Muli propozoi dje ngritjen e një Komisioni të përhershëm të festave të nëntorit.
Meqë Doktori kërkon që dhe festa e Pavarësisë, dhe ajo e Çlirimit të festohen më 28 nëntor, Muli vendosi të ngrejë një komision për këtë çështje.
Në komision bëjnë pjesë Vokshi, Alizoti dhe Bylykbashi.
-Po pse këta të tre, tha Lelo?
-Po Vokshi na duhet si pasardhëse e Bije Vokshit, që ka strehuar shokun Enver dhe jemi të besueshëm, që edhe pse e kemi ndihmuar luftën, data duhet 28 Nëntor.
Madje mund të dëshmojë se në një nga ato netët kur Enveri bisedonte deri në të gdhirë me Bijen, i ka pas thënë që Shqipërinë do ta çlirojmë më datë 28.
-A, shumë mirë. Nuk e dija, tha Lelo.
-Po ky Alizoti?
-Ky na duhet për datën 28 nëntor.
Alizoti i parë na ka shpëtuar nga vllenjtë e Pindit.
Ata donin t’i bashkoheshin Shqipërisë më 1912, por Alizoti lajmëroi Komisionin Ndërkombëtar dhe ata i bënë presion Ismail Qemalit mos t’i pranonte vllenjtë e Pindit me Shqipërinë.
Mendo çdo kishim hequr po t’i kishim dhe ata.
Gjithë ajo pjesë do votonte Edi Ramën.
-Po po, ke të drejtë, tha Lelo.
Po ky Bylykbashi përse duhet?
-Na duhet një familje e majtë socialiste ta pranojë 28 nëntorin si festë të çlirimit, që të mos thonë jeni pinjollë të fashistëve.
Ai është familje socialistësh, nuk kanë çfarë thonë.
-A, shumë mirë i paske gjetur, tha Lelo.
Ky është tamam Komision që u mbyll gojën.
Fute dhe këtë Akilin, se dhe ky babën me këta komunistët e ka pas.
-Jo jo, duhet me pyet Doktorin për atë kategori, se ai i njeh më mire, tha Muli.
Më ka porositur mos mua ngatërro me komunistët, se i njoh vetë.
Zoti Mero! hapi letrat, se Babai i Akilit ka qënë sigurims.