Pas ftesës për të marrë pjesë në dasmën luksoze të djalit të Jozefinës, Muli u ndje shumë i respektuar që merrte pjesë për herë të parë në një dasmë luksoze në “Villa Miani”. Vila ishte në qendër të Romës, nga ku dukej edhe katedralja e Vatikanit.
Surpriza e parë ishte që Jozi kishte ftuar vetëm atë dhe Argitën nga hierarkia e PD. Domethënë, i bie që ajo njeh trashëgiminë e Argitës në parti për numrin 1 dhe të timen si nr. 2.
Surpriza e dytë për Mulin ishte që dasma bëhej në Itali për të theksuar lidhjet e vjetra mes Italisë dhe familjes së zonjës Topalli. Kjo do të thotë që lidhjet e reja mes Italisë dhe Tritanit që gënjejnë Doktorin janë kot.
Surpriza e tretë ishte se Muli e kishte për herë të parë të merrte pjesë në një dasmë pa orkestër dhe pa tupanë.
I kënaqur nga ftesa, zuri vendin e vet në tavolinë dhe po ndiqte dasmën.
Kur hyri brenda, u porosit të mos bëheshin foto, sepse dasma ishte private.
Pastaj pa në krah një gazetare nga këto që bëjnë lajme për vajzat kur zënë të dashur.
– Po ti këtu? – i tha. – Si je futur? Se ndalohet rreptësisht të bëhen foto.
– Jo, ne jemi të ftuar kastile nga nusja – tha ajo.
Nga krahu tjetër pa një regjisor të TV Klanit, nga këta që bëjnë kronika lajmesh kur ndahen vajzat nga të dashurit.
– Po ti? – i tha. – Si je futur këtu? Se më thanë që ndalohen filmimet.
– Jo o, – tha ai, – ndalohen për ju që t’i kemi ne ekskluzive.
– Ah, dakord, – tha Muli.
Pastaj pa zonjën Karo që po fotografohej në hollin e vilës duke ndërruar fustanet.
– Po dhe ti do t’i postosh? – i tha.
– Patjetër – tha zonja Karo.
– Po do t’i prishësh punë se ajo ka thënë që është dasmë private dhe nuk do të dalin këto gjërat luksoze, se jemi në opozitë dhe të varfër.
– E kështu tha dhe Zeni kur bëmë dasmën luksoze në veri të Italisë. Me Zenin mos i ndani fotot, pastaj Amrisa i ndau vetë e para. S’kam pse dështoj këtë radhë – tha.
– Dakord, – tha Muli, – por të kemi zëdhënëse të partisë për t’u treguar popullit që qeveria jeton në luks dhe ne në varfëri dhe jo e kundërta.
– Është strategji e gabuar – i tha zonja Karo. – Vetëm kur të na shikojnë sa mirë jetojmë do plasin nga inati dhe do na japin votën. Ndryshe nuk të respektojnë.
Fshati digjet Jozi krihet.
Sigurisht që zhelja ka ftuar dy kokat pa tru të PD Saliun dhe flamurin, ndërsa :Sala ka dërguar të bijen në këmbë të tij.