Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka shkarkuar 11 zyrtarë të shërbimit të jashtëm, me arsyetimin që procedurat për rekrutimin e tyre kanë qenë jashtëligjore. Në mesin e zyrtarëve të shkarkuar, është edhe Gramos Begolli, i cili deri sot shërbente si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Hamburg të Gjermanisë.
Sikurse edhe disa emra të tjerë që janë përfshirë në vendimin për shkarkim, pakënaqësi të mëdha ka shfaqur edhe Begolli, i cili ka nisur edhe një letër në adresën zyrtare kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Shkarkimin e pranuar sot, Begolli e ka quajtur “hakmarrje klasike” nga ministrja Gërvalla në letrën që ia ka nisur Kryeministrit Kurti, e të cilën e ka siguruar Gazeta Express. Po ashtu, Begolli thotë se shkarkime të tilla i kujtojnë spastrimet politike në kohën e komunizmit.
Kjo kërkesë dhe ndërhyrje e Gërvallës, kishte shkaktuar përplasje mes saj e Begollit, i cili vetëm një ditë pas Ditës së Pavarësisë, i kishte shkruar një email zyrtar kryeministrit, duke i treguar për veprimet joprotokollare që kishte bërë ministrja.
Në letrën që Begolli i ka dërguar sot Kurtit, ai thotë se me datën 17 shkurt, Gërvalla kishte vendosur të udhëtonte drejt Hamburgut, vetëm e vetëm që ta ngacmojë atë, pas përplasjes që tashmë kishte ndodhur.
“Në vend që të merrte pjesë në funksionet e saj të planifikuara ndërsa vendi ndërsa vendi po shënonte 14 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, znj. Gërvalla mori një vendim impulsiv në minutën e fundit për të udhëtuar në Hamburg me qëllim që të më ngacmonte, ta thyente agjendën e planifikuar dhe t’i jepte rëndësi një personi të paftuar, e gjithë kjo për shkak të lidhjes politike me të. Para dhe pas mbërritjes së saj në Hamburg ajo komunikoi me mua në mënyrë joprofesionale dhe nënçmuese”, thuhet në letrën e Begollit për Kurtin.
Tutje, Begolli ka thënë se shkarkimi i erdhi në mënyrë aq të shpejtë, saqë nuk mbeti kohë as për takime lamtumirëse me zyrtarë të vendit nikoqir e as nuk u bë një plan për pranim dorëzim të detyrës. Ai ka thënë se kjo gjë do të lë përshtypje të keqe te shteti gjerman.
Sipas Begollit, komunikimi me media, për veprimin e sipërpërmendur të Gërvallës gjatë festës së pavarësisë, e kanë shtyrë Gërvallën drejt shkarkimit të tij.
“Mund të konkludohet lehtë se ndërveprimet e mia me mediat në shërbim të fjalës së lirë dhe të vërtetës e çuan znj. Gërvalla drejt këtij vendimi. Shkarkimi im dhe agresioni i shfaqur përmes aktit – përveç shkeljeve të mëparshme ndaj meje dhe protokollit zyrtar – mund të kuptohen vetëm si hakmarrje klasike!”, ka shkruar ai.
Në fund, Begolli porosit Kurtin se ai do të ankohet te instancat përkatëse ligjore dhe i ka ofruar bashkëpunimin e tij në rast se ai ka interesim për ta trajtuar këtë çështje.
Titulli i artikullit shkruan per 17 zyrtare te shkarkuar, ndersa artikulli shkruan per 11 zyrtare !!
Ne artikull behet fjale vetem per nje person !!
Kurti ashtu, Begolli keshtu dhe Gervalla tu pi raki
U ba lesh harapi ne kete artikull.
Lol. Gervalles i hani ate qe ben cdo mendjes. Ajo eshte zonje grua, ministre dhe vajza e heroit Jusuf Gërvalla. Teoria juaj perca e sundo nuk funksionon. Hajt shnet….
Aqif, lexoje mire komentin.
Nuk kisha gje me zonjen Gervalla. E kam me ate qe ka shkru artikullin lesh e li. Ndersa per zonjen Gervalla, e di shume mire se kush asht. Ne kuptimin e mire te fjales.
Kjo eshte Donika ZGARDABALLA….. plere….
Po ç’t’u desh moj Donika kjo pune? Me mire te vazhdoje t’i bije fyellit … flautit.
Siç i ke rene edhe para Enverit e je puthur e perqafuar me te.
Keta qe i ka shkarkuar kjo zonja jane pranuar pa asnje lloj konkursi e nder ta jane,,,,vellau i Leonora Jakupit…vajza e Bujar Bukoshit e shume tjere,,,dmth jane pranuar sic pranohen ne kete hapesiren tone pa konkurs e me dallavere.
I dashur shkupi, ndoshta ka edhe te atille qe sipas teje Jane zgjedhur pa konkurs,po keta qe emron mender presednike osmanka çfar jane, emrimi i burrit te saj ne ambasaden e masedonise psh, pastaj i dashur shkupi te hiqen njerez se i paska vendosur ish presidenti Thaqi dhe te zevendesohen le tbijt e tbijat e millosheviqit kete e kemi perjetuar nje her por kjo qe po ban kjo qe shkerdhehet me gjerman eshte pikrisht ajo qe do ta bente vuqiqi por qe tash ai ska nevoje te perzihet sepse ka administratoren e vet tbijen e milicit te millosheviqit,kjo duhet te te shqeteson ty i dashur dhe gjithe shqiptaret,pi tham per ata qe Kane luftuar per kosoven shtet e JO per ata qe kosoven ta kthejne ne serbi.
Une thashe nje realitet qe ka ndodhe ne Kosove per shume vite,,,besoj se ti e din qe ka me qindra e mos te them me mijera njerez qe jane pranu pa konkurs e kane qene te paarsimuar si duhet,,,,nqs ty te dhemb dikund trego Fatos,,,,Thaqi ka dhene kontribut ne clirimin e Kosoves krejt ok amo qe jane fut njerez ne qeverisjen e tij pa kurrfar kriteri nuk e mohon jo ti po asnjeri.Ne po bejme debat ne te shkruar besoj pa hatermbetje.Tung
I nderuar shkupi,
JO qe sme dhemb per asgje dhe askund por as qe do behem kurre sahanlepires i askuj si ti, nese per ty ata qe i largon nga puna kjo spikerica gervalla qenkan pranuar pa konkurs,n’a thuaj i nderuar me çfar konkursi dhe procedure eshte emruar taraku i osmankes ne ambasaden e masedonise, une personalisht e di qe e vetmja merite qe ai te behej ambasador eshte se eshte dhenderr i ish milicit te millosheviqit dhe ky nuk eshte i vetmi i nderuar nese nuk ke informacion te te japi sa te duash,sepse ka duke ta kujtuar edhe ate kshilltarin e kurtit ate far shkelzen gashin qe hapur fajeson uçk-n edhe per masakrat e Reqakut,Jasharve e gjithandej ne kosove, keshtu thoshte edhe millosheviqi kshtu thot edhe vuqiqi kshtu thot edhe osmanka,kjo eshte e dhimbshme i dashur shkupi e JO i emruari pa kurrfar kriteri siq thua ti, pra po bashkbisedojme per poshtersit qe po ndodhin pa hatermbetje apo jo i nderuar.
Fatisi-kosove,kjo qe shkruan ti topi se luan.Por propaganda ledekeiste dhe UDB ,ka bere qe Gervalla te behet Gerdalle qe bashke me kete Aqif ,Shkupin …..te qlirimraret te „kerkojne kime ne gjalpe“dhe pastaj ti shpallin fajtore per cdo gje.Bashkepuntoret e serbise qe kane pushtuar institucionet e Kosoves qe me plot „patriotizem“ ne goje ,akuzojne Komandantet qe ti largojne nga skena politike dhe ne funde luften ta shpallin ndermarrje kriminale,ashtu si kerkojne mentoret e tyre nga Beligradi.Kush ka sy e shefe,kushe ka veshe e ndegjon dhe kush ka pak shqiptari ne shpirte, e kuptone.