Nafta dhe benzina ulen me 5 lekë, gazi nuk lëviz

15 Mars 2022, 10:59Ekonomia TEMA

Pas uljes së çmimit të naftës në bursa, vjen edhe vendimi i Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve.

Ndërkohë që nafta në tregjet ndërkombëtare po shitet sot me 98 dollarë për fuçi, sipas bordit, në vendin tonë, nafta dhe benzina do të shiten me 211 lek për litër, ndërsa gazi me 93 lek për litër.

Vendimin e publikoi ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE

?Njoftim i rëndësishëm

✍️Bordi i Transparancës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të  jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbedhja e fundit e bordit.

?Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

?Jemi në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj

1 komente në “Nafta dhe benzina ulen me 5 lekë, gazi nuk lëviz”

  1. Me kembe ne toke says:

    Zonja ministre.
    Do kete falimentime ne mase te karburanteve
    Nje karburant me 10 punonjes mesatarisht,me marzhin 2.3 perqint te fitimit qe i dikton qeveria( ose 5 lek/liter),duhet minimalisht te shesi 200.000 litra karburant ne muaj,qe te mbuloj shpenzimet,pa nxjerre fitim.
    Sa te punesuar sot, do te kalojne neser tek kategoria e familjeve me ndihme ekonomike?
    Naften nje pjese e madhe e karburanteve po diktohen duke e shitur nen kosto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje