Nuk ka sanksione të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë dhe nuk ka plane për vendosjen e ndonjë sanksioni ndaj Serbisë, ka deklaruar Delegacioni i BE-së në Beograd, duke reaguar ndaj informacioneve dhe deklaratave të ndryshme në medie.
Siç ui thanë portalit të lajmeve serbe FoNet, “sanksionet e BE-së për pushtimin rus të Ukrainës kanë për qëllim dy vende që janë qartësisht përgjegjëse për këtë, Rusia dhe Bjellorusia, si dhe një numër individësh dhe kompanish në këto vende.”
Sipas Delegacionit të BE-së, “këto sanksione synojnë ata që janë përgjegjës për luftën dhe synojnë të gjymtojnë aftësinë e Presidentit Putin për të financuar pushtimin e Ukrainës”.
“Aktualisht jemi në kontakt me autoritetet serbe për të sqaruar çdo shqetësim që mund të lidhet me zbatimin e masave kufizuese”, tha Delegacioni i BE-së.
Ata kujtojnë se BE-ja ka forcuar mbështetjen në fushën e sigurisë energjetike, duke siguruar fonde për investime në efiçiencën e energjisë, burimet e rinovueshme të energjisë, ndërtimin dhe rehabilitimin e Korridorit të Energjisë Elektrike Transballkanike, për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile, për të ndihmuar një rrjet më të mirë të energjisë dhe integrimin dhe aksesin e energjisë me shumë burime.
Sipas Delegacionit të BE-së në Serbi, “fillimi i punës në interkonektorin e gazit Serbi-Bullgari në janar 2022, për të cilin BE jep grante prej gati 50 milionë euro, është një hap i rëndësishëm i përbashkët i BE-së dhe Serbisë drejt sigurimit dhe diversifikimit të furnizimit me gaz të Serbisë. .”
“Në kontakt të ngushtë me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, ne po monitorojmë gjithashtu situatën e çmimeve dhe dimensionin e sigurisë së furnizimit në rajon,” shtoi delegacioni, duke përfunduar se BE-ja po punon me të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor për të zbutur ndikimin e luftë në ekonomitë dhe shoqëritë e tyre.
Serbia është i vetmi vend, përjashto Biellorusinë, e cila nuk është bashkërenduar me sanksionet e botës perëndimore kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
Europa?
Pa kellqe
Anemike
Dredharake
Kurva kurvë mbetet përgjithmonë.