Nga Artan Fuga
A do të bëhet Kuvendi i Shqipërisë si “merkatua” e futbollit?
Mua nuk më duket aspak e drejtë, madje shumë shqetësuese, ajo që informohem në media mbi çfarë ka në mend të bëjë partia demokratike me deputetët e vet.
Nëse informacionet janë të sakta gjithmonë! Nëse jo kërkoj ndjesë!
E kam fjalën për atë që deputetë të partisë demokratike t’u kalojnë partive të tjera në koalicion me të në mënyrë që t’i ndihmojë ato për të formuar grupe deputetësh në Kuvend.
Në këtë mënyrë u rrit peshën politike, u zmadhon kohën e ligjërimit, u jep edhe financa më shumë etj.
Nuk më duket fare e drejtë, nuk dua ta them atë që mendoj, por më duket skandaloze, dhe nga ato gabime që pastaj i harrojnë dhe pyesin: Ua e ka fajin populli!
1. Sepse një deputet që zgjidhet ai ka një kredo politike, pra supozohet se është demokrat. Kur e fusin në grupe të tjera parlamentare që u takojnë partive të tjera, ai pranon të ndryshojë zyrtarisht kredo politike, bëhet ku e di unë, agrar, republikan, arvanitas, minoritar, a ku e di unë tjetër. Kjo e bën që publikisht ai ose ajo të shpallet si një politikan që për qëllime pragmatike të ndryshojë këmishë sa herë të dojë! Pse të mos bëhet nesër edhe socialist?
2. Është një lojë me elektoratin demokrat, i cili i voton deputetët për demokratë, kur fap në një mëngjes shtatori ata gdhihen të veshur me ngjyra të tjera politike. Ore do mësohet opozita të dëgjojë elektoratin e vet, apo nuk e çan kryet për të mbasi merr votat?
3. Jep një pamje të gënjeshtërt të spektrit politik shqiptar duke treguar artificialisht që disa parti politike që nuk kanë aq vota sa për të formuar një grup parlamentar, e formojnë me “lojtarë” të huazuar nga partia demokratike. Në këtë mënyrë është pikërisht partia demokratike, nëse e bën, që ndikon për të krijuar një imazh iluzor për demokracinë parlamentare, pra i shërben një propagande sikur kemi një Kuvend me disa zëra politikë.
4. Duke çuar deputetë të saj te grupet e tjera politike, partia demokratike në një farë mënyre kontrollon këto parti të opozitës, sepse sigurisht po t’i tërheqë deputetët e saj më pas, ose të kërcënojë me tërheqje, grupet e partive të tjera e ndjejnë te buxhetet etj.
5. Po të ndodhi kjo, që nuk do ta dëshiroja, do të kishim edhe një rast korrupsioni financiar i bërë me mekanizma politike, sepse nga buxheti do të harxhoheshin lekë artificialisht duke ua dhënë partive politike që normalisht nuk duhet të kenë grupe parlamentare.
Unë uroj që partia demokratike të mos bjerë në këtë tundim që e shndërron Kuvendin në merkato huazimesh apo “shitjesh” lojtarësh si merkatua e futbollit. Po e bëri, “i lumtë”, por të mos habitet pastaj duke rrotulluar sytë në tavan e thënë : uaaaaa si na ndodh kështu!
Po kjo gjë për lekë bëhet o profe.... . Këta që ngrejnë zërin për shpërdorimin dhe grabitjen e pareve të popullit, nuk e lënë atë rast që ju jepet për të vjedhur sa më shumë....... . Sepse kryetari e nënkryetari i grupit parlamentar, paguhet më shumë. Po hyjnë në komisione ku paguhen përsëri në mënyrë fiktive më shumë..... . Pa do të marin pjesë në delegacione për jashtë shtetit ku fitojnë dieta e ku di unë. E sa e sa përfitime të tjera....... . Pra një mut janë të tërë. Dhe pyesin , përse nuk na voton populli? Po se populli vëzhgon dhe të vë notën. Dhe më pas nuk të jep votën..... . Sepse ti si opozitë, çfarë nuk shpik për të fituar ca lekë më shumë nga xhepat e votuesve.
hy
hy
Po profesor,ajo qe thoni ju eshte e vertete dhe e drejte.Keta demokrate qe ulerasin gjithe diten kunder korrupsionit,me veprimet e tyre duan te xhvasin nga buxheti para te pamerituara.Po krijon nje grup parlamentar te partise se Metes,qe votat i ka marre me PD ne lista te mbyllura.Po ashtu Mediu me PDIU dhe me grekët mund te krijojne grup parlamentar.Perse duhen lejuar kur te gjithe jane deputete qe kane fituar me siglën PD.Po sikur edhe PS ti mbushet mendja te beje grupe se ka 83 deputete.Keta duan te vjedhin shtetin pa filluar dhe medemek quhen baballarët e kombit
Kur nje votues shet voten denohet Kur komisioneri tjeterson voten denohet Kur nje parti shet deputetin shperblehet dhe nga paret e taksapagueseve. Kur deputeti tjeterson voten shperblehet Populli voton,deputetet gjejne rruge te hane me shume
Per te shkuar te komisionet qe do japi partija dhjere pd,aleateve te saj me te dhjere dhe pa antare qe i ka ngel vetem emri,ne te gjithe e dime se si u zgjodhen keta dhjeputet... A i jepte njeri vota fatmir kriminel gerdecit,po tedi bibilushit,apo gazpedos,apo mulit e vokshit.... Qe ketu fillon pazari i matrapazeve sali ilir e gjithe ata kryetar pa antar,duhen pyetur sa kane dhene keta mutrat e kombit qe edhe ato qe ka mare amerikani qe i dha kapelen hunderrit sali,i kane paguar hidrauliket e elektricistet trapajane... Keta plehra qe pergjerohen per popullin nuk po ngopen me gjakun e tij
do behet super Merkata bordello me shitje blerje zagaresh
Une mendoj qe mazhoranca nuk duhet te miratoje nje gje te tille dhe ceshtjen duhet t`ia percjelle gjykates kushtetuese per te bere interpretimin dhe marre nje vendim kushtetues . Kjo eshte nje zgjidhje ligjore per t`i prere rrugen abuzimeve te vampirit te Vicidolit , por edhe per t`i dale perpara zerave konfuze europiane , qe mund te ngrene stuhi artificiale .