Intervista e sotme e Noizzit, se ishte gati të pranonte të bëhej ministër kulture nëse ia propozonin, e hutoi fare Mulin.
•“Kjo është një strategji për të na kapur në befasi,” i tha Lelos. “Duan të shpërndajnë lajme këtë javë me qëllim që të shuajnë përgatitjet tona për revolucion në shtator.”
•“Mund ta ketë thënë dhe Noizzi me kokën e vet,” tha Lelo. “Sidoqoftë e fort është.”
•“Jo, është e poshtër,” tha Muli. “Sepse kështu e zgjerojnë rrethin e pretenduesve për ministër dhe tani mund të ketë rreth 1 mijë veta që ndihen të gatshëm për ministër Kulture. Ata deri në fund të javës tjetër aty e kanë mendjen, tek Rama. Kush e di sa ka nga këta këngëtarët tanë.”
•“Mendoj se është një strategji edhe për të krijuar pasiguri tek ministrat e tjerë,” tha Lelo. “Duke shpallur Noizin kandidat për kulturë meqë është këngëtari më popullor, mund të shpallë ndonjë milioner kandidat për ministër Financash se është më i pasuri, ose ndonjë njeri me disa diploma ministër Arsimi, e kështu me radhë.”
•“Vetëm Ulsiu e ka të sigurt,” tha Muli. “Se me këtë kriter i bie të vërë ministër ndonjë që është përballur shumë herë me drejtësinë. Kjo nuk ndodh, kështu që ngelet Ulsiu.”
•“Jo, edhe ai nuk e ka të sigurt,” tha Lelo. “Mund të marrë ndonjë prokuror të SPAK-ut dhe e bën ministër, dhe i thotë Ulsiut: ‘S’kemi nevojë për ndërmjetës.’”
•“Ke të drejtë,” tha Muli. “Tani u hap keq loja.”
Gjithçka mundet te ndodhe.