Muli në kerkim të një përshëndetje në Kuvendin e dhjetorit nga jashtë

11 Nëntor 2023, 18:27Antena TEMA

Tani që u shpall Kuvendi i PD në dhjetor, ku do votëbesohet Doktori, Muli ka probleme serioze me përshëndetjet nga jashtë shtetit.

Në Kuvendin e kaluar Tritani u mundua shumë derisa bindi stafin e Melonit t’i dërgonte një telegram përshëndetje Kuvendit.

Tani sherri me Melonin për shkak të paktit me Ramën e ka acaruar punën.

-Si t’ia bëjmë, i tha Lelos? Jemi shumë keq në këtë pikë.

-S’kemi asnjë shans nga Italia, tha Lelo.

Madje mund të bëjnë ndonjë deklaratë kundër fare.

E vetmja shpresë është t’i themi Lubës, t’u thotë këtyre komunistëve italianë që ka Kuvend një kundërshtar i Melonit dhe të na çojnë përshëndetje ata.

-Po mos na mërziten demokratët, tha Muli.

-Demokratet mërziten vetën po u mërzit Doktori, tha Lelo.

Nëse Doktori e quan përshëndetjen një arritje të madhe për ne dhe humbje për Edi Ramën, ata e besojnë.

-Po shumë mire, tha Muli, atëherë fol me Lubën të na sigurojë një nga e majta italiane.

Të flasim dhe me këtë Genc Burimin mos na gjen ndonjë nga këta komunistët francezë.

Boll i kemi dy po i gjetëm.

-Herën e kaluar vetëm një kishim.

-Mund të bëjë dhe një deklaratë Nad Ndoka në emër të demokristianëve italianë.

Sa ta kuptojnë ata që ka përshëndetur Nardi në emër të tyre mbaroi Kuvendi.

Lini një Përgjigje