Gjesti i Lulzim Bashës meriton respekt!

22 Mars 2022, 14:27Politika TEMA

Nga Agron Gjekmarkaj

Lulzim Basha mbajti pergjegjësi ! Ai u dorhoq pas 9 viteve të drejtimit të kesaj partie ku betejat e forta s’kanë munguar, por fitorja nuk mbërriti. Shumëkush u zhgenjye se kishin vënë bast që LB nuk ikën. Ky është nje gjest që meriton respekt. Basha u bë tabele qitjeje per një kohe të gjatë! Në 7 Muaj u sulmua si askush në politiken shqiptare. Në demokraci janë numrat ata që vendosin dhe atyre duhet tu bindemi duke luftur për idetë tona edhe kur mbetemi pakicë. Pergjeqesia morale e politike u mbajt.

Tani , të gjithë ata që kauze kishin zemerimin ndaj Bashës duhet të ruhen që plumbat e peshtymes mos t’ja hedhin njeri -tjetrit. Lulzim Basha nuk është më pengese për rindertimin e PD. Ganxha ku varet faji nga sot mungon. PD është perballë vetvetes dhe historisë së saj 31 vjeçare. Ajo do të ringrihet vetem nëse di të të lexojë gabimet e veta, nëse di të kuptojë pse nga 22 Marsi 1992 e ketej u zvoglua e u zvoglua per të arritur në këtë pikë ! Ajo do të ringrihet nëse bëhet demokratike e nëse  çdo demokrat do të jetë aksioner dhe jo ” bujk në token e feudalit” ! Ajo do të ringrihet nese respekti per gjithësecilin do të jetë pengesë për të ndertuar mite.

Ajo do të ringrihet nese arsyeja mund inatin , nëse  besimi mund urrejtjen, nëse të kuptuarit mund moskuptimin, nëse vlerat mundin banalitetin ,ndershmeria korrupsionin  e mbi të gjitha bashkimi mund perçarjen nën shënjen e gares e votes së lirë pa vënë në diskutim miqësinë dhe luajalitetin tonë ndaj SHBA-ve. Personalisht Lulzim Bashes i jam mirnjohes per besimin që me ka dhënë dhe ndiej që duhet ti them faleminderit për aq e për  gjithçka që ka bërë mirë për PD në optiken time, që ka dashur të bëje e ska mundur. Të gjithë vrapuan të gjuajnë gurin pa peshuar mekatet e tyre. Koha do bëhet deshmitare e veseve dhe virtyteve të gjithsecilit.Bashkim nuk do të thotë poshterim. Bashkim nuk do të thotë të zevendesosh një humbes me një humbes tjeter.

Mbremë perfaqesues të “Foltores” shkumezonin kudo në revansh fyes. Dinjiteti vlen para partisë, para “bashkimit” , para neperkembjes. Në një panel tre perfaqesues , tre pinjollë ,të nomeklatures komuniste flisnin per PD perballë tre ish të persekutuarve. O Tempora o mores!  Arroganca dhe e verteta që fshehin brënda goditi vetem në pak orë ëndrren e bashkimit. Perballë atij shkumezimi e skuqje syshë çdo deputet i PD sot mendohet thellë në do ta jetojë kohen e tij politike si njeri i lirë , si sherbetor  i një prone private apo një interesi personal ????

21 komente në “Gjesti i Lulzim Bashës meriton respekt!”

  1. Astrit says:

    Me pelqeu shkrimi. Merite e vjetra ideologjike, midis ish komunisteve dhe ish te perndjekureve antikomunist do te jene betejat e radhes ne PD. Deri tani ish komunistet kane zoteruar freret e drejtimit te PD. Ky amalgam i çuditshem e jo realist i dy shtresave shoqerore mos pajtuese mes tyre ne PD, eshte shperbere. Rruga e ardhmerise se PD do varet nga kjo beteje ideologjike!

    1. A says:

      Historia eshte udherefyesja e pagabuar ne cdo kohe. Simotrat e pd ne evrope jane shkrire me kohe. Pd i eshte ngjitur shqiperise si muti pas kepuces dhe nuk shqitet, edhe kur hiqet mbetet era e tij. Demet e qeverive te pd jane te tilla qe do te mbeten gjate ne shqiperi. Kane filluar me deme poshte tavolines qe ne populli nuk i merrnim vesh e deri tek ato qe ishin ne mes te dites gerdeci, vrasja ne bulevard, shitja e detit. Perfundimisht per mua pd duhet te pushoje se ekzistuari.

    2. Na mbyten idiotet e Sali Komunistit says:

      I nderuar Astrit. Gjithashtu edhe gjithë shqipetaret demokratë pa perkatesi partiake.
      Duhet të vemë pikat mbi i, qe komunistet ne PD fillojne qe nga Katunaro-Kinezi Komunist Sali Berisha. Duhet të zhduket plehra Sali qe PD-ja të marrë fryme, të behet force serioze dhe të marrë pushtetin.
      Deri tani PD-ja është identifikuar me debila pa dhembe, me kllufa pa shkolle qe bertasin si idiote “Rama-ik” sepse u është premtuar pune si roje shkolle, apo roje spitali.
      Ose nga rronxhobonxho si Flamur Noka, apo zorraxhinj si Aldo Bumçi. Njerez që largojne intelektualët nga PD-ja.
      Nuk ka rendesi fare se çfare ka bere Lulezim Basha. Doreheqje apo jo, nuk ka rendesi fare. Mund ta heqim fare Bashen nga ekuacioni sepse do ishte sikur të mblidheshim dhjete burra per të rrahur nje kalama 7 vjeç.
      Ajo qe duhet bere është PD duhet pastruar nga gjithe zorraxhinjte qe mblodhi Berisha sepse ishin të shantazhueshem.
      PD-së nuk i duhen votat e zorraxhinjte, por votat e klases se mesme dhe të lartë, sepse parti e djathte dhe Jo parti komunisto-proletare qe mbledh ne proteste disa anarkiste pa pike bashkimi me PD-ne.
      Kur sheh njerez të persekutuar nga regjimi komunist qe bejne be per koke të Saliut, të vijne zorret tek goja
      Saliu e rrezoi PD-ne poshtë e me poshtë duke e kthyer ne ne tufë debilash të pasur, të ndjekur nga nje tufë debilash të varfer.
      Është koha per të thirrur ne skene intelektualët e djathte.

    3. Gjirokastriti says:

      PD e ka mbaruar misionin e saj. Nuk mund te vij me ne pushtet. Me ke do vije me Saliun. Alibejin, Griden, Salijanjin, Noken, Pampurin, Markun, Gjekmarkun, Tabakun, Bardhin, Shehun e ca halabak te tjere. Jo shanset jane zero. Agroni beri bythlepirjen e fundit, bravo Goni tani dil nga lagjja ime te na lepishe dhe neve bythen.

  2. Besnik D says:

    Me pelqeu shkrimi i Zotit Gjekmarkaj.
    Me pelqeu dhe komenti i “Astritit”, i cili ka thene nje te vertete, por teper te hidhur.
    PD-ja realisht eshte nje krijese e KQ te PPSh-se ne kombinim me Sigurimin e Shtetit.
    Ka qene nje taktike djallezore qe nuk u lihej hapsire ish shtresave te djathta dhe ish te perndjekurve politike.
    Per te mos rene ne sy, kane afruar ndonje te djathte si thojne shkodranet “m ka çu nana me la gojen”.
    Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku kane ofruar kontribute ne PD po pa interesa. Keto vertetojne qendrimet parimore dhe kurajoze te ketyre dy intelektualeve te cilet tashme jane vlera reale per te djathten shqiptare.
    Eshte nje e vertete trishtuese qe ajo qe quhet PD, prej 32 vitesh eshte uzurpuar nga komunistet, jane ata (komunistte) qe i nisi Ramiz Alia me mision qe tu rrembenin studenteve partine qe krijuan ne dhjetorin e 90-tes me synim qe te pengonin ardhdjen ne pushtet te te djathteve.
    Sot ky qelb ka shperthyer, natyrisht vone.
    Ka te drejte Prof. Gjekmarkaj, dhe ishte me te vertete trishtuese mbreme ne emisionin “Opinion” te shihje djalin e komunistit Rustem Gjata, ish kryetar i Gjykates se Shkodres ne kohen e komunizmit, si nje nder egersirat kriminale qe ka dhene me dhjetra vendime me pushkatim per antikomunistet e sidomos ndaj klerikeve te kishes katolike.
    Eshte dritheruese tek sheh se si sillet e bertet per demokraci djali i komunistit dhe i spiunit te Sigurimit famekeqit Fahri Balliu, dhe si i poshteron ata njerez te arsyeshem brenda PD por qew kane rezerva ndaj “Foltores”, nje familje e lidhur ngushte me PPSh dhe qe e shperdoruan qenien ne PD per 30 vjet, duke vjedhur prona, duke bere biznewse kriminale deri edhe pjestar te aferes kriminale te Gerdecit ku vrane barbarisht 26 gra e femije pa i u futur gjemb ne kembe. Aq me keq qe iu biri i Balliu, eshte i njohur si njeri me te meta mendore dhe qe ka blere nje diftese fallco diku ne Europe pasi hengri 5 vjet parate e krimit te Gerdecit.
    Prandaj situata ne PD ne teresi, e te dy kraheve, eshte tejet e rende dhe siç ka filluar do shkoje keq e me keq, ashtu siç u programua ne gjirizet te KQ te PPSh.
    Dash po perpiqet ta ndihmoje PD-ne, por Berisha per interesat e veta antiamerikane po e heq zvarre kete Parti dhe po e merr ne humnere me vehte.

  3. zonja says:

    Meriton respekt zoti Gjekmarkaj me kete shkrim. Por e verteta eshte se te persekutuarit kurre nuk e kane gjetur veten ne kete shoqeri keto 30 vjet. Te gjithe komuniste apo ish komuniste kane qene ne PD, ne perberje te saj. Kam pervojen time personale, si ish e persekutuar kerkova nje “nder” te vogek aty ku punoj, qe ma njeh edhe ligji dhe nuk ma bene. Po te them kam punuar me nje ndershmeri e devocion si askush tjeter, qe rralle mund ti gjesh ne realitetin shqiptar. Perfundimi asgje, perkundrazi padrejtesi te tjera. Fotuan ato qe dine te bejne intriga, servilizma etj. Zhgenjim total zoti Agron dhe punoj ne institucion shkencor. Doreheqja eshte veprim per tu respektuar por i vonuar, dhe mendoj se duhet te ishte bere kohe me pare dhe me nje ndjenje faljeje per çdo demokrat per situaten ku ndodhet sot PD. Gjithsesi fillimi.

    1. ben says:

      Meriton respekt per cfare?
      Basha do ishte i respektuar nese do e linte postin e tij shume vete me pare, kur humbi perballe Rames, bile do ta repektonin vertet, nese nuk do pranonte te behej Kryetar i Bashkise ne Tirane me vota te vjedhura.
      Basha nuk u largua me deshire nga posti i Kryetarit te PD-se. Ai u detyrua te beje doreheqje nga karrikja e kryetarit mbas se ciles po mbahej aq fort derisa e braktisen edhe ata qe e mbeshtesnin.

  4. ilir says:

    Vertet Gjekmarkaj?! Respekt?! Pas zvarritjes?! Blindimit?! Zgjedhjes skandaloze te forumeve(emerimeve).?!Braktisjet nga gjithe grupi parlamentar i PD?! Respekt?! Doreheqje?!

  5. Cekici says:

    Muhabete bythecesh, per bythece. Kafshojne bishtin.
    Nuk kane kuptuar asgje! Duan bashkim
    Bashkim midis kujt?? Bashkim midis metastazave berishiste te degraduara te shkerdhenerise, tribalizmit, korrupsjonit, bytheceve, servileve dhe paramilitarve perdhunues tropojane.
    Kishte vetem nje rruge qe te ringrihej PDja.
    Ja ofroi SHBA;
    Te merrte sqeparin dhe te thyente cdo kocke salì kerme, Shkerdheni, shkerdhite, berishizmi, tribalizmi, gjekmarkmuti, markmarkmuti, perdhunuesi tropojan dhe mbi ate pleh tju farketonte me hekur shqiptareve idete per te cilat ja vlen te luftohet dhe subjetktin politik te shekullit te 21.
    Keta sharlatane u dorezuan menjehere perballe intriges se Ilirmetes, nje kerme gerdalle dhe humneres mesjetare ku Shkodra ka vendosur te hedh qyteterimin e saj te perenduar, per tribalizmin.
    Shqiptaret duan lider te forte, qe dalin nga zjarri me ide te farketuara ne zjarr, qe i mbrojne po me trimeri. Jo bythece. Jo Lulashe! Jo Gridaverra, picka Salinjane apo lavjerres qe cdo 6 muaj nderrojne emoji-t.
    Per politikanet trima edhe kur fitojne vetem nje katun, fitorja ka vlere, sepse rritja varet tek kembengulja dhe rezistenca me te cilen sfidojne te tjeret. Per oportunistet ka rendesi fitorja e tjetrit. Perballe asaj thyehen dhe perulen, mjafton te behet edhe e tyre, qofte edhe si vasale.
    Kerma po dekompozohet pa kthim drejt vdekjes, por nuk ka askend qe ti thyej kockat dhe ta varrose.
    Tani po i luten arkivolit te tij, por e duan pa kermen brenda.
    Skane cti bejne SHBAse, qe i tundin flamurin ne fund te cdo shkrimi, por qe i ngjan me shume nje gojoreje zorraxhinjshe ishberishiste

  6. Aaa says:

    U bere mjaft objektiv prof Gjekmarkaj!

  7. Shefqet Çela says:

    PËRVEÇ GJEKMARKAJ, ME SHKRIMIN E SHKËLQYER DHE RRUGËT E ZGJIDHJES;
    MË PËLQYEN SË TEPËRMI DY KOMENTET E ZOTËRINJVE “ASTRIT” DHE “BESNIK I PD” TË CILËT VUNË GISHTIN MBI PLAGËT 30 VJEÇARE TË PD.
    Sa për skuthat e Vrasësit Sali, nuk prisja asgjë tjetër veç ndërkryerjes kundër Lulzim Bashës, të cilin e mbështesnin birin r Saliut gjatë gabimeve dhe ju ndërsyen sapo bëri kthesë pozitive.
    FALEMINDERIT!

  8. D says:

    …profesor kari….mut jeni te gjithe..hajdute dhe kriminele…

  9. Seriani says:

    Gjekmarkaj, pergezime per cka shkruani, per vlerat qe percillni. Shqetesimi juaj per ngritjen e pd ka nje baze solide, te cilen ju e percillni me propozime konkrete. Gjithcka qe eshte ne dobi te pd. Por droja mbetet e tille, sepse vemjet nuk do ti ndahen kesaj partie sic u pa dhe te “Opinioni” i mbremshem. Po ata perfaqesues te kastes se djeshme, te sigurimit te shtetit dhe fjalen u prisnin Markut dhe dy te tjerve, duke pervjelle mesazhin se ‘ne jemi serish ketu dhe do te jemi dhe neser, ligjin e bejme ne”. Kjo do jete katastrofe.
    I perkrah plotesisht mendimet e tua, por do doja te jesh me kembengules, pa thene une e bera detyren. PD do te jete mirenjohese juve dhe te tjerve si ju qe kerkoni opoziten e duhur, pa sigurimsa, pa te korruptuar, pa bemje qe shkojne te lerosur pas berihajit.

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ai që i ka bërë gjëmën Shqipërisë dhe PD kërkon të shpallet “i persekutuar” përpara se të marrë timonin e drejtimit të demokratëve.
    Ky njeri ka bërë gati listën e pastrimit,mbase dhe me dy faza, për largimin e demokratëve të rinjë.
    Ka angazhuar në studiot tv. fytyrat më të padëshiruara, për të mbushur mëndjen shqiptareve,se është më i zoti se vet zoti !
    Brezi i ri i demokratëve nuk është nga ata frikacak që i rrëmben “bajlozit”,do reagoi në kohën e duhur.

  11. Kostari says:

    Shefqet Çela duket se eshte pelle e Shefqet Peçit.

  12. 2022 says:

    Gjek, gjithkush ka respektin tend, duket nje kulluf kari para shqiptareve.
    Ka nga ata qe ke respekt qe jane me te vertete kullufa kari, ka nga ata qe kerkon tju vjedhesh hijen me “respektin” tend, qe nuk jane dhe nuk ta kane borxh te duken te tille.
    Por si Basha, si Berisha e kane hak respektin tend.

  13. Aleksander says:

    Nuk ishte Rama ik?
    Kyt kerkonte partia e hajdutave,
    pse iku lulashi?

  14. kol Tepelena says:

    Nji Parti e Re duhet me linde germadhash! Nji Parti me vajza dhe djelmosha te rij te arsimuem ne shkollat Amerikane dhe Europiane te frymezuem prej idealeve demokratike te shkolles anglo-saksone.

  15. e verteta says:

    Na bërë për të qarë o Gjekë. Kërkove dorëheqhen e Lulit, madje u dorëhoqe edhe vetë nga funksionet tuaja, tani qenke bërë pishman. Paska vendos ta ngrysesh jeten servil o i zi.

  16. Sandri says:

    Parti me dell te vdekur e mbushur me kotesira.
    Ne nje fare menyre ju ulen ne gjunje prap Sali bajges.
    Per te mos thene qe ndofta nuk i kishin humbur asnjehere kontaktet dhe intrigat nen rrogoz me Saline. Duket qarte qe po kerkojne te mashtrojne SHBAte.
    Kush flet per bashkim eshte nje llaxhore berishiste. PDse i duhet FORMATIm-RINOVIM. Por per kete i duhet lidership politik, gje qe PDse i mungon totalisht. Askush nga dy anet nuk shpreh asgje politikisht, Jane vegla, prandaj triumfon pa asnje veshtiresi, ne cdo rrethane, tribalizmi i Sali Berishes.
    Nese gjejne nje lider te besueshem, larg idjoteve te deritanishem. Nese lideri kupton dhe arrin te percoje mezazhin politik qe ngre peshe shqiptaret, atehere edhe me fanatiket nderrojne pllake Duke u bashkuar. Berishistet edhe pse jane injorante te korruptuar edhe idjote, nuk jane budallenj perballe interesit. Do zgjedhin rrugen e shpreses. Dhe rruga kalon nga shqiptaret dhe liderat qe i bejne per vete dhe arrijne ti udheheqin drejt qiejve te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje