Presidenti ukrainas thirrje Europës: Na ndihmoni me armë, po detyrohemi të përdorim ato që vjedhim nga rusët

15 Mars 2022, 14:11Bota TEMA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë sërish thirrje Europës për të shtuar furnizimin me armë ndaj Ukrainës. Në takimin online me liderët evropianë ai tha se: “Sasia që marrim në javë përdoret zakonisht nga ne brenda 20 orëve”.

“Jemi të detyruar të ripërdorim pajisjet e vjedhura nga rusët. Ju e dini se çfarë armësh kemi nevojë, të gjithë e dinë”, shtoi Zelensky.

Numri i personave që kanë ikur nga Ukraina vazhdon të rritet dhe arrin pragun e 3 milionë. Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, që nga 24 shkurti data e agresionit rus, gjithsej 2,952,026 refugjatë kanë kaluar kufirin ukrainas për të kërkuar strehim jashtë vendit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje