Mulit i shthuret grupi i deputetëve dhe dyshon për tradhti 

16 Nëntor 2023, 17:34Antena TEMA

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur sot Mulit.

Në kulmin e aksionit opozitar për të bllokuar parlamentin dhe komisionet parlamentare, Mulit ju shthur grupi.

-Na kanë ngul thikën pas shpine, i tha Muli, Lelos.

-Çfarë ka ndodhur, i tha Lelo?

-Na kanë tradhtue, tha Muli.

-Kush?

-Disa, jo një.

-Çfarë ka ndodhur?

-Mond Spaho na ka tradhtue. Ka marrë pjesë në Komision parlamentar.

Ata e kanë bllokuar tek dera, ai u ka hyrë onlinë dhe ka vazhduar mbledhjen.

Kjo është tradhti. Unë desh grisa xhinset në majë të hekurave, ai shkon si zotni nga shtëpia e hyn në mbledhje.

-Qenka e rëndë, tha Lelo. Na kanë tradhtue dhe disa të tjerë, tha Muli.

Nuk di çfarë do bëj, po më ikën truri.

Na duhet ta sqarojmë këtë situatë se po krijohet konfuzion.

Dhe nuk janë as nga grupi i Gaz Bardhit, po janë tanët.

-Po si shpjegohet kjo, tha Lelo?

-Mendoj se janë bërë xhelozë nga Gaz Bardhi që bën si më radikal dhe na kanë ngul thikën pas shpine.

-Po ky Mond Spaho dukej sikur qe i betuar, tha Lelo.

-Do ta ketë tremb Myslym Murrizi, i ka thënë të caktuar Doktori të jesh dëshmor në Kuvend dhe do jetë trembur.

-E vetmja zgjidhje që kemi është të dalë Doktori e të thotë i dërgova vet, se janë me mision special, tha Lelo.

Që të mos duket sikur kanë tradhtuar.

-Dakord e bëjmë, se kështu gënjejmë popullin, po Doktori është bërë helm, se gënjejmë dot, tha Muli.

1 Komente

  1. U
    U SHUROSËN .

    Jo j’u ç’thur , po j’u PSHUR .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje