Madeleine Albright ndërron jetë në moshën 84-vjeçare.

23 Mars 2022, 19:51Bota TEMA
Madeleine Albright ndërron jetë në moshën 84-vjeçare.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën, në moshën 84-vjeçare.

Ajo vdiq nga kanceri, u bë e ditur në një njoftim të publikuar nga familja Albright në rrjetin social Twitter.

“Ajo ishte e rrethuar nga familjarët dhe miqtë”, u tha në deklaratën e familjes Albright.

Madeleine Albright ishte gruaja e parë e zgjedhur në këtë post më 1997. Në këtë post shërbeu deri në vitin 2001.

Albright ka qenë në sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi Serbinë, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.

Për kontributin e saj për pavarësinë e Kosovës, në Prishtinë, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti për nderë të saj.

6 komente në “Madeleine Albright ndërron jetë në moshën 84-vjeçare.”

  1. Ii says:

    U PREHSH NE PAQE, Zonje e Hekurt! . . . Shqiperia nuk do t’ju harroje kurre!

  2. taso kume says:

    U prehsh ne paqe mikja jone e gjitjhe SHqiptareve.

  3. Nder e rrespekt i pakufijshëm për Zonjën e Madhe Madelein Albright.Dhembje e mall për Shembëlltyrën e Pashembullt të Diplomates Humaniste.Do të kujtohesh përjetësisht nga shqiptarët.Lavdi.

  4. Hodo Zalli says:

    Të NDRISTË SHPIRTI, MOTRA JONË!
    LAVDI sa të JETË JETA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. P
    Pargali

    Bravo me censuren mero.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje