Muli propozon pakt neutraliteti me Lulin 

16 Mars 2022, 21:13Antena TEMA

Nën shembullin e negociatave mes Putinit dhe Ukrainës, Muli sot bëri disa propozime që mund të zgjidhin krizën e rikthimit të Doktorit në krye të PD. 

Ky pakt mbështetet mbi parimin e neutralitetit të Doktorit në raport me Lulin gjatë këtij procesi. 

Pikat e paktit janë këto. 

Luli të pranojë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD dhe t’i bashkohet Kuvendit të Prillit. 

Grida, Salianji dhe gjithë deputetët e tjerë që janë agresivë ndaj Lulit, të bien dakord që të mos e sulmojnë atë deri më 30 Prill. 

Komandoja e PD që tentoi të marrë godinën më 8 janar, të mos ushtrojë dhunë ndaj Lulit dhe grupit të vet në Kuvend. 

Doktori të mos i thotë më Luli Brava, por Luli Bravo. 

Pas përfundimit të Kuvendit, dhe rizgjedhjes së Doktorit, Luli t’i dorëzojë zyrën Ilir Metës. Doktori do të bëj zyrë të re. 

PD merr përsipër t’i ofrojë Lulit një zyrë në kat të parë majtas, që të presë diplomatët perëndimorë që njohin fraksionin e tij që të mos hyjnë brenda në PD. 

Ndalohet bërja e deklaratave kundër PD dhe Doktorit nga ana e tyre në oborrin e PD pasi konsiderohet si shkelje neutraliteti. 

Në rast se del një listë e re me “person a non grata” ku përfshihet sërish sanksione të thelluara ndaj Doktorit apo njerëzve të tij, pakti prishet dhe zyra e Lulit nxirret nga SHQUP. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje