“Rusia nuk është serioze për bisedimet e paqes”, tha Alexander Rodnyansky, këshilltar i presidentit ukrainas Zelensky.
Rodnyansky thotë se bisedimet kanë për qëllim të fusin në kurth Perëndimin që të mendojë se sanksionet e mëtejshme janë të panevojshme.
Ai tha se nuk po kërkohet paqja, ndaj dhe qytetet bombardohet në përmasa të mëdha në të njëjtën kohë.
Ukraina dhe Rusia nisën sot raundin tjetër të bisedimeve për paqe, ndërkohë që lufta mes dy vendeve hyri në ditën e 26-të. Negociatorët mbajtën një video-telefonatë 90 minutëshe. Grupet e punës pritet të vazhdojnë të takohen gjatë gjithë ditës.