“Në qytetin e rrethuar të Mariupolit po kryhen akte terrori dhe krime lufte që do të mbahen mend gjatë.” Kështu deklaron Presidenti ukrainas Zelensky përmes nje video-mesazhi.
Ai u tha ukrainasve se negociatat me rusët nuk janë “as të thjeshta as të këndshme, por janë të nevojshme”.
Këshilli i qytetit të Mariupolit thotë se forcat ruse bombarduan një shkollë ku ishin strehuar 400 njerëz.
Ndërtesa është shkatërruar dhe njerëzit janë nën rrënoja. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit kishin qenë në shkollë, thanë zyrtarët.
Qyteti-port i Mariupolit është rrethuar nga trupat ruse dhe banorët e mbetur të bllokuar kanë mungesa të mëdha të ujit dhe ushqimit, teksa janë përballur me bombardime të vazhdueshme. Të shtunën u raportua se trupat ruse kanë depërtuar brenda qytetit dhe se pati luftime edhe në qendër të këtij qyteti.
Ushtria ukrainase tha se në vend se të nisin ofensiva të reja, forcat ruse janë të fokusuara në riparimin e pajisjeve të dëmtuara dhe humbjeve të tyre.
Ushtria po ashtu akuzoi Rusinë se “qëllimisht po krijon kushte për krizë humanitare” në zonat ku forcat e saj kanë marrë territorin nën kontroll.
Usht, theatrino, surrat fashisti, hajdut me offshore me parate e vjedhura ne Britani, qe kerkon t’i vesh zjarrin botes per bythen tende dhe klikes naziskine qe ushqehet nga kapitali nderkombetar, ashtu si Hitleri…!!! Se shpejti do ta gjesh gopin e s’emes dhe kete e ndjen si gjarperi, prandaj cdo dite lutesh per marreveshje…!!!