LAJME FLESH/ Nga i dërguari ynë i posaçëm në SB-CITY

30 Nëntor 2024, 19:17Antena TEMA

Në rubriken "Antena brenda Familjes" do te integrojme herë pas here rubriken "Lajme flesh", e cila synon të shpjegoj lajmet "serioze" që prodhon propaganda e ditës.

*.  *.  * 

Video e Flamurit si video e Vitit

  Këtë vit, është shpallur një konkurs ndërkombëtar videosh me gjestet më kryengritës në rruzullin tokësor përgjatë vitit. Deri tani, viti pa u mbyllur, dy vendet e para mbahen rastësisht dy nga aplikantë nga Shqipëria, që po në rastësi, kanë të njëjtin person kryengritës.

  Në të parën video kryengritësi, një ish Ministër i Brendshëm me emrin Flamur, shihet që u hedh njëri pas tjetrit në fytyra ushtarëve të Gardës miell të bardhë, teksa ata rrijnë pa lëvizur në krye të detyrës në mbrojtje të ndërtesës së parlamentit.  

  Në të dytën video është i njëjti Ministër, teksa gjatë një proteste godet me shuplaka përsëri një polic, i cili dikur e priste shefin me nderim në gatitu, në hyrje të Ministrisë së Brendshme me një “Mirëmëngjes, zoti Ministër!” Që atëherë ministri është larguar politikisht nga ajo ndërtesë, ndërsa polici  vazhdon të rrijë atje dhe ku e thërret nevoja, në krye të detyrës.

Urojmë që deri në fund të dhjetorit të mos paraqitet në konkurs ndonjë video tjetër me po atë kryengritës.

 

*     *     *

Pritet botimi i fjalimeve tek "Rrugica e Shpresës" 

  Liderit historik të  PD pas lirimit nga arresti shtëpiak po i vijnë dhjetra mijëra urime dhe po aq dhurata festive.

Gazetarët e “Syri TV’ paskëshin vendosur t’i botojnë si dhuratë, një përmbledhje me tekstet e 313 fjalimeve lexuara prej tij, që lart nga penxherja e shtëpisë.

Libri voluminoz do t’i dhurohej liderit të liruar që të nesërmen në seli, por nga selia  u pat ardhur porosia që të mos e dërgonin librin pa eliminuar ndonjë përsëritje të rastësishme.

Autorët e përmbledhjes kryen dhe këtë detyrë.  Kështu botimi i shumëpritur mi do të dorëzohet nesër, vërtet pa asnjë përsëritje, por ata nuk janë aq të kënaqur nga libri, se në të, 313 fjalimet tani gjenden në vetëm 13…

Dhe ato 13 nuk janë fletë, por faqe…

 

 

Lini një Përgjigje