Zyrtari amerikan: Rusët kanë probleme me municionet, raketat e tyre nuk po godasin objektivat

21 Mars 2022, 17:15Bota TEMA

Një zyrtar i lartë amerikan ka se rusët kanë probleme me furnizimin me municione, duke nënkuptuar raketat precize.

CNN bën me dije se zyrtari amerikan ka thënë se prej disa ditësh forcat ruse nuk kanë mundur të furnizohen me raketa me precizion të lartë , ndryshe nga ‘bombat memece’ që po përdorin deri tani, por që nuk kanë saktësinë e duhur, pasi nuk ndjekin objektin.

Sipas zyrtarit disa nga municionet e tyre të drejtuara me saktësi po dështojnë të lëshohen, ose nuk po arrijnë të godasin objektivin, ose nuk po shpërthejnë në kontakt.

“Ata kanë përdorur “pak” nga furnizimet e tyre “raketë lundrimi, raketa lundrimi ajrore” dhe kanë parë një “numër të konsiderueshëm dështimesh” të atyre municioneve”, tha zyrtari.

3 komente në “Zyrtari amerikan: Rusët kanë probleme me municionet, raketat e tyre nuk po godasin objektivat”

  1. shori says:

    Aman, o Mero, se na nxorre zorret perjashta…!!! Nuk ke turp me keto budallaleqe…???!!! Sa brockulla te tjera do te na shesesh akoma…???!!!
    E bere gazeten hale te amerikaneve…!!! E di qe nuk do ta botosh komentin (se s’ke burreri), por do ta lexosh dhe kjo me mjafton…

    1. Perestrojka says:

      po ke te besojme o shori morri ? Rassija Today ? Apo ty

  2. Bledi says:

    Keni filluar gjurmoni me qiri cdo fjale qe hedh ca do lloj ushtaraku amerikan ku te jete. Gallate dhe me vjell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje