Vendimi i sotëm i SPAK që i komunikoi akuzë bashkiakut të Kuçovës për kalim të paligjshëm kufiri, e shqetësoi seriozisht Mulin.
Herën e parë kur u hap kjo çështje, Muli e rregulloi me socialistët që të mos kërkonin dokumente në Ministri të Brendshme, por të bënin sikur kërkonin në Kosovë dhe meqë aty nuk ka të dhëna nga koha e Serbisë, çështja të mbyllej.
Por në fakt dokumentet dhe deklaratat e Flamurit janë në arkivin e Ministrisë së Brendshme.
-Kam frikë se do ma hapin këtë çështje, i tha Lelos.
-Nuk besoj, tha Lelo. Po të ishte për të hapur e kishin hap me kohë.
-Nuk e di, po kam një parandjenjë të keqe.
Duhet të përgatitemi, tha Muli.
-E kam një ide, i tha Lelo.
Po e pamë që ata po bëhen gati ta hapin, duhet të negociojmë.
T’u themi ‘na falni Doktorin dhe unë dorëzohem vetë’.
Po u bë kjo negociatë, do fitosh shumë popullaritet dhe Doktorit do t’i bëhet qejfi.
-Jo, Doktori nuk pranon të bëj kompromise me mua, tha Muli.
Nuk e dorëzon kokën time aq kollaj. Nuk është Edi Rama ai.
-E di, tha Lelo, por kjo është e vetmja rrugë të ikësh si hero.
Ndryshe do kërkojnë komision hetimor nëse ke qenë agjent i UDB apo jo.
Dhe me aq miqësi sa ka Edi Rama me Vuçiq, ai ta sjell dosjen nga Beogradi.
-Kjo po është serioze, tha Muli.
Duhet ta mendojmë te heq dorë vetë.
Por problemi më i madh është nëse ja heqin mandatin këtij të Kuçovës.
Do bëhen zgjedhje e do fitoj prapë.
Pastaj hajde duro këtë Lul Bashën.
Lini një Përgjigje