Autoritetet ukrainase: Rusët bombarduan një bllok banimi në Odesa

21 Mars 2022, 13:38Bota TEMA

Autoritetet në Odesa kanë akuzuar sot forcat ruse se kanë kryer sulm ndaj një blloku banimi në periferi të qytetit ukrainas herët këtë mëngjes. Ky raportohet të jetë sulmi i parë i tillë në qytetin port të Detit të Zi.

Këshilli i qytetit njoftoi se viktima si pasojë e sulmit nuk ka pasur, edhe pse sulmi shkaktoi zjarr. “Këto janë ndërtesa banimi ku jetojnë njerëz paqësorë,” citohet të ketë thënë kryebashkiaku Gennadiy Trukhanov.

Odesa është vlerësuar prej kohësh si një objektiv kryesor strategjik për forcat e Vladimir Putinit, pasi nëpërmjet saj bëhet pjesa më e madhe e tregtisë detare në Ukrainë. Ukraina nuk ka asnjë port tjetër të madh ku të mbështetet, dhe marrja e Odesës nga ana e rusëve do t’i lejonte Rusisë të dominojë në mënyrë efektive të gjithë bregun verior të Detit të Zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje