DEBATI/ Kërkesa e Salianjit për Alibeajn në mbledhjen e Kryesisë së PD, përplaset me Bardhin

23 Mars 2022, 20:50Politika TEMA

Ervin Salianji, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, e para pa Lulzim Bashën, ka patur një kërkesë për kryetarin e komanduar të kësaj partie, Enkelejd Alibeajn.

A2 CNN ka mësuar se Salianji ka kërkuar që të hiqen dyert e hekurit nga selia e partisë.

“Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë, ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime.

Duhet thërritur Këshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal. Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolike hapjen e parties”, ka thënë Salianji.

Gazment Bardhi është përgjigjur se dyert e partisë janë të hapura, por përgjigjja e Salianjit ishte se dyert e hekurit “ta shpifin” dhe duhen hequr.

Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Këshilli Kombëtar qe te japë legjitimitetin formal.

Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, te tregojmë me simbolike hapjen e partisë.

Bardhi: Dyert janë te hapura

Salianji: Dyert e hekurit qe as nuk preken me dore ta shpifin, ti heqim

Bardhi: Se pari lidhur me blindimin e PD-se, dyert janë te hapura, dhe janë çështje te administratës. S’ja vlen te merremi ne kryesi me ketë.

Se dyti për zgjedhjet e vitit 2023. Eshte propozuar me idenë qe do pranohej nga te dy palët, duke bere zgjedhje te bashkuar. Jam dakord edhe unë qe te dalim me mesazh per bashkimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

5 Komente

  1. S
    Sokoli

    Propozim qe ia vlen me te vertet per gazete ejo shaka ......

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati

      O salianj babalj

      Përgjigjjuni
      1. U
        Universi shprsa ime

        Lajme koti

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kostari

          Kto te Braves nuk paskan turp fare, po FARE. Problemi eshte tashme i zgjidhur. Ne Fakt kto duhet te kishin ikur bashke me Lulin.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Durresi

            Ore edhe nje here: a ka ndonje lajm nga Bkh se gojet e liga thon qe kan shkuar te shpia erion viajt. Apo reklama edhe ju si klani kur fitoi ps ne 2013? Gazetaria objektive ju ben te fala! Qesharakë ne kulm.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje