Dashi dhe Doktori

3 Shtator 2025, 14:49Blog TEMA
Dashi dhe Doktori

Nga Toni Drishti

Doktori, me të gjitha daljet e tij heroike donkishoteske në konferenca shtypi, ka rrëshqitur në një lloj ëndërre, një lloj kllapie, një lloj deliri. Ka nisur të ngatërrojë dashin e larjes me dashin e tundjes. Njëra punë, e para, kërkon detergjent e furçë, tjetra, e dyta, thjesht e bën kokën gunga kur përplas brirët.

Por Doktori, i përhumbur mes qindra e mijëra denoncimeve, shifrave, çmimeve dhe armiqve imagjinarë, e ka kthyer politikën në lavanderi, ku lahen hesapet dhe ku rrobat i dalin, çuditërisht, më të pista dhe më të fëlliqta se ç’ishin më parë.

Sot, me seriozitetin e tij epik edhe kur është gati të vjedhë me kuç e me maç gjysmën e Shqipërisë dhe kusur mos t’i lërë, të rrëmbejë prona, gjire detesh dhe toka, ai u përpoq të bindte shqiptarët se nuk ka problem paga minimale, mjafton të mos ketë rroga të larta për zyrtarët e shtetit.

Pra, sipas Doktorit të dy deshëve, më mirë gjithë populli të vdesë me rrogë të vogël, sesa të pranojë që ndokush tjetër të marrë një pagë dinjitoze.

Dashi i larjes i kujton Doktorit SHQUP-in e dikurshëm, me të gjithë rraqet e braktisura në oborrin e PD-së së sotme.

Dashi i tundjes i kujton realitetin: sa herë përplaset, aq më qartë zbulohet halli i tij pas betejave boshe me mullinjtë e erës.

Dhe mes këtyre dy deshëve si mes Shibës dhe Karibës, Doktori habitet, hutohet, turbullohet, s'bën asnjë dallim mes brirëve, përplasjeve, larjeve, kafshimit pa u lodhur të atyre të dyjave që lëkunden por nuk bien, dhe fundoset pafund në ëndërrimet e veta për t’u bërë për të tretën a të katërtën herë nuse me tela me gjëmba.

Ku do përfundojë vallë odisea donkishoteske e Doktorit me deshë dhe ëndrra?

Në kazanet e lavanderisë politike, apo i përplasur në tokë nga Dashi i drejtësisë, të cilit ato të dyja vazhdojnë t'i lëkunden por ende nuk po i bien?

6 Komente

  1. M
    Munika

    Sharlatan te tille shpellar do ngelen ekzemplar te rralle ne politiken shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. F
      FATMIRI

      SALI KARAXHIÇI NGELI DUKE NGREN MUT TER DITEN SI QEN RRUGE

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te lindur per skllever

        Ka nje paradoks ne kete "Sherrin " tone , ne kete Sherrin me njeri-tjetrin prej 35 vitesh . Te gjithe ju qe , Jo me shume rezistence , e mbrojtet figuren e diktatorit , sot ju jeni te neveritur me retoriken e enveristit S. Berisha , I cili , here -here I kalon ne egersire dhe marrezi , Jo vetem Enverin , Po te gjithe byrone e Enverit . Ndersa nje pjese e atyre qe u treguan shume aktiv ne ate permbysje duke bertitur ne kupe te qiellit : " Liri , demokraci ! " , sot yerhiqen zvarre ne marrezine e skllavit pas nje kufome qe kuterbon anti liri , anti demokraci ... Kesaj kush I jep pergjigje ?!

        Përgjigjjuni
        1. F
          FG

          E ke gabim or gazetar. Saliu nuk ka ngaterruar aspak dashin, por ti e keqinterpreton. Saliu vet ka qene dashi i kopese se bagetive ne Vicidol dhe vazhdon te shikoje endra me dash sidomos kur i shikon bagetite nga mbrapa.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Muzaka i Ri

            Doktori është ne rregull, po nuk fitoj ne 2029 ,do fitojë ne 2034 . Keta si Ballinjte,Bardhenjte Bozzddoot ,dhe Balliçte si do bëjnë se po plaken. Ose të bëhet sekretar i Pilinçit pasi të ulet ne hurin e kryeministrit.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shum mire jua ben

              O ju qifsha rracen. Po flet doktori per RROGETARET E SHTETIT e jo per deshet e miletit o pisa. Ti paguash 15 here me lart se punetorin e thjeshte me rroge minimale ne nje vend te varfer nuk eshte normale o halldupe. Dhe ta beje kte Partia SOCIALISTE ??!! Ju dhjefsha mu ne socializem o karabushe. Po partite socialiste kane qene parti te punetoreve dhe shtrsave ne nevoje por ju ka ardh gjatoshi e jua ka perdhunuar partine e socialiste e punetore e pensioniste e fukarej e me gjith çkeni.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje