Vendimi i KQZ për bashkiakun e Kuçovës e lehtësoi mjaft Mulin.
Po e priste me gjak të ngrirë.
Madje kishte bërë sherr dhe me Lefterin pse e kishte denoncuar.
-Na shpëtoi ky vendimi, i tha Lelos.
-E vërtetë, tha Lelo.
Mendo ta kishin hequr e të bënim prapë zgjedhje në Kuçovë.
Të dilnin trefish me keq.
-Ajo është e keqja më e vogël, tha Muli.
Do na tallte dhe Lul Basha, se këtë radhë kishte vendosur të hynte në zgjedhje.
Po e keqja më e madhe ishte se po të dënonin këtë, më kapte dhe mua ligji.
-Po ty pse, i tha Lelo?
-Po dhe unë nuk e kam deklaruar në formularë që më kanë kap në Prizren më 1991 dhe më kanë mbajt 1 muaj në zyrat e UDB.
Më kanë ekstraduar në Shqipëri pastaj dhe më kanë dorëzuar tek Polica e Kukësit.
Po të hiqnin këtë, më ikte dhe mua mandati.
-Paskemi shpëtuar nga dy të këqija, tha Lelo.
E para, që do na tallte Lul Basha për rezultatin dhe e dyta, që do na mungonte truri i revolucionit në Parlament.
Ky Lefteri qenka vërtet idiot që na ka rrezikuar kaq shumë.
-Lëre se më iku truri, tha Muli.
Dhe nuk i thosha dot as atij burrit që kjo është skandal.
E para, nuk i thosha dot që ne e humbasim prapë Kuçovën.
E dyta pastaj, më vinte zor t’i kujtoja që kam qenë në zyrat e UDB dhe ata më thanë ktheu në Tiranë e hyr në PD.
Se ke idenë ça sikleti është.
-Ke të drejtë, tha Lelo.
Nuk më kishte shkuar mendja sa e rrezikshme paska qenë.
Bravo Celibashi. Ka vepruar si profesionist.
Lini një Përgjigje