“Betejat e Humbura të Tiranës”, Bamir Topi surprizon me librin e ri: Kam folur me emra, kjo është e vërteta ime

17 Mars 2022, 20:16Kulturë TEMA

Bamir Topi ka prezantuar pasditen e sotme, librin e tij të ri të titulluar “Betejat e Humbura të Tiranës”.

Në aktivitetin ku merrnin pjesë artistë, politikanë, si edhe historianë, ish presidenti tha se ka përfshirë çështjen e vjedhjes së pronave në vitin 1990, për të cilën thotë se ka folur me emra.

Sipas tij, në këtë vepër ka përfshirë të vërtetat nga këndvështrimi i tij si ish kreu i shtetit.

“Në vitin 1990 kur të gjithë prisnin me padurim rikthimin e plaçkës së vjedhur, për pronën, ajo pronë pastaj u rivodh në mënyrën më të sofistikuar. Pikërisht këtu, jam i detyruar të flasë për një gjë që ka ndodhur këtu. Megjithatë dua ta dëshiroj që ta lë këtë pjesë në kuriozitetin e lexuesit. Kam folur me emra dhe mbiemra. Kam folur për të vërtetën. Kjo histori ngjan si historia e një operatori që merr aparatin dhe filmon. Unë them të vërtetat e mia në këtë libër. Gjëja e parë që kam lexuar, kur të thuash të vërtetat përgatitu mirë. Sepse, gënjeshtarët do të përgatiten mirë për të kundërshtuar. Këtë e kam pasur mirë, çdo ditë që kam shkruar.

Unë jam nisur nga qenia ime patriot dhe njeri i paqes, një njeri që do të ndërtojë ura komunikimi. Një njeri që do të thotë të vërtetën. Këtu ka shumë të vërteta. Do shikoni gjëra interesante që kanë parë sytë e mi. Njeriu kujton shumë, personazhe, personalitete. Ka qenë një fat i madh, që sa dilje shikoje Vaçe Zelën, se e kisha komshie. Ishte këtu. Rrethuar nga institucionet, këta njerëz nuk i sheh më. Kjo nuk është vepër e vetëm një individi. Këtu çdo njeri tregon për mirë ose për keq.

Do ju them një moment që lidhet me vitin 1989. Kjo i jep një dimension tjetër asaj që unë jam munduar të paraqes. Në pritje të datës së doktoraturës në universitetin e Torinos, vjen një studente me tabaka në dorë dhe më tha, a mund të hamë drek bashkë. Patjetër i thashë. Ku e ke të fejuarën më tha. Unë në mencë shkoja me kolegen time. Është kthyer për pushime në Shqipëri i thashë. Nga jeni ju? Shqiptarë. U ngrit menjëherë. Më tha që ju jeni jashtëtokësorë. Ajo më tha se jetonte në një vend në Itali, është hera e parë që kam parë një shqiptar” – tha Topi.

Ndërkohë, historiani Neritan Ceka, gjatë fjalës së tij, u shpreh se në këtë libër Bamiri ka dashur të tregojë Tiranën e të tjerëve dhe jo vetëm Tiranën e tij.

“E kujtojmë të gjithë që Tirana ka pasur një revolucion të gjatë. Libri që të mbush me emocion. Është një histori e përpjekjes për të kthyer Tiranën në një hierarki vlerash, duket se beteja janë të humbura, por brenda ka edhe disa beteja të fituara. Unë mendoj që atje ku përmendet Vace Zela, sportistët që ne i mbajmë mend, kemi vlerat e krijuara nga Ismail Kadare dhe vetë lindja e disidencës ku ne themi se Tirana nuk ka pasur, ju them të lexoni librin e Bamir Topit. Fakti është që disidenca gjithmonë ka qenë tek rinia…Diçka nuk mund të na e merrnin dhe ato janë kujtimet…”, tha Ceka.

5 komente në ““Betejat e Humbura të Tiranës”, Bamir Topi surprizon me librin e ri: Kam folur me emra, kjo është e vërteta ime”

  1. lenci bira says:

    Ky paska qene dhe shkrimtar dhe ne nuk e kemi ditur, shkrimtari bamir leket qe vjedhi duke shkaterruar sistemin e drejtesise don ti pastroj me libra qe as gruaja nuk ja lexon, pa le shqipetaret e tjer qe sa te zgjohen e kan mendjen tek rakia,p…..ldhi dhe vjedhja pastaj liberi shitet per leter wc
    nejse bamir tani kalon kohen me budalleqe te tilla, te lutem llotot mos i harro aty e ke shkelqimin

    1. Bamiri says:

      O bole por edhe ti mund te shkruash nje liber, mjafton te kesh jetuar dhe jo pluskuar.

  2. Aqif says:

    O Tope me favorite jugosllave. Ti qe na solle demo-kracine nga Torino ne kohen e Ramizit nuk te mesuan atje qe edhe veteriner edhe hajdut pronash nuk shkon?!

  3. Bamiri says:

    O Aqif, une jom cun Tirone- nuk ta them per mburje or palle, por sikur te ishte e gjithe shqiperia si cunat dhe gocat e tirones, sot do ishim njerez me dinjitet dhe qytetar pararoje te botes.

  4. Asd says:

    Bamiri ka qene nje parasit i papare. Hengri e piu nga partia, asnje pune s’beri ke shpia. Nuk di nese arriti ndonjehere te shpetonte ndonje lope?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje