“Enver, kemi në bahçe kufomën e Ballukut!” Zbardhet letra e dy fshatarëve të Vranishtit për Hoxhën: Armiku Kadri Hazbiu na thirri para…

18 Mars 2022, 12:33Politika TEMA

Afrim Imaj

Menjëherë pas arrestimit të Kadri Hazbiut dhe Feçorr Shehut në vitin 1982, në adresë të Enver Hoxhës, Sekretarit të Parë të Partisë së Punës, nga fshati Vranisht i Vlorës niset një letër. Letra, në përmbajtje të së cilës shpjegohej gjithë mekanizmi i varrimit të fshehtë të trupave të gjeneralëve Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako në vitin 1975, me urdhër të Kadri Hazbiut, është daktilografuar dhe i është çuar Enver Hoxhës.

Duket, të frikësuar nga pasojat që mund të sillte në rast se kjo histori do të zbulohej, dy fshatarët nga Vranishti, me anë të kësaj letre, tentojnë t’i dalin të keqes përpara. Dhe duket ia arrijnë, pasi dihet se askush nuk u interesua më për këtë, madje askush nuk shkoi të inspektonte varrin. Kjo sepse Enver Hoxha shqetësohej vetëm nëse ata, gjeneralët, nuk do të ishin ekzekutuar, pra do të ishin të gjallë. Eshtrat nuk i hynin në punë. Ja përmbajtja e plotë e letrës.

SEKRETARIT TË PARË TË KQ TË PPSH, SHOKUT ENVER HOXHA TIRANË

Ne shokët, Çobo Osmëni dhe Alush Majko nga Vranishti i Vlorës, po ju shkruajmë si më poshtë: Para se sa të pushkatoheshin armiqtë e popullit: Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako, armiku i popullit Kadri Hazbiu, me thërret mua, Çobon, në Tiranë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me thotë: “Në e dish tinë përse të kam thërritur?” Unë i thashë duke qeshur: “S’mundet ta marr me mend, sepse punët operative qe keshëm dikur kanë mbaruar”.

Ai, menjëherë m’u drejtua duke më thënë: “Dihet botërisht se grupi tradhtar i Beqir Ballukut me shokët e tij janë dënuar me vdekje. Ne nuk e kemi problem pushkatimin e tyre, por vendosjen e tyre në një vend të sigurt mbas pushkatimit të tyre. Qëllimi është që t’i lëmë për një kohë sa të dekompozohen dhe pastaj kockat e tyre më vonë i zhdukim fare”. Unë menjëherë ndërhyra duke i thënë: “Meqë mendohet se ata duhet të zhduken më vonë, pse të mos bëhet zhdukja e tyre qysh tani”. Në të njëjtën kohë i shfaqa edhe mendimin se këto gjëra i dini shumë herë më mirë se unë, por mendoj që sikur ata të digjen me ndonjë solucion për zhdukjen e tyre ose të çohen në det, duke i vendosur në një varkë të thjeshtë, të mbushur me eksploziv, duke i hedhur në erë edhe kështu bëhet zhdukja e tyre plotësisht.

Mbasi më dëgjoi më tha: “Këtë s’mundet ta bëjmë, se për këtë çështje është interesuar udhëheqja e Partisë dhe e shtetit. Prandaj, unë mendoj, – tha ai, … mundet të na siguroni një vend në Vranisht, t’i groposim, t’i ruajmë për një kohë? I thashë se unë e kam shtëpinë në fshat dhe në pamundësi garantimin e kësaj detyre. Ai më tha të shikohet në periferi të fshatit, duke shfaqur edhe një mendim se mundet të vendosen edhe poshtë nga Buzujku, po se ku dhe te kush nuk më tha. Në të njëjtën kohë më tha të shikohet në territorin e Vranishtit duke gjetur njeri të sigurt. Nuk më kujtohet i thashë ose me tha ai për Alush Majkon, meqë ai e kish shtëpinë në periferi të fshatit. Kështu u vendos. Sipas porosisë së tija njoftova Alushin. Erdhi në Tiranë dhe së bashku vamë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe u takuam me të. Gjatë këtij takimi përsëriti po atë bisedë që kishte zhvilluar më parë me mua.

Aty u vendos që të caktohet vendi, për të cilën erdhëm së bashku me Alushin në Vranisht dhe vendosëm që ata të groposeshin pranë shtëpisë së Alushit. Në të njëjtën kohë biseduam që mbasi të gjendesh vendi, ta njoftoja unë se jeshëm gati. Njoftimin e bëra me telefon nga Vlora, duke e marrur atë në zyrë. Ai me tha ashtu siç kemi mbetur dakord kur jeshët këtu me Alushin. Makina vjen rreth orës 3 pasdite, por tinë të dalësh tek pusi i Mezinë, atje do vijë makina dhe tinë shko bashkë me ta. Ashtu veprova. I prita atje. Së pari kaloi makina me të cilën ishte Xhule Çiraku dhe në të dytën ishte Idriz Sehiti me dy shokë dhe shoferi, me të cilën hipa edhe unë në makinë. Erdhëm në Vranisht natën. Menjëherë bëmë gropën dhe i vendosëm brenda.

Të gjitha veprimet janë bërë natën dhe u punua në atë mënyrë, që të mos mbetesh asnjë shenjë dallimi. Në gusht të vitit 1978 erdhi Feçor Shehu në festën e çetës së Vranishtit dhe na takoi të dyve me Alushin. Na pyeti kryesisht për sigurimin e tyre. I thamë se çdo gjë deri tashti është në rregull dhe na tha se më vonë ata do t’i heqim. Gjithashtu, në fillim të vitit 1982 Feçor Shehu, në kohën që ishte bërë zv/ministër erdhi në Vlorë, njoftoi të venim ne të dy së bashku dhe e takuam në Degën e Brendshme të Vlorës, ku na tha se “unë kam ardhë për të marrë eshtrat e armiqve të popullit, Beqir Balluku etj”.

Ne i thamë se tashti nuk ka mundësi, për arsye se në atë parcelë nuk ka asnjë lloj punimi dhe dekonspirohet vendi, pra e lëmë kur të fillojnë punimet e pranverës dhe kështu mbeti. Për të mos pasur shumë telashe, unë, Çobua, i kam thënë armikut të popullit Kadri Hazbiut, që i kemi të gjitha mundësitë t’i zhdukim atje në vend. Ai më tha se duhet tërhequr patjetër. Gjithashtu, ai na ka porositur në mënyrë të veçantë për ruajtjen e sekretit për këta armiq, për arsye se këtë e di vetëm udhëheqja e Partisë dhe e shtetit. Shoku Enver! Duke u nisur sa thamë më lart, mendojmë se tradhtarët: Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu duke u interesuar për sigurimin e tyre me çdo kusht dhe për të mos zhdukur trupat e tyre plotësisht, mos kanë pasur edhe qëllime të tjera për t’i ruajtur kockat e tyre të ndyra për qëllimet e tyre të caktuara?

Deri sot, për këtë çështje, mbas tradhtisë të Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut nuk na ka thënë njeri asgjë. Pra, ne vendosëm t’ju shkruajmë juve. Shoku Enver! Unë, Çobua, erdha në Komitetin Qendror për t’ju takuar dhe për t’ua thënë këtë që po të shkruajmë edhe për disa mendime të shkëputura që kam unë, por nuk m’u dha mundësia t’ju takoja. Vazhdimisht armiqtë e Partisë dhe të popullit i kanë dashur gjithmonë të keqen atdheut, popullit dhe Partisë sonë të lavdishme, por ata gjithmonë kanë thyer kokën në kalanë e socializmit buzë detit Adriatik, ku flamuri fitimtar i Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit valëviten si asnjëherë tjetër në duart e sigurta të Partisë sonë heroike, që udhëhiqet dhe drejtohet nga Ju, shoku Enver. Ju urojmë nga thellësia e zemrës Partinë dhe Ju, shoku Enver, të rroni sa malet tona të larta. Me nderime dhe shumë respekt, Alush Majko, Çobo Osmëni./ Panorama.al

 

25 komente në ““Enver, kemi në bahçe kufomën e Ballukut!” Zbardhet letra e dy fshatarëve të Vranishtit për Hoxhën: Armiku Kadri Hazbiu na thirri para…”

  1. ermali says:

    Edhe njehere dua te ribej pyetjen qe parashtrva ne komentin e djeshem: perse Kadri Hazbiu shmangu nga ky mision nate dy nga shoket e tij me te afert nga Vranishti dhe dy ish kuadro te larta te M.Brendshme Jonuz Mersinin dhe Maman Saliun dhe kete gje jua besoi dy njerzeve besnike te regjimit, por me nivel te ulet kulturor, sic ishin Cobo Osmeni dhe Alush Majko?!! Kjo eshte engime jo e vogel!!

    1. Pilo Lala says:

      Ku qendron enigma ketu?
      Maman Saliu nuk hapte gropa, keshtu qe do therrisnin keta te dy per te hapur e mbyllur gropen.
      Pra ne vend qe ta dinin dy vete kete sekret shteteror, do e dinin 4 veta.
      Na pyet ne qe kemi qene pak spiuna, dhe i dime me mire keto pune si mbylleshin.

    2. Si ka munsi ??? says:

      Kjo eshte fetyra e vertet e komunistave dhe e islamikve! As të vdekur nuke të lën rehat.
      Si ka munsi që Zoti a po natyra i ka krijuare keto bisha për mbi dhe??

  2. zgalem says:

    Ky shkrim sot tingellon si pralle , por keshtu tingellonin te tera veprimet e Enverit , ketij kulishi te regjur antinjerezor . Le t’i leme me nje ane te persekutuarit politike dhe intelektualet e viteve 30 , qe i eliminoi drejt perdrej t, pa piken e pergjegjesise njerezore . Une ju lutem , te shkruhet nje liber , per shoket e tij , qe ka eliminuar , me metoda te turpeshme , me gjyqe te pa imagjinushme , te fillohet me shoket , perpara Kocit dhe te vijohet deri te Kadriu , me shoke . Sa jane ? Besoj nje mije ! Enveri mbetet krimineli me i madh ne bote , ne raport me numuri e popullsise . Nuk kane turp disa gazetare , qe shkruajne se kishte te drejte , se ishin antiparti dhe anti shtet . Le t’i ckarkonte nga detyra dhe t’i linte diku te interrnuar , por Ai nuk ngopej me gjak njeriu . Eshte i pa reabilitushem , ne jete te jeteve .Kush ngre problemin e reabilitimit te tij , eshte me keq se Enveri dhe duhet ndeshkuara sa nuk mban kandari Zgalem

    1. Vranakonti says:

      Po per krimet me te zeza qe ka bere Sali Berisha o ZGALEM qe ai eshte dhe bene hija akoma mbi dhé, ke ndonje gje per te thene? Enveri, tashme eshte i vdekur dhe nuk na vjen ndonje rrezik,por ky kryekriminel Berisha eshte gjall dhe eshte njeri me rrezikshemri te larte shoqerore.Ne baze te krimeve mostruoze qe ka bere Berisha,duhej te ishte vene me kohe ne litar.

      1. Vahid says:

        Pse moj e uruar, ki aq shumë inat për Sali Berishën – rrallë njeriu sheh nëpër shtetet perëndimore …., me kalu prej një teme në tjetrën…

  3. andi says:

    Hajde lexo kto cobanet e vlones, jeshem, keshem, marksi, engelesi leshi e preshi. Jugaret e dinin se shqiperia, partia, enveri e te tera ishin te tyret. Jazek regjim, maskarallek drejtim.
    Ndaj vate shqiperia ne hale per 50 vjet

    1. Shqipe says:

      He klyshi J… te tradheton stili i te shkruarit…

    2. Ylvie says:

      Sa te frikesuar tingellojne, Kane jetuar ne tmerr se most I zhduknin per sa e sa vite. Ne kete leter pergjerohen per Jeter ndaj hiqen si besnike te partise e komunizmit

  4. andi says:

    Hajde lexo kto cobanet e vlones, jeshem, keshem, marksi, engelesi leshi e preshi. Jugaret e dinin se shqiperia, partia, enveri e te tera ishin te tyret, veriu per to nuk ishin tjeter vecse ca maloke, ani pse me te trashe se katnaret e laberise e jugut bota nuk i ka. Jazek regjim, maskarallek drejtim.
    Ndaj vate shqiperia ne hale per 50 vjet
    Ky afrimi, koqja e pensionistit qe para 20 vitesh, na shkruan kto prralla, me osmenera, cobo e kadrinj e na hap leshin e b.leve akoma.

    1. Stape Pashi says:

      O Andi, koqja pa qime. Sa i lumtur do të ishe sikur të kishe vlerë vetëm sa një qime e KOQES së Afrimit! I shkreti ti o koqja e Sa-lehit!

  5. Hiç, ja ashtu kot. says:

    Akoma me keto historite bajate me Enver dhe me armiq te popullit. Mjaft per Zotin, shyqyr qe vdiq muti e na la rehat, juve i ngjallni kufomat dhe veni mizat t’i shkojne perqark.

    1. anti25642654censurë says:

      një fjalë e vjetër thotë”njeriu vdes dy herë!herën e parë kur vdes fizikisht,herën e dytë,kur i përmëndet emri për herë të fundit!”!
      këta nuk duan që enveri të vdesë,përfundimisht!!

  6. Trump says:

    Shqiptaret e neveritshem! Vrapuan ti shkruanin Enverit pa i pyetur kush. Popull zhelan e spiun.

    1. shqip says:

      Po cfare te benin te zeste sipas teje, ta mbanin gojen mbyllur qe te shkonin pas Kadriut ne boten tjeter? Apo ta pertonte Enveri gjysmen e lekut?
      Keta ishin fshatare te thjeshte qe kerkonin te mbijetonin ne nje kohe muti.

  7. Gent says:

    Ah, o Mero, u katandise si disa, nuk i boton komentet. Ke harruar kohen kur ishe demokrat. ??
    Po mire, vazhdo.

  8. Gent says:

    O Meroooo! Ver komentin jo bishtin e komentit. Te shkruajta per artikullin.

  9. Pyetja ime eshte shume e thjeshte … kur do ta prenojne tru shperlaret se nga kush u udhehoqem per rreth 45 vjet, ose ma sakte sa gjakatare ishjte kjofte largu Enver gjak piresi … E fatkeqesisht komunistat ( jo te gjithe ) ashtu si islamiket e kane pothuajse te pa mundur te nderrojne …E pa besuar sa i poshter ishte i mallkuari Enver nuk ngopej me pushkatimin e shokeve te tij , qe mire ja u pati ba , por luante edhe me kufomat e tyre ekzakt si islamiket ……

    1. Shpellar Salar! says:

      O kriminel serb. O njeri pa shkolle. Mos i ndaj shqiptaret. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria!

  10. dulla esht gjalle says:

    Sa kenaqet shoku enver atje ku eshte per marrezite e çmendurise fanatikse te vranishtioteve, e te tjereve si puna e tyre. E ka lene litarin jashte …

  11. Vranakonti says:

    Po per krimet me te zeza qe ka bere Sali Berisha o ZGALEM qe ai eshte dhe bene hija akoma mbi dhé, ke ndonje gje per te thene? Enveri, tashme eshte i vdekur dhe nuk na vjen ndonje rrezik,por ky kryekriminel Berisha eshte gjall dhe eshte njeri me rrezikshemri te larte shoqerore.Ne baze te krimeve mostruoze qe ka bere Berisha,duhej te ishte vene me kohe ne litar.

    1. Ylvie says:

      Vranakonti, keta politikane bashkekohes te te gjitha ngjyrave jane nje, si nje rrjete, demtimi I nje hallke e shkaterron te gjithe se jane te gjithe te zhytur ne m. Erdhen ne pushtet tafti bafti, pa pregatitje, experience, qellime te mira. Vec te grabisnin dicka, pasta iu mbeti pushteti ne dore si dopiogjashte. Keshtu do rrokullisen, te gjithe sebashku, Duke mbrojtur e mbuluar krimet e njeri tjetrit. Berisha eshte vases I pameshirshem, nuk guxon njeri ta cenoje.ia dine bemat.

  12. Gjemili says:

    Sa e sa viktima që sju gjinden varret i kan varros kta qelbsita

  13. KOZi... says:

    Megjithate veprimi i Kadri Hazbiut meriton respekt !!!

  14. Shpellar Salar! says:

    O kriminel serb. O njeri pa shkolle. Mos i ndaj shqiptaret. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje