Doktori ja komplikon Mulit deklaratën për pagesat e LaCivitës

1 Shtator 2025, 18:07Antena TEMA

Doktori sot ia bëri edhe më të vështirë Mulit punën e deklaratave për pagesën e LaCivitës. Ai tha se nuk ka paguar asnjë lek për të dhe se të gjitha lekët i ka paguar PD.

Tani Mulit i ka ngelur shumë pak kohë për të bërë llogaritë.

6 milionë euro janë paguar nga fondacioni i atij elektricistit nga Tropoja në SHBA. 700 mijë euro i ka firmosur Muli në emër të PD, por jo për LaCivitën, por për avokatin që do t’i hiqte “non grata”-n Berishës.

Për LaCivitën u la që do paguhej për dy vjet çdo muaj, me shpresë se do fitonin, por tani që humbën nuk kanë asnjë plan B se si do dalin nga historia e deklarimit.

— Duhet të gjejmë një zgjidhje, – i tha Muli Lelos. – Duhet të bëjmë një kontratë nga ato që quhen me “success fee”, siç i pat bërë Argita me atë biznesmenin në kohë të pushtetit. Që ata paguanin vetëm nëse firmoste letrat Doktori dhe quhej sukses.

— Dhe ne duhet ta bëjmë kështu. Do themi që kishim kontratë me LaCivitën për 20 milionë dollarë sikur të fitonim zgjedhjet. Në rast humbjeje s’kemi asnjë detyrim.

— Kjo i bie që Ed Rama na paska bërë nder, – tha Lelo, – pasi na ka shpëtuar 20 milionë euro.

— Të fitonim ne, se t’i tregoja unë 20 milionë eurot, – tha Muli. – Por si t’ia bëjmë tani që të hedhim këtë hall?

— Dakord, e bëjmë, – tha Lelo, – por duhet folur me LaCivitën se mos deklaron ndonjë lek të marrë prej nesh në SHBA dhe pastaj dalim më keq se Luli në këtë histori.

— Ke të drejtë, – tha Muli, – duhet paralajmëruar ai. Në SHBA të deklarohen vetëm lekët e atij elektricistit nga Tropoja. Të tjerët do themi se s’kemi paguar gjë.

1 Komente

  1. I
    I mjeri Mul bytheci me xhinse $600

    Doktori ja ka fut Mulit kaq keq sa kur ta kuptoje Mul idioti do hidhet nga ballkoni i katit perdhe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje