Pas disa javë rënie, kurba e infektimeve me covid në mbarë globin është thyer sërish. Sipas të dhënave zyrtare që raportojnë të gjitha vendet, kjo javë ka shënuar një rritje me gati 4 për qind më shumë infektime se java pararendëse.
Në Europë rritjen më të madhe e ka shënuar italia e cila ka raportuar 43 për qind më shumë raste se sa java e shkuar. Pas saj vjen vjen Franca me 36 për qind raste më shumë dhe e treta renditet Gjermania një rritje prej 20 për qind. Por sa i përket numrit total të infektimeve, Gjermania mban vendin e parë në gjithë Europën me afro 1.5 milionë infektime në 7 ditët e fundit.
Kontinenti Aziatik po përballet aktualisht me situatën më të vështirë, për shkak se është mbërthyer nga vala e Omicron. Në javën e fundit, Korea e Jugut mban vendin e parë, jo vetëm në Azi por në gjithë globin si në përqindje ashtu edhe në numrin total të infektimeve. Sipas autoriteteve koreane në javën e fundit janë shënuar mbi 2.8 milionë raste të reja, çka do të thotë një rritje me 42 për qind më shumë se java e shkuar.
Por pozitiv është fakti se pavarësisht trendit rritës së infektimeve, fatalitet kanë shënuar një rënie të ndjeshme.
Në mbarë globin këtë javë u shënuan 19 për qind më pak viktima nga Covid se një javë më parë.
Nje m.t jane shtuar rastet. Te gjitha genjeshtra per te mbajtur njerezit ne terror! Ik ore, harrojeni gripin me omicron e me te gjithe alfabetin grek. Lerini njerezit te qete te jetojne jetet e tyre. Keta maskarenj kane axhendat e tyre per te futur sistemin e kredise sociale. Duan qe te shkaktojne nje shok te madh ne bote dhe te shkaterrojne te korrat me modifikimin e motit qe po bejne dhe me ngritjet artificiale te cmimeve te naftes, gazit dhe produckteve ushqimore. Kane si qellim te vrasin njerezit dhe te ulin numrin e popullsise se botes nga 7 ne 1 miliard. Bullshit! Nuk do t’ia arrijne qelimeve te tyre djallezore
Shume kar qenke