Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ishte në zonën e Njësisë Administrative Dajt për të dorëzuar vendimet e legalizimet banorëve. I shoqëruar edhe nga drejtori i DVASHK Rurale 1, Dritan Domi, Lame ka bërë thirrje që të gjithë banorët të bëhen bashkë.
“Vinë në zyrë dhe thonë dua të bëj apartamentin tim. Jo! Nuk mundet të bëhet vetëm një apartament.
Duhet të bëheni të gjithë bashkë për të finalizuar dhe për tu pajisur me certifikatë pronësie”, tha Lame.
Ai ju kërkoi banorëve që pas 30 ditëve të aplikojnë për tu pajisur me certifikatë pronësie.
Pallati u legalizua falë bashkëpunimit mes drejtorisë dhe administratorit të pallatit.
Objekti është braktisur nga subjekti ndërtues, ndaj banorët i janë drejtuar vet Agjensisë Shtetëore të Kadastrës.
Në objektin e organizuar me dy seksione janë legalizuar dhe janë dorëzuar vendimet për 30 apartamente, ndërsa me pjesën tjetër nuk ka vijuar procesi për shkak të mungesës së dokumentacioneve ose janë evidentuar parregullsi në kontrata.
https://fb.watch/bJym4P-uHx/
Po o lame, ligjero paligjshmerine e pastaj ngre qytetaret kunder qeverise e qytetareve, si tek unaza e re, astir, 5 maj, e qe me siguri do te vazhdoj me vazhdimin e unazes. Keto jane palaçolleqet e administrates se korruptuar te ketij vendi. E nuk ke turp e na del ne media e deklaron se ligjerove paligjesite. Turp e bile edhe krim, te cilin po e shofin cdo dite ne media. Mjaft me legalizime te paligjshme, mbi toke te grabitur, mbi toke te caktuar per projekte publike etj. Perse duhet te paguaje buxheti paligjesiste e disa grabitesve e legalizimeve te korruptive te kadastres tende. Perse duhet te paguaj une per nje nderim te paligjshem, ku une shtepine time e kam blere me parate e djerses time.
Ky malukat i ka vene ne vije te gjitha punet e institucionit qe mbulon dhe i dalka koha qe te bej edhe pak publicitet ne media?
Merru me punonjesit qe ke ne varesi dhe beji zap ,se po i sorollatin qytetaret duke mos u leshuar dokumentat e pronesise,duke ju lene mesazhin se pa votuar me zarf nuk ka certifikate pronesie.