Muli nxjerr qarkore për vigjilencë ndaj pastrueseve 

8 Janar 2023, 20:37Antena TEMA

 Pas zbulimit të fundit se si një pastruese ka vjedhur disa vila në Tiranë ku jetojnë njerëz të pasur në pushtet, Muli thirri Lelon për të marrë masa që ky fenomen të mos përsëritet brenda opozitës. 
-Kjo që ka ndodhur me këtë pastruesen duhet të na bëjë të reflektojmë, tha Muli. Sidomos të vëmë nën kontroll pastruesen e Doktorit, Shkëlzenit dhe Argitës. 
-Besoj ata i kanë njerëz të sigurt tha Lelo. 
-Jo dhe aq tha Muli. Se ja, ai që goditi Doktorin, ishte nipi i pastrueses së Doktorit dhe tha që e godita se Zeni është sjellë keq me djalin e pastrueses, pasi desh e ka vrarë në Gërdec. 
-Ah, kjo më doli nga mendja, tha Lelo. 
-Ndaj duhen marrë masa tha Muli. E para duhet verifikuar nëse janë njerëz të PD apo PS. Pastaj duhen mbajtur nën mbikëqyrje. Ky rasti i pastrueses Doktorit nuk është hetuar akoma. Ajo praktikisht desh e na vodhi pasurinë më të çmuar Doktorin. Ca vlere kanë lekët sikur ti kishte ndodhur gjë Doktorit. 
-Ke të drejt tha Lelo. Në këtë aspekt duhen marrë masat. Po kjo është detyra jote. Detyra ime është si ta bëjmë popullore këtë vjedhjen e pastrueses. Pra që ne si opozitë, të jemi me pastruesen jo me viktimën. 
-Për këtë dakord tha Muli, por duhet të bëjmë kujdes. Se do dalë Edi Rama e do thotë: Ah, ju nuk qenkeni kundër hajdutëve në përgjithësi. Doni të jeni vetë hajdutë. 
-Po e kuptoj tha Lelo. Ndaj duhet të gjejmë një fabulë. Të themi për shembull kjo nuk ishte pastruese, ishte përmbaruese. 
-Duhet kujdes tha Muli. Se dhe mua më vodhën vilën në Lalëz e nuk tregoja dot. Mirë që e mori përsipër një shoku im edhe pse u gjetën hajdutët, na erdhi zor me i marr lekët. E kam provuar vetë këtë hall mbi kurriz. Erdhi policia, tha gjetëm hajdutët që thonë kanë vjedhur tek shtëpia jote e unë i thosha nuk janë as lekët e mija, as shtëpia ime. Ka hall e hall. 
-E di tha Lelo. Por më mirë të hapim fjalë që pastruesja është pjesë e strategjisë Foltores. Do tu vjedhin gjithë pushtetarëve shtëpitë. Vetëm kështu mund të kemi sukses dhe mund të nxisim një valë popullore vjedhjesh. Se siç ka thënë populli “plumbi me plumb del”.  Dhe këta vetëm me vjedhje munden. 
 
 

Lini një Përgjigje