Sipas traditës së re të krijuar nga Doktri, kur kryetari i partisë humbet zgjedhjet locale, duhet të votëbesohet në Kuvendin e Partisë Demokratike.
Muli vendosi ta mbajnë Kuvendin më 2 dhjetor.
-Kam llogaritur që Doktori ka të drejtë dy herë të mos paraqitet në SPAK, i tha Muli, Lelos.
Hera e dytë i bie më 20 nëntor. Hera e tretë i bie më 4 dhjetor.
Kështu mbarojmë dhe Kuvendin, e votbesojmë dhe pastaj po të duan le ta prekin.
-Shumë mirë të ka shkuar mendja, i tha Lelo.
Po si argument kryesor për humbjen në zgjedhje çfarë do kemi?
-Fakti që ne fituam vetëm 5 bashki është një arsye e fortë për të besuar se Edi Rama i ka vjedh zgjedhjet.
Ne vërtet mund të humbitnim dhe të dilnim me diferencë të vogël, por 55 me 6 është shumë.
Kjo tregon që Edi Rama na ka vjedhur.
Sa më e thellë humbja, aq më e madhe vjedhja, ka thënë Doktori.
-Të drejtë ke, tha Lelo.
-Argumenti tjetër është burgosja politike.
Fakti që Doktori po udhëheq opozitën, po detyron qeverinë ta arrestojë atë.
I ka burgos dhëndrin, do t’i burgosë djalin, do të burgosë dhe vet atë.
Do ta lërë atë shtëpi në duar të grave. Ta bëjë si qeveria Rama.
-Ke të drejtë, tha Lelo, dhe kjo është arsye e fortë.
-Arsye tjetër është Lul Basha, tha Muli.
Derisa ai renegati mban vulën dhe logon e PD, Doktori duhet në krye për të bërë diferencën.
Në fund të fundit e ka për detyrë ta luftojë vet të keqen që i bëri PD.
-Ke të drejtë, tha Lelo. Besoj Doktori fiton me 99 për qind.
-Do ta pyesim një herë sa e do përqindjen, tha Muli.
Nuk duhet të nxitohemi ta bëjmë me kokën tonë. Duhet dhe mendimi i tij.
Lini një Përgjigje