Mediat amerikane: Putin po arreston gjeneralët për dështimin në Kiev

21 Mars 2022, 22:15Bota TEMA

Mediat amerikane raportojnë se në Rusi kanë nisur arrestimet e zyrtarëve të lartë për atë që Kremlini po e sheh si dështim në nismën për të vënë nën kontroll Kievin. The Wall Street Journal raporton se një komandant i lartë i agjencisë së inteligjencës të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë është vënë në arrest shtëpie. Fjala është për gjeneralin Sergei Beseda, në krye të operacionit të FSB-së në Ukrainë.

WSJ i referohet një zyrtari amerikan anonim, sipas të cilit në Rusi kanë shpërthyer grindjet mes FSB dhe Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, dy agjencitë kryesore qeveritare që kanë planifikuar pushtimin.

Ndërkohë, duke cituar burime ruse të lajmeve, The New York Times raporton për një tjetër zyrtar të FSB-së nën arrest shtëpie për të njëjtën arsye.

Drejtori i CIA-s, William Burns, i tha Kongresit në fillim të këtij muaji se Putin kishte planifikuar të pushtonte kryeqytetin ukrainas të Kievit brenda dy ditësh. Por një muaj pas kësaj nisme ushtarake, Kievi nuk është pushtuar ende.

Vëzhguesit amerikanë thonë se një skenar i tillë nuk është lajm i mirë për zyrtarët që rrethojnë Putinin.

Kur bëhet fjalë për këtë njeri, është e qartë se kultura e ‘dikush është fajtor dhe do të paguajë’ është qartësisht ende funksionale”, tha për Journal ish-zyrtari i CIA-s dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Jeffrey Edmonds.

Por ndërkohë, në Rusi po rritet frika dhe pakënaqësia.

Studiuesi rus i historisë, Stephen Kotkin, thotë për New Yorker se Putin po merr “vetëm informacionin që ai dëshiron të dëgjojë. Në çdo rast, ai beson se është superior dhe më i zgjuar. Ky është problemi i despotizmit”, shtoi ai. “Kjo është arsyeja pse despotizmi, apo edhe thjesht autoritarizmi, është i gjithëfuqishëm dhe i brishtë në të njëjtën kohë.”

2 komente në “Mediat amerikane: Putin po arreston gjeneralët për dështimin në Kiev”

  1. Trump 2024!!!! says:

    Vazhdoni me mediat ju. Po te ishte i Madhi Presidenti Trump do tja kishte pre bilen Putinit. I tha Kimit te Korese butoni im berthamor eshte me I Madh se joti. Provoje dhe e shikon. Kurse Biden thote nuk futemi ne lufte me Rusine se fillon lufta e III boterore. Kjo tregon dobesi. Keta Jane demokratet e shoqes Kim qe Jan specializu ne LGBTQ dhe transgender,dhe manipulim votash. Shkateruan XL pipeline qe do e conte fucine e naftes ne 50 dollare. Tani Putin kontrollon energjine. Fatkeqesia e Ukraines eshte ikja e Trump nga pushteti. Kur iken macja levrijne minjte kriminelat si Putini apo ISIS. Trump will be back!!!!

  2. anti25642654censurë says:

    “Putin po merr “vetëm informacionin që ai dëshiron të dëgjojë. Në çdo rast, ai beson se është superior dhe më i zgjuar. Ky është problemi i despotizmit”, shtoi ai. “Kjo është arsyeja pse despotizmi, apo edhe thjesht autoritarizmi, është i gjithëfuqishëm dhe i brishtë në të njëjtën kohë.”
    tipike për të gjithë despotët!!
    parathënje për atë që do ti ndodhë shtetit ku ata sundojnë!!
    të gjithë despotët sjellin një përmirsim radikal në jetën e një shteti,më pas fillon sundimi i egër dhe i gjithëditshëm!!sundim që vazhdon me një forcim të pozitave të tyre,eleminim si të kundërshtarëve ashtu dhe të atyre që e kanë mbështetur në fazën e parë të suksesit!!
    dhe gjithë sundimi përfundon në një katastrofë për popullin e shtetin,ku despoti,diktatori,dëgjon vetëm lakejt e paaftë dhe grabitqarë!!
    rrallë ndodh që despoti të zëvëndësohet nga një sistem demokratik!!
    në shumicën e radhës zëvëndësohet nga një despot tjetër,nga një diktator tjetër!në rastin më të mirë mund të jetë një diktator më i butë,por asnjëherë nuk shëndrohet në demokrat!!
    hidhini një sy historisë tonë pas 1912tës dhe do ta kuptoni se si kemi ardhur deri këtu!
    nga despoti në despot,deri tek sociopatët e sotëm,njëri pa pushtet e tjetri me pushtet të padiskutueshëm!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

Lini një Përgjigje