Pas talljes që i ndodhi përsëri Doktorit me fotografinë e Ben Ahmetaj dhjetë vjet më parë, Muli u mërzit shumë.
-Duhet të marrim masa se po na kthehet në problem kjo tallja me Doktorin, tha Muli.
Ai është burrë në moshë, nuk mund të tallen njerëzit me të.
-E ka atë problem, tha Lelo.
Është i papërmbajtur po dëgjoi gjëra të pabesueshme për kundërshtarët.
I zgjohet adrenalinë e paparë. Nuk e kontrolln dot veten.
-Duhet të shpikim një gjë ta frenojmë, tha Muli.
Po na kthehet në problem.
Demokratët nuk janë të mërzitur se gënjen, por pse tallen me të.
Nuk e durojnë dot këtë.
-E kuptoj, tha Lelo.
I kam thënë mi kalo mua njëherë informacionet, pastaj postoji. Por nuk duron dot.
Duhet të bëjmë dhe ne luftë speciale kundër Ramës, t’i dërgojmë dhe atij informacione të rreme që të barazohen.
-Po çfarë mund t’i dërgojmë Ramës?
-Po ja përshembull hapim fjalë që Doktori ka qenë në Hamburg në Gjermani jo për analiza mjekësore, por për të marrë Zeni pjesën nga bizneset e lojërave të fatit që ka me ish- ortakun e tij në Tiranë nga koha që ishte në pushtet.
Dhe ka marrë Doktorin me vete se ata donin t’ia bënin hasha borxhin.
Meqë ai ortaku i Zenit u arrestua në Spanjë për drogë, vizita e Doktorit ishte një lloj rehabilitimi për të.
E bëjmë këtë dhe ja çojmë Ramës. Rama me siguri do ta postojë.
-Jo mo burrë, ku e poston Rama këtë. Rama pyet kush është ky tipi, si nuk e njoh unë, dhe ja merr dhe këtë Doktorit. E lë pa gjë.
-Po mire, sajojmë diçka tjetër, sikur Doktori ka shkuar të gjejë banesë për Jamarbërin nëse e arrestojnë dhe e ka blerë në emër të mbesës.
-Aq miq sa ka Rama në qeverinë gjermane, e gjen për 5 minuta këtë. Nuk e ha.
-Po çfarë t’i shpikim që ta hajë, tha Lelo?
-Shpik ndonjë gjë për Ben Ahmetaj. Të nxjerrim një lajm sikur Doktori ka shkuar në Hamburg të takohet me Ben Ahmetaj në një aeroport.
Vetëm kështu mund të xhindoset dhe ta botojë.
-Eh, kjo është e mire, tha Lelo, por puna është që mund të thotë Doktori duhet ta takoj vërtet, e ku t’ia gjejmë.
Rubtike me te bukur se kjo, nuk ka.