga Lufta e Dytë Botërore dhe paralajmëroi se kriza aktuale do sjellë vështirësi për rajonin duke nisur nga vera deri në dimër.

“Prandaj është e rëndësishme që ne të jemi pranë njëri-tjetrit. Do t’i shihni krahët e Serbisë të shtrirë plotësisht, sepse ne nuk kemi zgjidhur asgjë nëse fqinjët tanë kanë një problem”, tha Vuçiç.

Ai përsëriti edhe njëherë se do të ketë miell dhe grurë për të gjithë rajonin.

17 komente në ““Jetojmë në një botë të çmendur”, Vuçiç i prerë: Të ruhet paqja në Ballkan me çdo kusht”

  1. Baca says:

    Te lumte shoku Mero. Nxirr sa me shume nga keto shkrime. Ky qenka njeri shume i mire. Serb i mbrekullueshem. Nuk ben miq koti Gjigandi yne. Di cfare zgjedh per shoqeri naltgjatesia e tij.
    Si nuk te kishte njohur shoku Ramiz me pare ty o shoku Mero? Te pakten mos te kishte cuar ne shkollen e urithave, te te kishte dhene ndonje burse per shkollen e Partise tek shoqja Nexhmie, ose ndonje shkolle per Hetues.

    1. shijak says:

      baze thote gjithmone te verteten…nuk e ul veten ne nivelin e shpifsave…mero flet ate qe sheh…tjeter gje se si ju duket juve….

  2. Visi says:

    I vetmi vend që rrezikon paqen në ballkan është Serbia.
    I vetmi vend në të cilin Akademia e Shkencave harton Memorandume për mënyrën e destabilizimit të vendeve rjera është Serbia.
    Kështu ka ndodhur në Memorandumin I në vitin 1985,Memorandumi II në vitin 2011 dhe tani Memorandumi III për Botën Serbe.
    Në pikën 2 . Të Memorandumit II thuhet : Të insistohet që serbët në vendet fqinjë Serbët të bëhen element konstituriv me qëllu që më vonë Serbët në këto vende ti bashkënxhiten Shtetit Serb. Etj.

  3. Visi says:

    I vetmi vend që rrezikon paqen në ballkan është Serbia.
    I vetmi vend në të cilin Akademia e Shkencave harton Memorandume për mënyrën e destabilizimit të vendeve rjera është Serbia.
    Kështu ka ndodhur në Memorandumin I në vitin 1985,Memorandumi II në vitin 2011 dhe tani Memorandumi III për Botën Serbe.
    Në pikën 2 . Të Memorandumit II thuhet : Të insistohet që serbët në vendet fqinjë Serbët të bëhen element konstituriv me qëllu që më vonë Serbët në këto vende ti bashkënxhiten Shtetit Serb. Etj.
    Një Serb Milojko Pantiç ,Vuçin e quan Koordiantor të Akademisë së Shkencave,Kishës ortodokse Serbe dhe shërbimeve informative Serbe.

    1. Taulant says:

      Hajt ta shporim serbine dhe serbet nga aty ku jane, ti degdisim ne Urale. E bejme dot? Jo! Cfare kemi ne dore? Fqinjesi te mire. E kur serbet e kerkojne kete dhe ti e refuzon, atehere ti je mut muti.

      1. Visi says:

        Oooo Taulant …. duket se truri yt nuk e kupton se fqinjësia e mirë kërkon dy fqinj të mirë e nuk mjafton vetëm një fqinj i mirë.

  4. Progon P says:

    ARTIKULL i porositur ngaambasada e Shkerbisë-shkinisë në Tiranë.

  5. shqiptar tirone says:

    Shkrimet duhen lexuar dhe kuptuar ashtu siç duhet. Ne fillim te viteve 2000 ne nje universitet ne Suedi ishte bere nje studim ( me punime ne laborator) me patatet e skuqura. Studjuesit kishin nxjerre nga punimet nje substance qe, sipas kerkuesve, ishte teper e rrezikshme dhe kancerogjene. Ky studim u botua edhe nga nje gazete ne nje nga vendet perendimore. Ne fund te artikullit, ministria e shendetesise se atij vendi kishte shkruar: “Jemi te detryruar qe ta botojme kete punim, porse nuk do te thote se jemi dakort me konkluzionet.” Edhe kjo puna e ketij artikulli. Merua eshte “i detyruar” qe ta shkruaje siç eshte, porse nuk do te thote qe i del ne mbrojtje. Perkundrazi, botimi i artikullit eshte nje ironi ndaj atyre qe pj…. Vuçiç nga goja. Kujtojeni ate shprehjen ” po te te mos te njihja, do te blija shtrenjt, porse me qe te njoh nuk jap asnje grosh”!

  6. Visi says:

    Oooo Taulant …. duket se truri yt i vogël sa një gogël nuk e kupton se fqinjësia e mirë kërkon dy fqinj të mirë e nuk mjafton vetëm një fqinj i mirë.

    1. Fatos says:

      Pas bllofit Rus, Serbia nuk ka ku të përplaset më, tani është koha për të shtyrë faktorin shqiptar sa më fort duke rivendosur pikat mbi I përpara se Serbia të kthehet tërësisht nga fryn era.

  7. nord.al says:

    E para here qe shkruan dicka me mend Taulat. Bravo.

    1. Visi says:

      Sa shumë pasardhës ,në Shqipëri, paska Mugosha e Miladini!!!!!!????

  8. dyshuesi says:

    Mir mor mire se luftes nuk ia pertojme ne , se jemi popull trim , po per buke si do ia bejme hallit. Me kujtohet kur i mbajtem 4 nendetset Rusit dhe i hodhem ne det na ndihmoje menjehere Kina dhe na dergoje vaporat me pilaf perzjere me tanke dhe rraketa . Tashti ne po i biem Serbit edhe rraketat na i sjell Daja Sami po per buke si do behet se Daja nuk fal gje . Daja thote “Une te mesoj si ta kapesh peshkun po peshk prei meje mos prit”

  9. Aqif says:

    Sa shume kopila kane lene pas Mugosha, Miladini dhe Tempo….

  10. ppa says:

    Te pakten mesazhi eshte pozitiv; po mos te fliste fare, cfare do flisnit ju qe merreni akoma me mugoshat.

  11. rexha 10 says:

    KEMBANAT PO BIEN PER BALLKANIN .PYTJA QE VJENE ESHTE :A DO TA LEJOJE BOTA DEMOKRATIKE QE BALLKANIN ,DHE EUROPEN TA KOMANDOJE ,APO TA TERHEQI PER HUNDE RUSIA MBASI SULMOI UKRAINEN?????Jemi ne boten e cudirave ,dhe c’do gje munde te ndodhi.I VETEMI NDRYSHIM ESHTE QENDRIMI I POLITIKES AMERIKANE NDAJE PUTINIT ,PERSONALISHTE SI I VETEMI NJERI QE E NISI KETE LUFTE . ME RENIEN E PUTINIT ,DO TE NDRYSHOJE EDHE POLIKAT NE MBARE BALLKANIN ,QE PERDORNIN SPIUNAT E TYRE ME LOJRA TE DYFISHTA DUKE ELIMINUAR NJERI TJETERIN PER HIRE TE INTERESAVE PERSONALE . NUKE THEMI SE NE EUROPE KA OLIGARKE ,PORE NJERZE TE PASUR .NDERSA NE BALLKAN TE SHUAJNE ME MICE E MACE DERI NE BREZIN E TRETE PO I SPIUNOVE DICKA QE KA VJEDHUR,DUKE BERE VRASJE . SA PER QENDRIMIN E VUCICIT NDAJE VEPRIMIT TE PUTINIT ESHTE NORMALE QE DO TE NDODHTE KESHTU ,SEPSE BABA RUSI E MBAJTI DERI TANI POLITIKEN E SERBIT NE KETE GJENDJE ,DUKE I AFRUAR EDHE ARMATIME TE NDRYSHEME .NDERSA EUROPA QE HESHTE PERPARA PUTINIT ,I KISHTE PREMTUAR KONTRATAT E DJALLIT ,PER TE CILAT FLETE EDHE ISHE PRESIDENTI TRAMPE .. .SI SHPJEGOHET SE VETEM NE ITALI BLLOKOHEN PASURITE E ME SHUME OLIGARKEVE RUSE ,QE JANE MIQTE E PUTINIT ??????

  12. Haka Tekizoti says:

    Vuçiçit thjesht mos i besoni kur bën babaxhanin, kur garanton paqen e profka të tjera që nuk përputhen me rolin që ka luajtur në qeverine Milosheviçit. Ajo çka ai është gjendet te funksioni dhe roli që ka luajtur atëherë. Ai nuk ndryshon, ai vetëm shtiret për t’u dukur i pranueshëm si mbulesë për misionin e qëllimin që i ka vënë vetes në shërbim të qëllimeve e politikave të Milisheviçit. UJKU DHE QIMJA…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje