Po ra Sorosi, a hiqet 'non grata' e Berishës?

2 Shtator 2025, 10:06Blog Nga Indrit Vokshi

Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19 maj 2021 por 19 maji është vetëm dita e publikimit. Kuptohet qartë se nongrata nuk u vendos as nga Blinken as nga Biden dhe as në 19 maj 2021; nongrata kishte qenë aty. Biden e Blinken u futën në Shtëpinë e Bardhë në janar 2021, vetëm 4 muaj para se nongrata të publikohej. E nongrata nuk përgatitet për 4 muaj, ai është proces më i gjatë. Pra vendimi ka qenë aty, Antoni Blinken veç e ka publikuar.

Në 31 janar 2019, Edi Rama në parlament pyeti Sali Berishën "A e kalon dot Oqeanin"? Nga e dinte Edi Rama ndalimin e vizës amerikane qysh në vitin 2019, a ia kishte thënë Sorosi? Jo, thjesht në vitin 2019 Ambasada Amerikane kishte refuzuar tiu jepte vizë njerëzve me lidhje familjare me Sali Berishën dhe ai fakt ka qenë i ditur jo vetëm nga Rama që ka informacion si kryeministër por edhe nga punonjës të ambasadës të cilët e kanë rrëfyer në rrethe të ngushta.

Vetëm 20 ditë pas deklaratës së Edi Ramës që dmth vetëm pak javë pas refuzimit të vizës amerikane, opozita djeg mandatet (20 shkurt 2019). I djeg mandatet dhe shpall protestat kombëtare si mekanizëm kërcënimi se refuzimi dhe nxjerrja nga loja e interesave të Sali Berishës është e papranueshme dhe për këto interesa e gjithë opozita është e gatshme të protestojë, madje të shkojë edhe më larg; të rebelohet e të krijojë rrëmuja.

Me 28 qershor 2019 (4 muaj pas shpalljes së skenarit të rebelimit opozitar), zv/ndihmës Sekretari i Shteti për Europën, Matthew Palmer deklaroi se nëse opozita organizon dhunë, Amerika do ta shpallë organizatë të dhunshme. Vini re, është viti 2019, president i ShBA është Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit është Mike Pompeo. Nuk janë as Biden, as Blinken, as Soros dhe, edhe pa qenë këta në pushtet në ShBA, refuzohen viza dhe kërcënohet opozita me shpalljen organizatë e dhunshme. Administrata Trump I ka dënuar qëllimet PD.

Ditën kur Lulzim Basha guxoi të deklaronte se Partia Demokratike nuk do të përdorej më si strehë dhe si infrastrukturë e Sali Berishës për të luftuar nongratan, rebelimi iku prej bulevardit dhe shkoi në oborrin e PD. Sali Berisha akuzoi PD-në zyrtare si të lidhur me Soros, si të nënshtruar tek Blinken dhe e shitur tek Edi Rama. U thirrën militantët për ta përmbysur "elitën tradhëtare" dhe për ta çliruar opozitën nga kthetrat e Sorosit i cili kishte bërë "opozitën" nongrata dhe nuk e lejonte t'i fitonte zgjedhjet. Nongratan e përgatiti administrata Trump I por e vërteta nuk pati asnjë rëndësi.

 

Me 8 nëntor 2024, vetë Sali Berisha e pranon se dosja nongrata u përgatit nga administrata republikane e Donald Trump dhe Mike Pompeo por akuzoi Matthew Palmer sikur ai e përgatiti dosjen vetë në kokën e vet, kjo për shkak se gruaja e tij ishte me origjinë serbe. U tha pra se shteti amerikan merr vendime për interesat e fisit të gruas se Mattheu Palmerit. Njëlloj sikur të themi sot se Shtëpia e Bardhë merr vendime për interesat e Sllovenisë sepse Melania Trump ka origjinë sllovene.

Sali Berisha vetë arrin e pranon se nuk ishin Soros dhe Blinken, pranon se nongrata u vendos nën presidencën Trump dhe nën sekretarin republikan Pompeo. Ky i fundit, Pompeo, gjatë vizitës së tij në Tiranë me 16 maj 2022 mori në mbrojtje ambasadoren Yuri Kim dhe tha se ishte krenar për punën e saj. Mirëpo asgjë nuk kishte më asnjë vlerë sepse kur Sali Berisha e pranoi se nongratan ia kishte përgatitur administrata Trump, rebelimi i militantëve demokratë kishte ndodhur, partia ishte marrë nën kontroll dhe e vërteta nuk i prishte më punë askujt.

Me fitoren e Donald Trump u rijetësua përralla se nongrata do të hiqet sepse tashmë Geroge Sorosi nuk ka më pushtet në Amerikë. George Soros u ri-shpall autor i nongratës, duke harruar deklaratën e vetë Berishës se nongrata u përgatit nga administrata Trump I. U tha pra se nongrata e vendosur në administratën Trump I, do të hiqet nga administrata Trump II. Vetëm katër ditë para zgjedhjeve u qarkullua një gënjeshtër sikur nongrata tashmë u hoq. Sot atë gënjeshtër nuk e përmend më askush.

Sali Berisha ka lidhur kontratë lobimi në vlerë 6 milion euro për të "informuar" Amerikën e Trump se nongrata është vendosur nga Soros kur vetë administrata e Trump e di shumë mirë se nongrata është vendosur nga Trump I. E gjithë partia sot është formatuar, orientuar, pozicionuar, vetëm në funksion të nongratas.

Partia VMRO në Maqedoni nuk mbeti peng i Gruevskit, ndërroi lidershipin dhe sot është parti në pushtet. Edhe partia Bashkimi Demokratik në Kroaci nuk mbeti peng i Sanaderit, ndërroi lidershipin dhe sot është në pushtet. Ndërsa Partia Demokratike në Shqipëri prej vitit 2018 e deri sot, jeton dhe vepron mbi një refuzim të vizës që Amerika i ka bërë ish kryetarit dhe tani kryetarit të saj.

Ato 6 milion eurot që Sali Berisha ka paguar në Amerikë ndoshta munden të japin ndonjë efekt, kuidihet. Mirëpo u bë kohë e gjatë që partia më e madhe opozitare i ka humbur reflekset politike, ka humbur lidhjen me realitetin shqiptar, ka prerë me gërshërë fijet me rregullat klasike të politikës elektorale duke u formatuar e gjitha dhe thellësisht në shërbim të një personi, kryetarit të saj. Nuk ka gjetur fuqi ta kalojë testin dhe të vendosë vazhdimsinë e partisë, mbi fatin e ish liderit, siç vepruan fjalavjen VMRO dhe Bashkimi Demokrat i Kroacisë. Duke mos pasur kapacitete për ta kaluar ketë test, PD është delegjitimuar shumë keq para shqiptarëve.

Me deklaratën publike që Donald Trump lëshoi kundër Sorosit duke e akuzuar si financues të trazirave në ShBA, në Shqipëri ka ardhur material i ri për tiu hedhur ushqim militantëve, po paraqitet sikur Trump nuk e akuzoi Sorosin për trazira në ShBA por sikur e akuzoi për veprimtarinë e tij në Shqipëri e specifikisht kundër Sali Berishës.

Nëse nongrata është vepër e Soros, heqja e saj do të ishte gjëja më e lehtë në botë. Sekretari Marco Rubio sapo të zgjohej në mëngjes e të mbërrinte në zyrë mund të postonte një status në X (ish Twitter) dhe të lajmëronte se nongrata tashmë është e pavlefshme pasi ajo ka qenë vepër e Geroge Soros. Mirëpo Rubio deri tani ka të njejtin mendim me Antoni Blinken. A do të ndryshojë mendim Rubio? A ka nevojë Rubio ta informojnë nga Shqipëria sepse fatkeqësisht mund të mos ketë akses në informacion?

9 Komente

  1. L
    Like pordha

    Nongrada e Salmutit hiqet vetem kur te ngordhi vete Salmuti e shumica e Shqiptarve ti dhiten mbi varr dhe mbasi te kete ikur nga kjo jete edhe berishisti i fundut .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali komunistit vrastar as vdekja nuk ja heq nongr

      O Indrit, nongraten Saliut ja beri gati administrata e Trump, sepse Soros eTrump jane miq te vjeter. Shahet Soros sot sepse ashtu e don puna per trullanat e MAGA. Para se te largohet Trump nga pushteti do ti jep Sorosit medaljen me te larte qe ekziston ne Usa.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Sa budallenj paska pd - ja , shikoni endera me syte hapur . Po kush do ta rezoj Sorosin irruajne trapin .ju pd ngopeni me genjeshtrat e kriminelit sali .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Me nje fjale Saliu me terroristet qe mban rreth vetes, jane te tredhur jo nga koqet, por nga mente e kokes

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nuk eshte Rama sexe shpalli por DASH

            Edi Rama eshte kryeminister dhe ka informatione.......makinen e ambasadores amerikane nuk e qelloi me kallashnikov Rama por Berrisha alias Bufi kenetes ....qe Bufi kenetes ka tentuar ta vrasi Ramen kjo tashme dihet dhe Rama ka te drejten e zotit ta groposi kete kriminel komunist por forcae e Rames eshte e limituar dhe nuk e ka pasur mundesin per ta nxjere non ngrata por nese ka kontribuar ka bere shume mire dhe duhet te jeté krenar ta thoje hapur , ke dashur te me vrasesh fati me shpetoje , sa te jeme gjalle do te gropos.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bucei kenetes dhe bufonet e PD

              Sorosi eshte gjysma e Amerikes , Trapit per dy vite iken si behet halli kur te fitoje nje demokrat, e kthejme prape gjuhen themi Sorosi eshte i mire .....kjo eshte politike femijesh sa qesharake dhe e rreziksheme, budallenjte e Bufit te kenetes duhet te ndaloje me keto debilizma.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqipja

                Nje plak shpellare hajdut gjakatar qe vodhi dhe vrau shqipetare nder dekada mbare Bisturia e Sllobos fatkeqesi shqipetare duhet te ishte izoluar ne halete e Hages qe me 1997.Mos burgosja ne kohe nga plepat scipetare e beri me te rrezikshem lugatin plak antishqiptare. Zoti e denofte ne 100 breza...

                Përgjigjjuni
                1. z
                  z

                  Artikull sa per te marre sufllaqen e radhes. Te gjuash mbi Sali Berishen nuk eshte nje profesion i ri, me kete pune kane mbajtur familjet me dhjetera e qindra gazetare, opinioniste e politikane prej 35 vitesh , disa nga te cilet edhe kane nderruar jete duke share sali berishen deri ne grahmat e fundit si i ndjeri A.S apo A.D. Eshte nje profesion i mire, qe te jep buke pa lodhje, pa kokecarje, pa patur nevoje per arsim e kualifikim te vecante, mfafton te shkruash kunder Berishes dhe jeten e ke te siguruar. Dhe nuk jane vetem parate qe perfitohen, shpesh kjo ka qene begraundi per tu bere depudet, minister, apo ambasador.Jane plakur artikullshkruesit e sharesit e Berishes, disa kane nderruar jete, jane futur ne "luftim" forca te reja si puna e ketij artikullshkruesit por Berisha eshte aty si nje shkemb qe e rreh era e furtuana,qe as qe e din se vegjetojne keto specie parazitare por edhe nese i vjen ndonje sinjal as qe denjon tua hedhe syte apo vemendjen.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    Zzzzz Zeni, thirri mendjes! Po qe se ke durim qëmëto se çfarë është shkruar për përbindëshin e Viçidolit, gjatë 33 vjetëve, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët që e kanë cilësuar deri dhe "gangster" siç bëri një gazetë prestigjioze britanike në vitin 1996 pas masakrës zgjedhore të majit të atij viti, etj, etj. dhe do bindesh vetë se i ndjeri Andrea Stefani, do të të duket lule. Berisha jo vetëm që nuk është "shkëmb" që nuk e shkul era, por e sotmja flet se ai është një coftinë, që mbahet ende për ca qorra e trupeshq si puna jote, por dhe me ndihmën e PS (Ramës), e cila e përdor si dordolec për të trembur ata që i friksohen rikthimit të monstrës dhe për rrjedhojë shton votat për vete. Por Sa-lehu ka dhe një aset tjetër, pasurinë miliardëshe që nuk e kursen për të mbrojtur veten dhe klyshët e tij. Ndaj mos u nxito të fajësosh Indrit Vokshin, shkruesin e artikullit, sepse ai nuk ka bërë gjë veçse ka risjellë për ata që e kanë memorien e shkurtër, edhe një herë të vërtetën e "non gratës" dhe përrallën sorrosiane lidhur me të. E fundit, mos harro se si Vokshi ka shumë nga rradhët e PD që mendojnë si ai. Berishën edhe ca kohë do ta mbrojë "mulinëria" dhe hordhia që ai përfaqëson, por nuk do ta pengojnë dot fundin e pashmangshëm të atyre vetë, berishizmit dhe padyshim autorit të gjithë atyre bëmave, të cilat pavarësisht se çdo bëjë drejtësia me to, ndëshkimin e ka marrë nga urrejtja e shumicës së shqiptarëve në rradhë të parë, por dhe nga injorimi ndërkombëtar. Fundi i tij do jetë koshi i plehrave të historisë dhe këtë pavarësisht se qorra si ju ende nuk e shihni apo ndjeni, e sheh dhe e ndjen vetë mëkatari. Ndaj ky është dhe do të jetë ndëshkimi më i madh i merituar për të, i cilësuar "fatkeqësi kombëtare".

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje