Interneti në celularë: Rritet ndjeshëm numri i përdoruesve dhe sasia e gigabajtëve shpenzuar

20 Mars 2022, 17:58Hi-Tech TEMA

Shqiptarët po përdorin më shumë internet.

Nga viti në vit, numri i atyre që shkëmbejnë të dhëna në celularë ka ardhur duke u rritur, duke kapur shifrën e 2.1 milionë vitin e shkuar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, gjatë 2021-shit u shpenzuan 112 milionë gigabajt internet, shifër kjo gati 2-fish më e lartë se krahasuar me periudhën e para pandemisë.

Përdorimi më i lartë i internetit do të thotë më shumë rrezik për t’u sulmuar nga hakerat thonë ekspertët.

Rritja e përdorimit të internetit i kishte shfaqur shenjat e para në vitin 2019, por pandemia Covid-19, karantina, mësimi e puna nga distanca i dhanë një tjetër hov prirjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje