Pas përfundimit të seancës së sotme në Kuvend, Muli thirri Lelon dhe bënë analizën e ditës së sotme në Kuvend.
Muli përgëzoi aktin e Albanës dhe zonjës Koti, që futën mjetet luftarake në Kuvend.
-Ky dekonspirim mund të rrisë vigjilencën e Gardës, tha Lelo.
Ato duhet të bëjnë stërvitje t’i fshehin në pjesët intime, se aty Garda nuk kontrollon dot.
-E di, tha Muli, por më vjen zor t’i them Albanës t’i fusë aty flakadanët.
Plus që mudn të ketë dhe ndonjë rrezik shpërthimi nga nxehtësia.
-Epo duhet pak sacrifice, tha Lelo, se nuk bëhet kjo punë pa sakrifica.
Ndoshta zonja Koti është më e përshtatshme për këtë punë, se ndoshta nuk ua mbush mendjen që mund të bëjë sakrifica të tilla.
-Dakord, do ta provoj, tha Muli.
-Një aspekt tjetër që duhet rregulluar është filmimi, tha Lelo.
Albana dhe zonja Zhupa duhet ta bëjnë me radhë se kush do mbajë celularin e Doktorit dhe nuk duhet të transmetojnë kur Doktori është jerm dhe flet përçart.
Vetëm kur mban fjalime, se ai nuk e di që është direkt dhe flet kot më kot.
-Ke të drejtë, tha Muli. Duhet t’u bëjmë ca prova atyre.
-Me këtë Gaz Bardhin duhet fol që të mos bëjë më i fortë se ne, se krijohen xhelozira dhe Ed Paloka mërzitet.
Sot ishte bërë helm.
-Të thyej Gaz Bardhi dorën e gardistit e mos t'ia thyej unë, tha, është skandal.
Pastaj e qetësova unë dhe i thashë se Gazi ka reaguar keq, se ai ka tentuar t’i fusë duart ndaj.
-Epo mire, tha, paska të drejtë. Thashë se ka dash me bë më i fortë se unë.
-Dhe një gjë duhet pas parasysh, që karrigen e Lul Bashës duhet ta zbërthejmë që sa kur të ulet ai, të bjerë kur të vijë në Kuvend.
-Dakord, se këtë punë e bën Gaz Bardhi me qejf.
Ne duhet të shikojmë mundësinë se kush të flasi pasi të lodhet Doktori.
-Vetëm Mond Spahon kemi në atë moshë, që mund të thotë budallallëqe e s'ia vë re njeri, tha Muli.
Lini një Përgjigje