Historia e gjeneralit rus me origjinë shqiptare që rrëfeu vlerësimin për luftën në Ukrainë, letra nga Moska për Enverin: Jani ka tradhtuar, s’pranoi të kthehet

22 Mars 2022, 14:14Dossier TEMA

Historia e Jani Lufit, gjeneralit rus me origjinë shqiptare, që rrëfeu dje për gazetën Panorama vlerësimet e tij për luftën në Ukrainë, është sa e veçantë, aq edhe e mistershme.

E veçantë për nga fakti se emri i tij bëri bujë në një moment kritik historik, siç ishte divorci i Shqipërisë komuniste me Hurshovin dhe Bashkimin Sovjetik në fillimin e viteve ’60, me refuzimin që i bëri urdhrit për t’u kthyer në Atdhe. Misterioze për mënyrën si është përjetuar kjo ngjarje nga bashkëkohësit dhe shokët e Luftit, që nuk patën mundësi të komunikonin me të për gati gjysmë shekulli.

Në intervistën e para disa viteve në “Panorama”, gjenerali ruso-shqiptar pohonte se arsyeja e mosriatdhesimit ka qenë fakti se në atë kohë ai ka qenë i shtruar në një spital shumë larg Moskës dhe me atë çfarë kishte ndodhur me studentët shqiptarë, ishte njohur kur ata kishin ditë e javë që kishin ndërprerë studimet dhe ishin larguar përfundimisht nga Moska. E papritura që ndodhi vetëm me studentin e “Frunze”-s, i cili guxoi të sfidojë urdhrin e Tiranës, kishte tronditur së pari personelin e Ambasadës shqiptare, mandej autoritetet e Tiranës, duke filluar nga maja e piramidës. Të parat që raportuan për aktin e paprecedent ishin shërbimet e fshehta.

Të dhënat e para të tyre fillonin me të njëjtin ritual “Jani Lufi u rekrutua nga KGB-ja”, “E rrëmbeu dashuria e vajzës së gjeneralit”, “E komprometuan me rubla dhe vodka”. Një mori versionesh për tradhti e veprimtari agjenturore u anatemuan për të, aq sa emri i Jani Lufit mori përmasat e një legjende të frikshme. Ndodhte kështu kur ai, ish-partizani i “Thanas Zikos”, komunisti nga Sofratika, oficeri madhor i akademisë “Skënderbej”, vazhdonte jetën larg familjes dhe shokëve të afërt, pa e ditur se ç’flitej për të. Sakaq, aparaçikët e shtetit arkivonin me fanatizëm praktikën e shkresave dhe dokumenteve me të dhënat e “tradhtisë së ushtarakut Jani Lufi”.

“Panorama” ka mundur të zbulojë një letër autentike të Komitetit të Partisë së Ambasadës shqiptare në Moskë, drejtuar Komitetit Qendror të Partisë, me historinë e përmbledhur të asaj që ka ndodhur me akademistin që kundërshtoi urdhrin për t’u kthyer në Shqipëri.

Ndërkohë, në një letër me shkrim dore, që mban datën 3 gusht 1961, akademisti i “Frunze”-s njofton Ambasadën shqiptare në Moskë se refuzon kategorikisht të kthehet në Shqipëri, sepse nuk pajtohet me politikën antimarksiste, antisovjetike, jointernacionaliste që ndjek KQ e Partisë së Punës së Shqipërisë.

LETRA E AMBASADORIT

Lënda: Mbi tradhtinë e ish-anëtarit të Partisë, Jani Lufi, Komitetit Qendror të Partisë (Drejtorisë së Jashtme) Në datën 3 gusht, së bashku me gjashtë shokët e tjerë që vazhdonin studimet në Akademinë “Frunze”, duhej të nisej për në Tiranë edhe Jani Lufi, por siç dihet, i përmenduri nuk u nis dhe u hodh në tradhti. Për të sqaruar çështjen me organet zyrtare, u ngarkua shoku Dilaver Poçi, i cili mori takim me zëvendëskomandantin e Akademisë në fjalë dhe më vonë me zëvendësministrin e Mbrojtjes, gjeneral Gusievin. Nga takimet që pati, si dhe nga bisedimet e zhvilluara, rezultoi se ata, me qëllim, nuk e treguan të vërtetën, por mundoheshin me fjalë “të mira” të na vinin në pasivitet.

Gjeneral Gusievi, në takimin e fundit me Dilaverin, tha se Jani Lufi ka shkuar me pushime në Detin e Zi pa pyetur komandën e shkollës, e konsideroi këtë si mungesë disipline të Janit dhe të tjera pallavra. Në datën 10 gusht, shoku Nesti mori një letër nga Jani Lufi. Në këtë letër ai shkruan se ka vendosur të qëndrojë në Bashkimin Sovjetik, mbasi nuk është dakord me vijën “antimarksiste’, “antisovjetike” dhe “jointernacionale”, që, sipas tij, ndjek Partia jonë. Letra mbante datën 3 gusht 1961. Jani Lufi ishte kapiten i parë dhe mbaroi vitin e dytë të studimeve. Është minoritar grek. Na rezulton se nuk ka prindër apo familjen e vet. Shtojmë se organizata e Partisë nuk kishte mundur të krijonte ndonjë dyshim mbi qëndrimin e tij politik./ Panorama.al

4 komente në “Historia e gjeneralit rus me origjinë shqiptare që rrëfeu vlerësimin për luftën në Ukrainë, letra nga Moska për Enverin: Jani ka tradhtuar, s’pranoi të kthehet”

  1. anti25642654censurë says:

    hy legena të ndyrë që merreni me një ndyrësirë putiniste,përveç tradhëtisë dhe shërbimin nën armikun më të madh të shqiptarëve!!

    1. Mandravello says:

      O anti…xyz…
      Jane te koklavitura keto pune, jo cdo tru mund ti zhbiroje. Me mire, ha pershesh dhe hesht …
      Per dijeni, …kur tradhetoi Jani, ne krye te BS ka qene Hrushovi, Hrushovi ishte nga Ukraina. Ishte ai qe ja fali Krimene Ukraines .
      Po te qe gjalle Nikita, sot do ishte kunder pushtimit nga ruset.
      Pa na sqaro nashti, a eshte Jani fillo Putinist, apo kundra Putinit ???

  2. Karaburuni says:

    My Gabon Jani.
    Ai midis te tjerave thote: ruset e ukrainasit jane vellezer, nje gjuhe flasin dhe perberja etnike e popullates eshte gati njelloj (kuptoj 50 gme 50%).
    Ne Wikepedia shkruet:
    Gjuhe zyrtare:
    Ukrainasit
    Bjellorusja
    Bullgarishtja
    Krimea-Tartarja
    ……greke…..
    Grupet Etike
    Ukrainas 77.8%
    Rus 13.7%
    Te tjere 4.9%

    Raportet e larta te ruseve ne Krime dhe Luhansk dhe Donbas, jane sepse ne kohen e komunizmit Stalinist popullata autoktone si Tartaret, Ukrainasit e te tjere coheshin ne Siberi e ne vende te largeta te ftoheta dhe prej andej silleshin prane detit ruse.

  3. Moisi Golemi says:

    Një copë grek muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

8 Komente

  1. M
    MASkaRaI

    S'ka asnje kuptim qe te shash... Shkruaj ndonje gje teper me te mencur sesa sharja...

    Përgjigjjuni
    1. a
      antiQen_sHurRa25642654

      Degjo ketu ore shurranjos ore pleh, qe ndyn faqet online te gazetave shqiptare me te vjellat e tua antishqiptare qe na i ngjyros si atdhetare.. Ti je nje kopuk, nje horr e vagabond i pabese....!!!! HhhyyyYyyyyyyyyyyyyyyaaaaa PpppppttTttttuuUuuuuhhHhhhhh Qelbesire dhe llum social...

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        brekët hajvan brekët shko e ndërroi!! dhe ato të mami kurvës i ke më të pastra!! të shkatërroi amonjaku i shurrës mor nite!!

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          ...T'i them keto keshilla nga eksperienca ime.., sepse mamit dhe motres sime breket e lara ua çoj une çdo nate ne trotuaret ku punojne... Dhe punojne fort sa u behen pis mbathjet..., nga te q...rat e nates... Ohh ... fitojne shume... Breket e momes sime dhe motres... Jo mor jo s'i lan kush..: i hedhim ne plehra e u blej une te tjera te reja.... Shko shko beji nje vizite motres time.. foli ne emrin tim dhe do te jape gratis...: ime moter eshte derr p..dhi.., shko defrehu....

          Përgjigjjuni
      2. a
        anti25642654censurë

        Mandravello,që .ifsh veten në shkrimin e djeshëm ky dobiç,e quante agresionin rus "çështëje e brëndëshme"!! e si mund të jetë çështje e brëndëshme o beqir muti,kur një shtet sulmon një tjetër?? apo ashtu ta ka thënë mami?? çdo kush që i hip asaj është babi tënd?? jo,po të ishte hrushovi ukrainas nuk do të kishte pushtim rus e meqënëse është putana ruse qeka punë e brëndëshme!! he ju qifsha robt sa të mënçur që jeni!?s'lini budallallëk pa nxjerrë nga bytha që keni në kokë!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mandravello says

          Po ty mami tend duket qe te ka pjellur prej Bythes,,,. kurva si mami yt ka bij te denje bir bushtreje si Ty ore edepzes i gazetave online... qelbesire e pakorrigjueshme... llum llumi den baba den!!!!!

          Përgjigjjuni
        2. Çfare pret nga 1 spiun grek

          Jani Jani barba Jani, Kur te vdesi mos e qani, E mbuloni me bujashka, Hunden lerjani perjashta.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje