Muli u dëshpërua nga mungesa e theksuar e pjesëmarrjes në protestë sonte. Por ishte e pritshme. Shqiptarët e kanë harruar 22 Marsin e 1992 dhe e dinë se është thjesht Dita e Novruzit. Dhe e quajnë ditë pushimi.
Por, duke folur me Lelon për nevojën e një shpjegimi, i tha të publikojë sa më shpejt statistika.
– Po çfarë të themi? – i tha Lelo. – Të themi që sulmuam Kryeministrinë, selinë e PS-së, Kuvendin dhe shtëpinë në Surrel?
– Po – tha Muli – gjithë vatrat e krimit. Pyet edhe çfarë thonë njerëzit, që ta bëjmë më të besueshme.
– Po çfarë thonë njerëzit, more burrë? Ja dëgjova një demokrat që u mërzit pse ikëm shpejt nga Kryeministria. Ai tha: “Ore, ne sa më shumë plakemi, aq më shpejt prishemi nga qejfi. Për 3 minuta dhe ikim. Ky Edi na hap këmbët të hyjmë në Kryeministri, ne kënaqemi për 3 minuta.”
– E çfarë do të thotë kjo? – tha Muli. – Rëndësi ka që demokratët janë të kënaqur. Sa zgjat kënaqësia nuk ka shumë rëndësi.
– Dakord, more dakord – tha Lelo – por meqë më the, pyeta popullin.
– Shto edhe ndonjë gjë tjetër – tha Muli. – Kemi djegur një makinë policie, kemi neutralizuar 400 policë e ndonjë gjë tjetër.
– Po jo, more burrë, se bëhet e pabesueshme. Do thonë: si ka mundësi 300 protestues kanë neutralizuar 400 policë? Të ulim pak shifrën, ta bëjmë 40.
– Po ule, more burrë, sa të duash, por themi t’u japim pak zemër.
– Dakord – tha Lelo – e bëjmë. Vetëm të presim të kthehet edhe kjo Elda Hoti nga Surreli, të na sjellë ndonjë lajm të gëzuar.
– Lëre, se atë po pres me gjak të ngrirë – tha Muli – se ajo është e vetmja që ua kall datën trafikantëve të drogës.
Muli po thote se eshte ftuar per dreke nga ambasadori gjerman kuptohet qeras ambasadori!