Nga Veton Surroi
Nuk jam i sigurt se a e kuptoj saktësisht domethënien e fjalës “kinezëri” që përdoret në Shqipëri. Herë më duket sikur fjala ka rrjedhë prej kontakteve të para të qytetarëve të Shqipërisë me kinezët, në kohën e dashurisë politike Enver-Mao, që kur dëgjuan gjuhën e tyre “kinezëria” u shndërrua sinonim i të moskuptuarit. “Kinezëria” kështu do të kishte përdorimin e njëjtë në shqipe çfarë ekziston në anglishte me “it’s all Greek to me” apo në gjermanishte “Das kommt mir Spanisch vor”, pra t’i flasësh kinezisht një shqiptari është si t’i flasësh greqisht një amerikani apo spanjisht një gjermani- një e folur e pakuptuar a e pakuptueshme.
Pastaj po ashtu më duket se përdoret për të përshkruar fenomenin e prodhimeve të lira dhe jo shumë cilësore kineze, mbase edhe për kopje të produkteve të dizajnuara perëndimore. “Kinezëri” atëbotë do të ishte sinonim për diçka të pavlerë apo me vlerë të dyshimtë.
Isha duke menduar për këtë term gjatë dy ditëve të kaluara kur shikoja se si në dy anët e botës u mbajtën dy mbledhje të titulluara a përshkruara si strategjike. Në njërën, në panelin hapës të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni u diskutua për zgjerimin e BE-së me kandidatët e rinj nga Ballkani Perëndimor. Në tjetrën, Organizatën për Bashkëpunim të Shanghait u diskutua për zgjerimin e një rendi të ri botëror i cili do të anashkalojë SHBA-në e mbase edhe atë që quhet Perëndim kolektiv.
Dhe, jam krejtësisht i sigurt se fjala “kinezëri”, për aq sa mund ta kuptoj unë nuk mund të përshkruajë tubimin e mbajtur në Kinë, në Tienjin.
Në të njëjtën ditë kur në Bled në të njëzetin vit me radhë u diskutua për nevojën që BE-ja të zgjerohet me anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor, në Tienjin u diskutua për nevojën e zgjerimit të një sistemi të ri të kreditimit të zhvillimit me bankën e SCO (Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait) për të cilën Kina ka vënë në dispozicion menjëherë më shumë se një miliard dollarë.
Në të njëjtën ditë kur në Bled kandidatët për anëtarësim betohen se duan anëtarësim apo argëtojnë publikun për të treguar se duke qenë anëtarë do ta bëjnë BE-në më argëtuese e liderët e shteteve anëtare tregojnë sinqerisht se nuk ka ndonjë entuziazëm për anëtarë të rinj, në Tienjin çështja e anëtarësisë as që vihet në rend dite - le të vijë kush të dojë, dera është e hapur.
Në të njëjtën ditë kryeministri kroat prish atmosferën e barcoletave duke thënë :”ju e keni Maqedoninë e Veriut të bllokuar, keni Serbinë nën më shumë se dy vjet të trazirave dhe demonstratave më të mëdha, më të forta dhe më serioze të brendshme, në prag të luftës qytetare. Bosnjë-Hercegovina me Dodikun duke e zgjatur prej vitesh nëse do të ndahet apo jo, me shpresë se largohet. Kjo është ajo ku jemi sot me Banjskën, e cila u la pa një vërejtje serioze apo artikulim në vitin 2023 nga askush në Bashkimin Evropian, ne u shtirëm sikur nuk ndodhi. Këto janë realitetet e asaj ku jemi".
Në po atë ditë në Tienjin arriti kryeministri indian Modi e shtrëngoi duart me nikoqirin Xi Ji Ping ndonëse të dy vendet kishin këmbyer sulme ushtarake në kufirin e tyre të kontestuar dhe India e Pakistani kishin këmbyer zjarr artilerik sivjet e Pakistani kishte bombarduar Indinë me avionë të blerë nga Kina. Në po atë ditë ishin edhe liderët e Tajlandës e Kamboxhës, vendeve që para disa javësh kishin pasur këmbimin e radhës të zjarrit në vijën e tyre kufitare.
Në të njëjtën ditë kur në Bled diskutohej për të njëzetin vit me radhë se si Bashkimi Evropian duhet të ketë rol gjeopolitik, madje kjo diskutohej në një panel për Ballkanin Perëndimor ku politika e BE-së mund të tregojë se ka shënuar sukses vetëm nëse përdor lirshëm kreativitetin letrar të realizmit magjik, në Tienjin ishin të pranishëm liderët e dhjetë vendeve themeluese, të dy vendeve vëzhguese dhe 13 vendeve partnere - të vendeve që përfaqësojnë mbi gjysmën e popullatës së botës.
Dhe, në të njëjtën ditë kur në Bled flitej se si lufta në Ukrainë ka shkaktuar që BE-ja të merret më seriozisht me integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor (së bashku me Ukrainën e Moldavinë) në BE, në Tienjin merreshin vendime si pasojë e një rendi të ri botëror që po lind me luftën në Ukrainë. Për një lider esëll në Bled pyetja e arsyeshme logjike është se si mund të integrohen Ukraina dhe Moldavia në BE duke qenë vatër e aktivitetit ushtarak të Rusisë? Për liderët esëll në Tienjin shtrëngimi i duarve mes Xi Jin Ping, Putinit dhe Modrit ishte shenjë se lufta në Ukrainë nuk do të ndalet me iniciativën e presidentit Trump, se sanksionet e SHBA-së kundër Indisë nuk do ta largojnë nga Rusia e Kina (pra BRICS) dhe se këto janë realitete të reja.
Përgjatë njëzet vjetëve të Forumit Strategjik të Bledit dhe të debatit se si BE-ja duhet të ketë rol gjeopolitik Kina ka investuar në fusha strategjike që e bëjnë fuqi globale. Kina sot ndërton gjysmën e anijeve komerciale në botë, prodhon 80 për qind të paneleve solare në botë, 60 për qind të veturave elektrike dhe kështu me radhë...
Në Bled u paralajmërua se në Forumin e ardhshëm mbase dy vende gazmore të Ballkanit Perëndimor do të jenë më afër BE-së. Në Tienjin u mbajt i fshehur paralajmërimi për hapin e radhës: futjen e monedhës kineze, qoftë asaj konvencionale apo elektronike në një sistem pagesash brenda SCO apo BRICS që do të ishte konkurrencë për dollarin amerikan. Ky do të ishte hapi i logjikshëm i radhës i zhbërjes së sistemit të deritanishëm ndërkombëtar i ndërtuar me iniciativë të SHBA-së prej vitit 1945 e deri më sot. Ky veprim është më frikësues për SHBA-në - e cila ka bazuar rolin prej superfuqie edhe duke u mbështetur mbi dollarin si monedhë globale këmbimi -sesa cilado prej luftërave konvencionale që mund të zhvillohen.
Në dy tubime, brenda një dite, termin “kinezëri” mund ta adoptojnë evropianët për vete./koha.net
Veton udbashi qe helmoi LVV.
Fishta i madh, ka thënë “ Moj evropë, moj kurvë e motit, që i re mohit, besës dhe zotit”. Të tjerat, janë kolloqifte me rigon, apo ndryshe, llogje kavaje.
Nje Veton Koqe Kandari. Bën ca shkrime palikari.
100% dakord me kete shkrim qe ve ne dukje kercenimet teatrale dhe realitetin e BE-se ne politiken e jashme te saj. Po nuk ndryshoi BE qe te arrije te kete nje politike te jashme te perbashket, te kete nje sistem mbrojtes te perbashket, te kete nje sistem politik funksional nga ai i sotmi, te kete nje regjim fiskan komunitar te njejte per te gjithe antaret, kohe me te veshtira kane per te ardhur. Nuk mundet qe nje entitet si BE ,me nje prodhim te brendeshem aq te madh (te dyte ne bote pas SHBA-ve , te bllokohet ne vendimet e saj nga Urbani e Ficua i radhes, duke e rendur ne nje potence ekonomike po, por qe nuk ka ze ne kapitujt me te rendesishem boteror, praktisht se llogarit askush sepse keshtu si eshte, nuk ja ka friken askush!!
Analize teper inteligjente, e mbeshtetur ne dije dhe force arsyetuese!
Po,po Bashkimi Europian ka bere gjithe ate sukses,beri tapen shishes plastike qe kur te hapet mos te shkeputet nga shishja,eee uuuu Evropi.
teknoloxhia...hahaha në tik tok
"KINEZERI" - ka lindur ne vitet kur shqiperia filloi te zbatoje modele kineze ne pothuaj te gjitha fushat ekonomi, politike e mbrojtje. Vecanarisht kjo kishte te bente me zhdukjen e dallimeve pothuaj ne c do gje. Vecanarisht e dukshme u be ne ushtri. U hoqen gradat, u hoqen te gjitha shenjat dalluese te cilat perdoreshin ne uniforme, nuk dallohej me ushtari nga komandanti , te gjithe njesoj . Heroi i kohes ishte LEJ FENI. Njezit te gjithe mbanin ne dore si kinezet nga nje bllok te kuq. keto shfaqje populli i etiketoj si KINEZERI
Gabon. E ka perdorur Enver.Hoxha pasi u prish me kinezet, duke peshtyre ate qe kishte lepire,dhe e ka krijuar mbi bazen e fjales perkatese ne frengjishte.Ideja eshte per gjera te sterhollura,te komplikuara,shpesh pa qene nevoja,ose te.cuditshme. Pastaj,sidomos me ardhjen.e ardhjen e dhjerokracise,u perdor per ato gjera qe thua ti.
Pikërisht Artan! Ky është kuptimi dhe me të vërtetë e kemi dëgjuar për herë të parë nga Enver Hoxha në takimin me zgjedhësit në Tiranë
Në Shqipëri nuk mbanin nga një bllok të kuq o “student”. Kinezët po, e mbanin. Viheshin në rrjesht dhe lexonin citatet e Maos. Këtë periudhë e ka jetuar brezi i tretë që jeton sot, por ti “student” duhet t’a kesh me të dëgjuar. Fjala kinezëri u krijua në atë kohë për faktin që kinezët bënin disa veprime që nuk kuptoheshin nga ne. Natyrisht, ishin kultura të ndryshme. Sa për heqjen e gradave, arsyeja ishte se gjeneralët e mbanin veten të plotfuqishëm. Kujtoj kur vinte në repart Petrit Dume dhe se si fshiheshin oficerët e gradave më të ulëta dhe kjo nuk ka lidhje me kinezët.
E drejtë, "kinezëri" ka disa shtresa kuptimi, 1. analogji me "mizëri" , turma që ecin të bindura pas liderit, që gati e shenjtërojnë. Pastaj përdoret 2. për të shënuar hilet, lojëra fjalësh, me simbole dhe alegori "tradicionale", sidomos në fazën e fundit të "miqësisë", për të fshehur vonesat, dredhitë, mungesat... Natyrisht "kinezëri" quhej 3. një punë (makineri, teknologji) e bërë në mënyrë ose me qëllim të dytë të pakuptueshëm. Më shumë përdorej për konceptet apo synimet e paqarta në politikë, në diplomaci e në propagandë.
Super shkrim!! Bravo.
Kinezeri eshte perdorur si e pakuptimte e çuditesheme, permbledhje négative
Termi "kinezërira" është përdorur për herë të parë nga Enver Hoxha në ditarët e tij "Shënime për Kinën", për të ironizuar qëndrimet dhe veprimet e udhëheqësve kinezë, të cilat sipas tij, nuk kishin lidhje me maksizëm-lenizimin, për mënyrën si i justifikonin ata vendimet dhe veprimet e tyre, e sidomos pas vizitës të presidentit amerikan Nikson) (Enveri kërkonte që udheheqja kineze të dëgjonte këshillat e tij idiote) Shumica e popullit as e kishte idenë për çfarë e kishte fjalën Enveri, përkundrazi kishim respekt për sjelljen e tyre dhe ndihmën e madhe që merrnim nga Kina. Prishja e marrëdhënieve me Kinën e boshatisi tregun nga mallrat industriale dhe futi ekonominë tonë në krizë. Pas pak vitesh, kjo krizë u reflektua në tregun ushqimor, ndaj filloi racionimi i ushqimeve me tollona. Termi kinezërira nuk është përdorur nga populli ndonëse nuk i pëlqente gjimnastika e mëngjesit, veshja e thjeshtë e tyre si dhe qethja e flokëve për meshkuj që quhej kare (me theks tek germa e) Pas viteve '90 ky term është përdorur gabimisht, për të karakterizuar mendime ose veprime të pa arsyeshme duke u nisur nga kuptimi që i dha këtij termi Enveri, ndërkohë që veprimet e Kinës në atë kohë ishin ato që e shndërruan Kinën sot në një superfuqi.
Te lumte or zoteri/zonje. Shpiegimi me i sakte dhe real i termit "kinezeri" dhe origjines se tij. Keto perrallat qe kane shkruar komentatoret me siper, o i kane me te degjuar, o jane nga ata qe nuk marin vesh nga lidhet gomari dhe ia fusin kot sa per t'i dhene ajer gojes.
Termin kineze ri e ka perdorur populli para Enverit.Enveri e perdori kur u prish me t'a.Une jam 77 vjeç dhe i mbaj mend mire,kur isha student,kinezet ngriheshin qe ne pese per te lexuar citatet e Maos,filluan te futen ne jeten tone me pahir,zakone dhe rregulla kineze, perveç fiskulturës ne mengjez ,arti,kultura sidomos baleti,romane revolucionare,deri ne nga,filloi te transformohej,dhe perfundove me nje hej,kineze.Por shkrimi i Vetonit,e ka qelliimin,tek nje moment shume delikat per boten.Kina komuniste po grumbullon afer vehtes shtetet me te fuqishme,por edhe kush te doje per t'iu kunderballancuar pretendimit,pra kapitalizmit,nderkohe qe Europa vetem premton dhe te jep nje dore kashte
O Noc, te fala Rrokut. Ti je 77 vjeç dhe memoria jote eshte pak e kondicionuar nga shume faktore. Ajo qe mban mend ti eshte se "populli" filloi ta perdore termin "kinezeri" mbasi ia tregoi udhe'j'eqesi i lavdishem qe ne fillim na beri vellezer me kinezet, pastaj kur ia dhjene kinezet, i shau, ashtu sic ka bere e bente gjithmone me te ashtuquajtur "miq". Pra, qe ta dish mire ti o Noc, e shpiku Enveri, pastaj "populli" nuk la rast pa e perdorur.
Ky që e ka bërë këtë shkrim është një çilimi që shkruan gjëratë cilave nuk ua di kuotimin e vértetë. Kjo sepse siç thashë éshtë ćilimi. " kinezërira" u pérdor në kohën kur i prishën mardhëniet me Kinën dhe kunezët në atë kihë gënjenin apo mashtronin me budallallëk pér shkaqet e prishjes të mardhënieve me Shqipërisë dhe kinës. Pra " kinezërira" baras me gënjeshtra mashtrime, sajess, që fukshëm duket që nuk janë të vërteta.