Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për televizionin serb, “TV Prva”, ka potencuar se presioni mbi shtetin e tij është shtuar atëherë kur ai ka refuzuar kërkesën e Bashkimit Evropian që në Veri të Kosovës të shtohet numri i policëve shqiptare dhe që Serbia të pajtohet që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Ne refuzuam dhe kështu filluan presionet e mëdha, por në fund ata [pala kosovare] pranuan që marrëveshja e Brukselit të jetë pa dy këto kërkesa”, ka thënë Vuçiç.
Megjithatë, sipas Vuçiç, situata për Serbinë është edhe më e vështirë, pas agresionit rus në Ukrainë.
“Thelbi i gjithë kësaj është që Serbia gjendet në një pozicion të rëndë. Nuk është vetëm politika, por edhe ekonomia. Nuk mund ta fsheh këtë brengë edhe po të doja”, ka thënë ai.
Vuçiç gjatë intervistës ka bërë një paralele ndërmjet bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi dhe luftës në Ukrainë, duke potencuar se ish-presidenti i Serbisë, Slobodan Millosheviç nuk ishte fajtor.
“Kur flasim për konfliktin në ish-Jugosllavi, gjithmonë gjejmë fajtorin te dikush tjetër. Mendoj se nevojiten dy palë për një luftë. Dhe unë them se Millosheviçi nuk ishte fajtori, por ishte detyrë e tij t’i kalkulonte pasojat. Këtë gjë do t’ia thoja sot Putinit dhe Zelenskit: ju takon juve ta pranoni fajin, të jeni tradhtarë, të humbi zgjedhjet, por të shpëtoni vendet tuaja”.
Po mor kapuk..ishin dite te veshtira..thia se shpetuat valle? Ku ne hope te Sllobodankes do futeni? BE thjesht po ju toleron ne kohe e jo ne bergen e detyrave…per BE njohja e Kosoves nga Serbia eshte kusht kryesor dhe I pandryshueshem keshtu qe nuk keni nga e dridhni sumen por behind burra dhe njiheni Kosoven si shtet sovran dhe boll me me pordhe mesjetare se ketej e yutje nuk do keni me mbeshtetjrn e Rusise..dite te veshtira ju ptesin,do te zgjoheni nje mengjes te bukur dhe ne tavoline do te keni nje plate te mbushur plot me mut qe ju patjeter duhet ta hani sepse ajo eshte gatuar nga ju vete..e shikoni se si rrotullohen gjerat?
Ky bolja po kupton se po i vjen fundi. Fati i rusise do jete dhe fati serbise.
Europa ka mbi 20 vjet qe injoron Kosoven, shume prej tyre jane penduar qe e kane njohur pavaresine.
Ne Europe, njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit, eshte e percare.
Bashkimi shqiptareve perben sigurine me te madhe per europianet, por truleshet raciste europiane nuk e kuptojne.
Tani jane bashkuar se po ndjejne kercenimin rus, ku nje fitore e ruseve, qe po mbeshtetet dhe nga Kina mund te ndryshoje rendin boteror.
Nje humbje ose terheqje e Rusise, do te provokoje nje vetekenaqesi dhe vetevleresim te tepruar per Europen,do taperkedhelin prap Serbine.
Vetem ShBA mund te garantojne shtetn e Kosoves.
Demokracia tregoi se eshte nje sistem qe prodhon korrupsion.
Ata qe kane ne dore vendimmarrjen dhe fatet e njerezimit, blihen.