Muli kërkon të ndalojë udhëtimet e deputetëve drejt SHBA 

17 Nëntor 2023, 20:14Antena TEMA

Lajmi se disa deputetë të opozitës do udhëtojnë drejt SHBA secili për hesap të vet e ka mërzitur shumë Mulin. 
Thirri Lelon për të kuptuar se çfarë ishte ky lajm. 
-Si të ta them i tha Lelo, është një farë Internacionale e së djathtës që mblidhet në SHBA. Fatmiri i ka miq ata. Doktori nuk ka pas shku kurrë tek kjo organizatë, por ky Fatmiri i njeh. Dhe u ka marrë ca ftesa atyre dhe ua ka ndarë vetëm atyre që kanë viza. 
-Kjo është shumë e poshtër tha Muli. Kjo është karshillëk për ne që nuk kemi viza. 
-E di tha Lelo, por s'kemi çfarë bëjmë. E di që Doktori është nxehur shumë por duhet të përmbajë veten dhe të bëjë sikur i ka nxitur të shkojnë vetë. 
-Po nga grupi i Doktorit nuk ka asnjë. 
-Kemi Çenon aty në SHBA, dhe ata të Vatrës. Mund të dërgojmë ndonjë nga ata. Kurse Luli do shkojë vetë. E bën kastile për t'i treguar Doktorit që shkon në SHBA dhe nuk e arrestojnë. 
-Kjo është skandal tha Muli. Duhet të hapim fjalë se fesat janë sajuar për të maskuar marrjen në pyetje të Lulit në SHBA. 
-Dakord tha Lelo e bëjmë, por puna është që gjithë të tjerët janë qoka të Fatmirit, dhe ai duhet të konsultohej me Doktorin. 
-Ai do të shpëtoj bythën e vet tha Muli. Puna është si të mos dëshpërohen demokratët. Se dhe kjo na duhej tani në kulmin e revolucionit. Duket sikur po na shuan revolucionin SHBA në fakt po na e shuan Mediu. 
-S'di ç'të them tha Lelo. Mirë është të bëjmë si të gëzuar se po bëm si të mërzitur është më keq akoma. Hapim fjalë që përfaqësuesit tanë i kemi qytetarë amerikanë që do na përfaqësojnë aty me dinjitet dhe do flasin në emër të Doktorit. 
 
 

Lini një Përgjigje