FOTOT: Trupat ruse kanë rezerva municionesh vetëm për tre ditë

22 Mars 2022, 09:01Bota TEMA

Në raportin e publikuar në orët e fundit, ushtria ukrainase bën me dije se sipas informacioneve të besueshme, trupave ruse që operojnë në Ukrainë poi u përfundojnë furnizimet.

Sipas të dhënëve, ushtarët rusë kanë ushqim dhe municione për tre ditë të tjera.

Funksionarët tregojnë se e njëjta situatë është dhe përsa i përket karburantit dhe shtojnë se ushtria ruse nuk ka mundësi për të ndërtuar një linjë që do t’i furnizonte.

Më herët gjatë ditës edhe mediat ruse pranuan për herë të parë humbjet e mëdha të jetëve në mesin e ushtrisë që luftonte në Ukrainë, ndonëse Kremlini pretendon krejt të kundërtën.

Një nga mediat më të afërta të Kremlinit, Komsomolskaya Pravda, për disa orë mbajti në websitin e saj një artikull ku flitej për bilancin e deritanishëm të sulmit ndaj Ukrainës, i cilësuar nga Moska zyrtare si një “operacion special”.

Media ruse, që citonte burime nga Ministria e Brendshme, fliste pikërisht për 9861 ushtarë të vdekur dhe 16153 të plagosur në fushëbetejën ukrainase.

Një bilanc tejet i rëndë për Moskën, totalisht i ndryshëm nga ia zyrtar që ende flet për vetëm 498 viktima.

2 komente në “FOTOT: Trupat ruse kanë rezerva municionesh vetëm për tre ditë”

  1. Amin!

    Смерть росіянам! Слава Україні!
    Смерть русским! Слава Украине!

  2. anti25642654censurë says:

    sot dëgjova lajmet gjermane dhe aty folën për lajmin e dhënë dhe të fshehun menjëhrë nga vetë rusët!!
    nëse kemi të dhënën e tyre gati 10 mijë do të thotë se është më shumë!!
    jo për gjë por duhet të mendohet se gazeta ruse nuk e ka marrë lajmin pikërisht në përfundimin e numërimit!numërimidihet se është me diferencë disa ditore ose javor!!
    sa për furnizimet!?
    dihet se shumicën e furnizimit rusët e kanë nga hekurudhat!dëmtimi i tyre do të bënte që furnizimi të vonohej!një luftë guerrile në prapavijë do të bënte të njëjtën gjë!!gjithashtu mos lënja pas,në rast tërheqje të ushtrisë ukrainase,të materialit të përdorshëm nga ushtria ruse!si karburant armatim dhe mundësisht dhe ushqim!!
    një ushtri që sulmon të ketë rezervë vetëm për tre ditë!?duhet të jetë një ushtri e mbaruar! edhe grupet guerile duhet të kenë më shumë furnizim se tre ditë!!
    kjo situatë duhet shfrytëzuar fort nga ukrainasit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje