Sot kemi vendosur t’u kërkojmë lexuesve tanë ndjesë për personazhin tonë kryesor, Mulin. Edhe pse ju jeni mësuar ta njihni vetëm anën e mirë dhe naive të tij si njeri i sinqertë por budalla, dje për një moment ai na iku nga duart dhe u shfaq si personazh agresiv, madje edhe duke sulmuar qytetarët. Njërin prej tyre e përndoqi disa metra dhe e qëlloi edhe pas koke.
Kjo na ka irrituar shumë ndjekës të gazetës, të cilët sot kanë protestuar se ne i kemi mashtruar me një personazh që vërtet është budalla, por është paqësor.
Ndaj duam të sqarohemi dhe të kërkojmë ndjesë.
E vërteta është se Muli dje ka dalë jo vetëm nga Antena, por edhe nga vetja. Ai nuk e ka bërë kurrë këtë gjë që bëri dje. As kur ka qenë në momente të vështira. Por kohët e fundit po përjeton disa histori “Hot..” dhe është bërë agresiv, pasi i është kthyer mosha e adoleshencës, kur dëshiron të bëjë si i fortë para femrave që të bjerë në sy.
Mendojmë se ai u bë agresiv kur mendoi që ai djali do ishte pjesë e narkotrafikut, siç i quan Doktori. Dhe ka të drejtë në një farë mënyre. Derisa Doktori thotë që gjithë Shqipëria është me PD, vetëm narkotrafikantët nuk janë me të, dhe derisa ai tipi u duk qartë që nuk ishte me PD, atëherë është e qartë që ai ka qenë narkotrafikant.
Kjo e acaroi shumë dhe nuk e përmbajti dot veten, sidomos kur mendon që këta të qeverisë i thonë narkotrafikant njerëzve të Mulit që kanë vëllain ose burrin trafikant, kurse këta janë vetë.
Ndaj ky ishte moment sinqeriteti dhe besimi të tepruar tek ato që ka dëgjuar nga Doktori.
Tani ai qytetari e ka hedhur në gjyq dhe Muli do ballafaqohet me të, por ne shpresojmë se gjithçka do shkojë mirë dhe Muli do qetësohet duke i kërkuar falje. Nuk ka gjë me narkotrafikantët në tërësi, as kur janë femra, as meshkuj. I vetmi moment që bëhet nervoz është kur merr vesh që ka narkotrafikantë që nuk janë me PD. Aty e humb ai.
Lini një Përgjigje