Muli i shqetësuar se mos myzeqarët mërziten nga Doktori 

18 Nëntor 2023, 19:58Antena TEMA

Gjatë fjalës së tij në Lushnjë, Doktori tha se ai do t’u nxjerrë myzeqarëve lepurin nga barku dhe do t’i bëjë luanë.

Në sallë pati duartrokitje në fillim, por pastaj situata nuk ishte e mirë.

Mikrofonin filluan ta marrin vetëm të çmendur dhe kjo e shqetësoi Mulin, pasi është shenja që takimi ka problem.

-Po qy Saliu ka rrjedhur fare, tha njëri.

Pse o ça e di ky, se kemi frikë nga lepuri ne o?

-O po jo o jo, i tha tjetri.

Nuk na tha lepuj, na tha që do na nxjerrë lepurin nga barku.

-Pse o më trim nga ne është qy o.

Po ne kemi bërë vrasjet më të bukura më 97.

Madje dhe Tritani këtu e hëngri preshin.

-Po nuk e ka me të keq Doktroi o jo, tha tjetri.

Po ta kishte me të keq do reagonte deputeti i shalqirit.

Derisa nuk foli ai, nuk na e ka me të keq.

-Po rri o rri ti, nuk kupton.

Ai tha do t’u nxjerr lepurin nga barku.

Po qy e ka lepurin në bark për vete nga SPAK, ne do na e nxjerrë ky o.

-Doktori nuk po lufton për vete, po lufton për ne, i tha tjetri.

-Qysh o për ne, ne s'na ka thirr njeri në gjyq, si kemi kërkuar ndihmë.

Kur të kemi hall i kërkojmë ndihmë.

Tani po na kërkon ky ndihmë se qy ka hall.

Qysh qenka halli jonë, halli i këtij.

-Po ja e kam fjalën që sot e ka ai, nesër e kemi ne.

-Aha po kështu o thuaj.

Se ky ka erdh me idenë që në Lushnjë janë frikacakë e qy do na bëjë trima.

Ky ka mbush brekët o, qysh do na bëjë trima ne.

2 Komente

  1. A
    Aster

    Ky e ka provuar njehere lepurin e myzeqareve ne vitin 97 Vetem Lushnja dhe Tropoja e perzune me arme Saliun nga mitingjet. Nuk i del inati. Po ndryshimi eshte qe lushnjaret u ngriten ne kembe per Xhaferrin. tropojanet edhe pse i ka bere me leke e kane lene ne balte saliun

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      te na marri te keqen muli sepse ne e rrezuam saliun nga kali , lepuj tju thoje shkodraneve sepse ata i kane shkuar nga pas. MBASE lepuj ju thote gjithe servilave dhe spiuneve te tij si agur ranxhi, ilir levonja , veli hoxha, piro bano, bardhyl korreshi e te tjere

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje