Takimi i sotëm në Kamëz e dëshpëroi Mulin.
Edhe pse është zona e tij elektorale, ai mezi arriti të mbledh 50 vetë në takimin me Doktorin.
-Çfarë ka ndodhur, i tha Doktori? Ku janë njerëzit?
-Kanë filluar mosbindjen civile, i tha Muli, dhe mendojnë që nuk duhet të vijnë as në takimet tona.
Do t’i sqaroj pak më mirë herë tjetër e t’u shpjegoj se mosbindja civile ka të bëjë vetëm me qeverinë, pra nuk duhet t’i binden asaj, jo Doktorit.
-Nejse, këtu ka sabotim, tha Doktori, dhe Tritani nuk e kishte keq që ju vërsul atij Mziut.
Edhe ai ka gisht në këtë gjë.
-Kam një hall tjetër, i tha Muli.
-Çfarë halli ke, i tha Doktori?
-Kam hallin e Kuvendit të shtunën.
Bëmë mirë që e ulëm nga 4500 në 1300 në Pallatin e Kongreseve, por puna është se mund të mos na vijnë as ata.
Unë them ta çojmë tek Teatri i Operës dhe Baletit se aty 500 vende janë.
Të tjerët themi janë në holl.
-Unë nuk mund ta bëj këtë zotëri, i tha Doktori.
-S’ka problem, vë Gaz Bardhin ta thotë, se ai nuk e ka problem, tha Muli.
Por thjesht duke u nisur nga kjo e sotmja e kam.
Sa t’i sqarojmë ne që mosbindja civile nuk do të thotë të bojkotojmë dhe Doktorin, erdhi Kuvendi, dhe dy ditë janë.
-Zotëri, seç bën ti puna jote. Unë dua 1300 vetë të shtunën, tha Doktori.
Do nisim një rrugë që nuk kthehemi më pas.
-Po pra, nga kjo janë trembur ata, tha Muli. Mos e thuaj më këtë.
Je i madh per Zotin o Baze