Lelo po i shpjegonte sot Mulit se çfarë ishte ky sherri brenda republikanëve në SHBA dhe pse ka rëndësi që Doktori e uroi Kevin Mc Carthy.
-Është pak a shumë si tek ne brenda PD, i tha Lelo.
Pas një beteje të ashpër brenda republikanëve, më në fund u arrit të zgjidhet Kevin Mc Carthy si kryetar i Dhomës së Përfaqësueseve të Kongresit të SHBA.
Beteja e ashpër ishte mes “Foltores” së republikanëve që njihet si Freedom Caucus (Grupi i Lirisë) dhe Partisë Republikane zyrtare.
Tani praktikisht “Foltorja” i vuri kushtet e saj Kevin Mc Carthy dhe ky do bëjë çfarë do thotë “Foltorja” në SHBA.
Është pak a shumë sikur të zgjedhin ne Salianjin kryetar këtë javë dhe t’i vëmë kushtet tona.
D.m.th që t’i japë fjalën Doktorit sa herë duhet,, pastaj ty, kurse ata të tjerët të presin.
-D.m.th paskemi fituar ne tek republikanët, tha Muli?
-Afërsisht, tha Lelo.
-A thua do ta marrë ky Kevin Mc Carthy urimin e Doktorit, tha Muli?
Kam frikë mos ja fshehin.
-Do ta marrë, tha Lelo, se ata i marrin në rrjetet sociale.
Por kjo ka pak rëndësi.
Ne duhet t’i themi demokratëve se tani republikanët në SHBA na e dinë më mirë hallin, se u ndeshën vet brenda tyre.
Patën fat se e mbyllën para 8 janarit.
Ata zakonisht e kanë 6 janarin ditë lufte. Ne e kemi 8 janarin.
-Qartë, tha Muli. Ne tani do themi filloi ndryshimi i madh.
Foltorja mori në fillim Partinë Republikane.
Pastaj do marrë grupin e PD dhe në fund do marrë pushtetin në Shqipëri.
-Pak a shumë kjo duhet, tha Lelo.
Por me kujdes që të mos i shkojë llafi këtij Kevin Mc Carthy, se na bën ndonjë deklaratë kundër.
Sali Berisha shpreson tek fitorja e Trump-it dhe McCarthy-it ne zgjedhjet e vitit 2024, prandaj e pergezoi Spikerin e Dhomes se Deputeve ne Capitol Hill. Dihet se ish-presidenti Trump eshte mik i mikut te Sali Berishes kryekriminelit boteror: Vladimir Putinit. Ishte pikerisht nderhyrja e Trump-it qe McCarthy fitoi postin e larte te Spikerit te Dhomes se Deputeteve te SHBA-se, duke u radhitur i treti pas Presidnetit Biden dhe Zv. Kamal Harris. Me kete urim Berisha pasoi urimin e Trump -it, i cili e falenderoi me video McCarthy-in në platformën e tij "Truth Social": "Faleminderit Kevin. Ishte nderi im i madh!" Ai gjithashtu tha: 'Urime Kevin McCarthy dhe Partisë sonë të Madhe Republikane!' Nuk diskutohet se pas fitores se Republikaneve ne SHBA, ish-diktatorit hajdut e kriminel shqiptar Sali Berishes do t'i hiqet automatikisht "Nongrata"! Pergezime Lela!